Mesazhi i fuqishëm nga Bill Clinton për Kosovën

Opinione

Mesazhi i fuqishëm nga Bill Clinton për Kosovën

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:22
Ragip Guraziu

Në kuadër të “Ecjes për Liri” për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish presidenti Bill Clinton ka vizituar Bulevardin “Bill Clinton” ku është dhe shtatorja e tij.Me këtë rast në shenjë mirënjohje për të është përuruar dhe një pllakë afër shtatores së tij.Ish presidenti Clinton tha se kjo pllakë është një dhuratë shumë çmueshme dhe tha se nuk duhet të krijohet asnjë ndasi mes njerëzve.

Ky është mesazhi i fuqishëm nga Bill Clinton për Kosovën

“Faleminderit për këtë pllakë sepse unë dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës se kjo do të thotë shumë për mua. Jo vetëm për atë çka kam bërë për fëmijët e tyre, për veten por për atë që ka ndodhur në tërë Evropën”, tha ai.

.“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu sepse unë dëshirojë që çdo qytetarë i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për vetëm, por për atë që kamë bërë për të gjithë Evropën”, është shprehur ish-presidenti i Amerikës.

“Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, ka deklaruar tutje Clinton

Opozita në aut....

Thaçi nuk e ftoi Isa Mustafën dhe Albin Kurtin në ceremoninë e Çlirimit

Në LDK thonë se Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka ftuar kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën në ceremoninë e çlirimit, ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark. Aty nuk është parë as Albin Kurti dhe zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes.

Në ceremonitë e organizuara sot për nder të 20-vjetorit të çlirimit dhe 20-vjetorit të hyrjes së forcave tokësore të NATO’së në Kosovë, nuk u pa askush nga zyrtarët e lartë të partive kryesore opozitare.

Dymbëdhjetë qershori në Prishtinë është shënuar me ceremoni të shumta për nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilët kanë qëndruar në Kosovë.

Megjithatë në organizimet për Ditën e Çlirimit nuk ka qenë kreu i LDK’së, Isa Mustafa e as kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, apo dikush nga partia e tij, kështu u tha.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se kreu i kësaj partie nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme. Ai thotë se kjo nuk është përmendur pasi sot ka pasur shumë ndërkombëtarë. 

“Na s’kemi marrë ftesë për ceremoninë e sotme. Z. Mustafa nuk është ftuar as si kryetar e as si ish-kryeministër. S’kemi dashur ta bëjmë temë për shkak se kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Por, ftesë s’kemi pasur”, ka thënë Mustafa për media.

Derisa rrugët e kryeqytetit ishin bllokuar, e në sheshet kryesore po shëtiteshin Clinton e Albrgiht, Kurti po mbante konferencë për media për 14-vjetorin e themelimit të VV’së.

Nga kjo parti kanë thënë se dy deputetë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e Çlirimit.

Valon Ramadani dhe Ali Lajçi janë dy përfaqësuesit e VV’së që morën pjesë.

Prezent ka qenë kryetari i PSD’së, njëherit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe madje edhe është përmendur nga Thaci në fillim të fjalimit të tij.I ka dalë ngjyra kësaj loje politikeBota Sot

Nuk pati kush t'i thotë Klintonit se ; Republika e Kosovës është atdheu ynë, jo vetëm i pushtetarëve

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?!  Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj.... Falë Amerikës dhe aleatëve të saj.

Por ku jemi sot?!

Historinë nuk po mundemi të shkrujmë vetë,edhe pse u fitua lufta,tani dikush tjetër do e shkruaj historinë tonë,por pak më ndryshe dhe mos të na jetë hatri askujtë këtu në Kosovë ?!

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjkëteve  politike pozitë e opozitë e zbehen dhe po e zbehin, e trkurrën dhe po e t'kurrin me të opostofuarit më lartë,Presidentin,Hashim Thaçin, Kryeministrin,Ramush Haradinaj,Kryeparlamentarin,Kadri Veselin,dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim,që me mish e shpirtë u munduan dhe po mundohen që Kosovë ta lënë si ''peshku pa ujë''?!

 Dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.....

Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

A është shpresa e vetme e qytetarëve kosovarë që 2019-ta të fillojë të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë.

Në rast se nuk e ndërrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju  jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iu kërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 20 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Pak e hiq gjasa që të ketë zgjedhje në mes të vitit 2019, pasi që Hashim Thaçi ta perfundojë misionin e tij për t`i dhënë Serbisë gati 1/3 e territorit te Kosovës në pranverën e 2019-ës, po ashtu nuk janë të gatshme partitë politike që të shkojnë në zgjedhje.

Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëlllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se  po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo edhe qendror dhe asgjë tjetër.

Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk di se sa do të dalin në votime, pasi rresht për këto vite qytetarët kanë qenë të zhgënjyer dhe po mbesin të zhgënjyer edhe tani, kur kemi parasysh se ka humbur shpresat e tyre gjeneratat e reja ndaj shtetit të tyre dhe po e marrin botën në sy edhe pse shumica me diploma, mastera e doktoratura, por ç'po ju hynë në  punë në shtetin e tyre kur po mbesin rrugëve, e shumica po ia mësynë perendimit për të bijetuar.

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?! Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Opozita ka vetëm fjalë, se po ta kishte seriozisht do të organizonte protesta kundër presidentit të rrezikshëm që po rrezikon edhe kufijtë e shtetit….

Duke bërë pazare për interesa personale, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t'u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Analistët thonë se Hashim Thaçi po e shfrytëzon Luginën e Preshevës si kartë, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve KosovësSerbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova as nuk ka ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe në këtë formë Hashim Thaçi vetëm po i mbron interesat e Beogradit në Kosovë për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, si dhe për të faktorizuar veten mediatikisht.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

 Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ndryshimi i kufijve, kapitulli i fundit i vdekjes politike të Thaçit

Presidentit Hashim Thaçi tanimë është një tjetër pengesë në këtë proces, derisa e kemi këtë president me këtë ego dhe këtë politikë, edhe partitë politike do të jenë të përçara dhe jo të bashkuara. Nuk duhet të lejohet nxitimi për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nga ana e Hashim Thaçit, sepse kjo është vetëm për interesat e tij personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me interesin e shtetit.

E gjithë veprimtaria e Hashim Thaçit, që nga shpallja e pavarësisë, po del se paska qenë vetëm një 'gënjeshtër', për t`ia mundësuar vetes dhe kësaj klase politike që për afro dy dekada ta udhëheqin këtë shtet, për të vjedhur dhe për të zhvatur këtë popull deri në palcë, kurse të gjitha proceset në shtetndërtim dhe zhvillim mbeten procese të dështuara që i faturohen gjithë kësaj kaste politike që ka qeverisur me vendin.

Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani, sa nuk është bërë vonë. Mirëpo, nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike.

 Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Me metodën e tij të njohur, Hashim Thaçi po krijon kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari

Të vdekur e shof Hashim Thaçin politikisht me këto veprim, por ai akoma duket i gjallë pasi që opozita e dobët po ia mundëson që të mbijetojë këto orët e fundit. Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani sa nuk është bërë vonë. Mirëpo nëse pyetemi se kush prej politikës kosovarë po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike, ndonëse ka rrezik që një sherr të madh do e pësojmë, pasi kemi duruar deri tani edhe ne vetë, ne qytetarët duke ia dhënë votën dhe duke mbajtur në pushtet këtë kastë të papërgjegjshme politike dhe atë vetë bashkë me të, Hashim Thaçin. Tani Hashim Thaçi po e shfrytëzon si kartë Luginën e Preshevës, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve Kosovës-Serbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova pasi nuk ka as ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë.

Atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe

 Tani veriu i lënë pas dore veç ka filluar të marrë formën e parë të Republikës Serbe të modelit të Bosnjës, sepse atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe, e cila i përgjigjet vetëm qeverisë në Beograd, dhe injoron tërësisht institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova me këta njerëz po shkon sigurt drejt rrugës së Bosnjës në një shtet jofunksional me të ardhmen të kërcënuar e të pasigurt Përgjegjësi e të gjitha partive politike, që ishin në pushtet që nga viti 1999 e deri më sot, që e lanë veriun e Kosovës de fakto në dorën e Serbisë dhe vetëm dhe e shfrytëzuan atë vetëm për kontrabandë, krim ekonomi. Këto parti politike që edhe tash po qeverisnin me vendin, e kanë qeverisur edhe në të kaluarën. Asnjëherë nuk u kujdesen me këmbëngulje që ta trajtojnë veriun si pjesë de fakto e de jure të Kosovës, përderisa këta krerë shteti tani po e përgatisin terrenin që t'ia japin krejtësisht ingerencat Serbisë, që përmes Asociacionit të menaxhojë veriun, me të gjitha asetet publike dhe pasurinë e Kosovës. Në ballë të këtij veprimi është vetë Hashim Thaçi, i cili bashkë me Qeverinë po punon që t'ia dorëzojë tërë veriun e Kosovës në menaxhim 'ZAJEDNICËS', që e ka përgatitur Beogradi zyrtar, me aprovimin blanko nga krerët e shtetit tonë vetëm për t'i shpëtuar pushtetarët në krye me presidentin Thaçi Gjykatës Speciale.

Zajednica' është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor. Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i mallkuar nga kjo klasë politike e inkriminuar!

Përfundimisht ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i nëmur (mallkuar) nga kjo klasë politike e inkriminuar. Është e vërtetë që Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës, sepse këta politikanë e kanë stërlodhur këtë popull e këtë vend, e gjithë kjo klasë politike dhe këta pushtetarë të inkriminuar, saqë edhe po ndërmarrin hapa të tjerë më të rrezikshëm, siç është cenimi i territorit e tërësisë territoriale, për çka edhe po del hapur presidenti Hashim Thaçi, për gjoja korrigjim të kufijve, e që në realitet është ndarje e Kosovës, dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare që ai, sipas të gjitha gjasave, duhet ta ketë nënshkruar, përderisa flet me kaq siguri për një temë të ndjeshme, që prek shumë interesa.

Mirëpo, unë dua të besoj që me kalimin e kohës jo shumë të largët, kjo shkelje kaq flagrante e Kushtetutës së shtetit tonë nuk mund të kalojë në heshtje, por duhet që secili shkelës të përballet me forcën e ligjit. E them këtë, sepse tanimë është bërë vetë kreu i Republikës kërcënues edhe për paqen dhe sigurinë, ndërsa me polemikat e tij po nxit gjithashtu tensione edhe përtej Kosovës. Për këtë lloj alarmi reagoi edhe ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, për propozimin e Serbisë përmes Hashim Thaçit, i cili po kërkon me nxitim korrigjim të kufijve për agjenda të tij personale. Është për kritikuar edhe këtë heshtje verore të opozitës parlamentare që po pushon e nuk po i ndihet fare zëri. "Me këtë rast dua të them se dhe opozita parlamentare po luan me dy karta joserioze për temën e dialogut dhe rolin kontrovers e të rrezikshëm të Hashim Thaçit, dhe nuk po alarmohet tani për t'i prishur pushimet dhe për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme që të adresojë me argumente të bollshme përgjegjësinë politike e kushtetuese të presidentit Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat