Kush s‘festoi dje?

Opinione

Kush s‘festoi dje?

Nga: Jakup Gerguri Më: 13 qershor 2019 Në ora: 22:21
Jakup Gerguri

Dita e çlirimit u festua nga pushtetarët me një grup njerzish,me një protokoll që lë shumë për të dëshiruar për qytetarin e Kosovës. Fillimi i pothuajse të gjitha defilimeve me vonesë, hapësirë shumë e ngushtë për mediat e Kosoves, kushte shumë të pavolitshme për ecjen për musafirë nëpër sheshet e Prishtinës, hapsirë shumë e ngushtë për qytetarët,etj, etj.

Është për tu çuditur se si Dita e Çlirimit festohet vetëm nga pushtetarët, ndërsa qytetarët kanë ditë normale të punës. Edhe pse ata që festuan ishin pushtetarët dhe të kënaqurit me pushtetarët, prapë se prapë atmosfera ishte tejet e zymtë dhe ajo pasqyroi drejtë gjendjen faktike të popullit të Kosoves.

Edhe pse u munduan t‘ia bëjnë qejfin vetes, edhe të pranishmit, edhe musafirët e lexuan dhe e gjykuan situatën (pjesërisht) aty për aty. U fishkëllua kryetari gjatë fjalimit të tij dhe u injoruan figurat politike madje edhe nga presidenti Clinton.

Nga pushtatarët tanë u injoruan kësaj here edhe Presidenti Rugova, edhe heroi Adem Jashari, u injoruan Zahiri edhe Salihu, u injoruan edhe heronjtë edhe deshmorët, u injorua edhe gjithë mërgata që veç kur iu duhet e përmendin.

Çka është edhe më e paparanueshme u injoruar edhe gjithë opozita që e përbënë shumicën parlamentare në Kosovë.

U injorua gjithë shtresa Akademike e Kosovës ,e cila do duhej të ishte karshi burrshtetasve më eminent botërorë dhe ata do dinin më së miri të reflektonin për shpirtin shqiptar se si di të mirëpres e të jetë falënderues për punën e tyre që bënë për popullin tonë në kohërat më kritike.

Është pikëpyetje pas rastit para shumëditësh ne burgun e Dubravës (frustrim i një të mbijetuarit) dhe rasti i djeshëm te varrezat e dëshmorëve në Prizren, (frustrimi i një prindi të një viktime), rasti tjetër në të ardhmen mund të eskalojë ngase i vjen fundi durimit të këtij populli me këtë pushtet të papërgjegjshëm.

Kam përshtypjen se populli dje, po ta kishte mundësinë do kërkonte nga Presidenti Clinton edhe për ndihmë çlirimi nga pushtetarët tanë.

Shpresoj se në të ardhmen do të festoi edhe populli,e jo një grusht njerëzish me pushtetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat