NATO t'i godasë milionerët e Kosovës që flasin mrekullira e bëjnë ligësi

Opinione

NATO t'i godasë milionerët e Kosovës që flasin mrekullira e bëjnë ligësi

Nga: Rexhep Torte Më: 14 qershor 2019 Në ora: 08:25
Rexhep Torte

Kosova do ti ruaj kufijtë e vet e do të zhvillohet ekonomikisht vetëm nëse vjen një garniturë  liderahipi e pakorruptuar. Ndryshe lidershipët e derisotën edhe mund ta sheshin Kosovën e të marrin arratinë.

Ukshin Hoti, Fehmi Agani dhe  Adem Demaçi, të cilët i kam njohur personalisht, ishin intelektualë të fuqishëm dhe atdhetarë të flaktë, por me jetë e sjellje fisnike, dhe kurrë nuk dëgjova prej tyre etje për pushtet apo  për  pasuri.

20 Vjetori i 12 qershorit 1999, i ditës së  hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që është edhe dita e lirisë së shumëpritur e Kosovës  u shënua  me shumë aktivitëtete në Kosovë.

Këtë 20 vjetor e madhëruan  me praninë e tyre Bill Clinton, ish presidenti i SHBA-ve i cili dha urdhër që më 24 mars 1999 të fillojnë bombardimet e caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, Madelaine Albrigt, ish sekretare shtetërore e SHBA-ve dhe Wesley Clark, komandant i NATO-s i cili udhëhoqi bombardimet 78 ditore të  avionëve të NATO-s kundër caqeve të Serbisë deri në kapitullimin e kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe në tërheqjen e plotë të ushtrisë serbe nga Kosova.

Këta tre mysafirë të lartë e të dashur për tërë shqiptarët  ne Kosovë dhe në tërë botën, si dhe mysafirët e tjerë nga vendet  mike,  u pritën në mënyrë të përzemërt e miqësore nga tërë populli i Kosovës dhe tërë shqptarët, qoftë në Prishtinë ku u zhvillua manifestimi kryesor, qoftë duke ndjekur me kurreshtje dhe enthuziazëm ceremoninë nëpërmjet ekraneve televizive  në Kosovë dhe dhe jashtë  Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar  u zbulua edhe busti i Madelaine Albrigt dhe  Pllaka Përkujtimore  e Bill Clintonit pranë shtatores së tij të vendosur vite më parë. Bill Clinton gjithashtu  u dekorua me dekoratën Urdhri i Lirisë.

Populli i Kosovës edhe njëherë dëshmoi falenderimin e përzemërt e të sinqertë ndaj SHBA-ve dhe miqve perëndimorë, dëshmoi zemërgjërësinë,fisnikërinë, bujarinë, mikpritjen e ngrohtë dhe vitalitetin e vet të pamposhtur.

Njollë e zezë e këtij manifestim mbetën lidershipet e derisotëm të  Kosovës, të cilët flasin mrekullira , e  bëjnë ligësi, gjë  që u dëshmua në  20 vitet e  kaluara.

Lidershpet e derisotëm në Kosovë nuk mund të flasin dhe mburren  për forcimin e shtetit të Kosovës, për reformat e kryera në prokurori e drejtësi dhe për luftimin e korrupsionit, sepse edhe vetë janë futur gjer ne fyt  në korrupsion, që dëshmohet me milionerët në radhët e lidërshipeve  të Kosovës.

Lidershipet e Kosovës nuk mund të flasin dhe mburren për zhvillimin e ekonomisë kur të rinjtë kosovarë masovikisht po e lëshojnë  Kosovën duke vajtur në shtete tjera, për të siguruar një vend pune dhe kafshatën e bukës për vete dhe prindërit te tyre.

Shkatërrimet, vrasjet, masakrat, dhunuimet, rrëmbimi i 1650 shqiptarëve ende të pagjetur  dhe eksodi  i më shumë se 1 milion shqiptarëve që i kreu  ushtria  e Serbisë e kriminelit Sllobodan Millosheviq, u ndaluan vetëm pas bombardimeve  nga ajri të caqeve serbe, gje që solli edhe lirinë e shumëpritur.

Tani  pas 20 viteve në vend që të lulëzojë Kosova dhe populli i saj, në vend që të forcohet shteti i ri i Kosovës, ne vend që të të forcohen sistemi i prokurorisë dhe i drejtësisë, në vend që të  ishin mbledhur me një përkushtim dhe angazhim të madh të dhënat komplete për krimet e Serbisë në Kosovë dhe që kriminelët e Serbisë të kishin dalë para drejtësisë dhe të ndodheshin prapa grilave, për fat të keq edhe  pas 20 viteve nga lidershipi aktual i Kosovës tani  dëgjojmë premtime boshe dhe folklor retorik,se tash e tutje do të angazhohen të fillojnë  për ta kryer atë që nuk e kanë kryer në  20 vitet e kaluara.

Çdo ditë jemi duke dëgjuar për emra të rinj të milionerëve shqiptarë të lidershipeve të derisotëm, që dëshmon se këta persona  20 vite paskan vrapuar vetëm pas posteve dhe pasurisë, duke lënë anash angazhimin për përparimin e Kosovës dhe të popullit të saj të shumëvuajtur.

Kësi lidershipesh nuk mund tia dëshirosh as edhe armikut më të urryer, e jo më Kosovës dhe popullit të saj paqedashës, të urtë e të përvuajtur.

E tërë kjo tregon  se lidershipet e derisotëm të Kosovës paskan luftuar jo për të mirën e Kosovës dhe  të popullit të saj, por vetëm për mirëqenien e vetes, familjeve dhe të farefisit të tyre.

Është e pakuptueshme dhe skandaloze si ka mundur  në Kosovë të ndodh një gjë e tillë tashmë 20 vite. Çfarë dinjiteti, karakteri, sedre  e morali paskan patur këta udhëheqës të lidershipeve të derisotëm të Kosovës.

A kanë menduar këta luftëtarë të djeshëm, se  pas  lirisë e pavarësisë  së Kosovës që u arrit me flijime e sakrifica  të mëdha, u bënë udhëheqës të qeverisë e të shtetit.

A kanë menduar ndonjëherë këta luftëtarë për shokët e shoqet e tyre të rënë në luftë, apo për viktimat e luftës, se edhe ata që ranë heroikisht në luftë, edhe ata që ishin viktima të luftës,  kanë patur dëshirë të jenë gjallë dhe ta shijojnë jetën në liri e pavarësi, por ja që u viktimizuan  për lirinë dhe  pavarësinë e Kosovës.

Çfarë morali, karakteri, sedre  dhe vityti të  dobët dëshmuan këta komandantë shqiptarë të luftës në 20 vitet e kaluara, në mesin e të cilëve është përvjedhur  edhe ndonjë që nuk ka qenë fare në luftë, por që ka zgjedhur  rolin e profiterit  të luftës.

Ushtria agresore gjenocidale e kriminele e Serbisë në vitet 1998/1999 bëri shtaërrime e krime të paimagjinueshme,  makabëre e shtazarake në Kosovë.

Lidershipet e Kosovës në vend që ti ëmbëlsojnë e shërojnë plagët që ia shkaktoi popullit agresioni gjenocidal i Serbisë, ata pa përjashtim 20 vite i shkelën objektivat e virtytet e luftës duke e grabitur popullin e përvuajtur, fizikisht, psikikisht dhe ekonomikisht.

Lidershipet e derisotën të Kosovës pa përjashtim shkelën mbi dinjitetin, nderin, sedrën, fisnikërinë dhe bujarinë shqiptare, duke e bërë Kosovën e larë me gjak, Kosovë të pashpresë për të rinjtë shqiptarë, të cilët pas lirisë e pavarësisë në vazhdimësi po  marrin rrugëën e kurbetit  për një kafshatë bukë.

Kosova ka paur dhe ka një rini të shëndoshë, kreative dhe të aftë pë punë, rini që do ta kishte dëshiruar ta ketë çdo shtet nëbo, por ja që nga papunësia kjo rini e mrekullueshme ështe e detyruar të largohet nga vendlindja.

Mendimi ynë është që NATO sërish duhet ta bombardojë nga ajri Kosovën, por tani në shënjestër të saj të jenë vetëm   lidershipet e deritashëm të Kosovës dhe milionerët e paturpshëm  të Kosovës.

Mendimi ynë është ta kemi fatin e mirë, që të gjithë udheheqësit e derisotën të Kosovës të vetëdijësohen dhe ti lirojnë vullnetarisht postet e uzurpuara në të cilat paskan ardhur vetëm për përfitime vetjake e familjare.

Mendimi ynë është që në zgjedhjet  e ardhshme populli i Kosovës tia jep votën  një garniture të re udheheqësish të pakorruptuar, e jo të bëhet sërish pre e partive të derisotme në pushtet.

Ky do të ishte shpëtim për Kosovën.

Garniturat e derisotme udhëheqëse për interesa të tyre të ngushta janë në gjendje që edhe ta shesin Kosovën e të marrin arratinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat