Rugova dhe LDK-ja nuk mund të ndahen, as atëherë, as sot, as nesër

Opinione

Rugova dhe LDK-ja nuk mund të ndahen, as atëherë, as sot, as nesër

Nga: Luan Mehmetaj Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:05
Ibrahim Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të jetë tjerër as të bëhet ndryshe apo të mendohet ndaras. LDK-ja është parti politike, demokratike, institucionale, e themeluar mbi bazën e filozofisë politike demokratike. Në këtë kuptim, LDK-ja nuk ndahet as nga Rugova, as nga bashkëkohësit e tij, as nga të sotmit, as nga të ardhshmit, sepse nuk ka logjikë tjetër për një parti politike siç është LDK-ja.

Asnjëherë Ibrahim Rugova, nuk e ndau vetën nga LDK-ja, në fakt s'kishte të drejt ta ndante. Nuk përvetsohet dhe nuk tjetërsohet, as nuk trashegohet partia politike mbi baza individuale. Partia politike ka themelues te saj, ideator, program, simpatizues, antar, përqafues, pasues etj, por kurrë nuk ka të drejtë pronsie mbi të. Këtë logjikë të pronsisë e kanë vetëm ata që e luftojnë LDK-në, sepse ata, duke qenë pronar, mendojnë se edhe LDK-ja është pronë e dikujt. 

Janë gjenerata të tëra ato që vijnë dhe shkojnë në LDK, por askush s'ka të drejtë të thyej themelin e LDK-së. Por edhe s'mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse LDK-ja nuk është monarki e trashëguar, as nuk u krijua që të shëmbet nga mbreti i saj, as nga pasuesit e saj. Kurrë në jetën e tij, kryetari i parë dhe historik i LDK-së nuk përçoj as të vetmin imazh se partia duhet thyer kur ai nuk do të jetë më, prandaj, të gjithë ata që përqafuan filozofinë dhe ideologjinë e LDK-së, nuk kanë të drejtë ta thyejnë LDK-në. Ata mund të zgjedhin dhe të zgjedhën në cilindo post hirarik të partisë me mandat të caktuar, mund të kritikojnë e sygjerojnë të mirat dhe të metat e partisë, mund të kontribojnë e lobojnë, mund të dalin nga partia e mund të mbesin aty, gjithëçka tjetër mund të bëjnë por ta thyejnë partinë s'kanë të drejtë. 
Kjo është ajo, që LDK-në e bënë vërtetë parti politike demorkatike dhe institucionale, të qëndrueshme dhe jetike për Kosovë. LDK-ja s'ka logjikë të themeltarit apo pronarit, që më shkuarjen e pronarit apo themeltarit shkon edhe partia. 

Simpatizantet, elektorati dhe përqafuesit e LDK-së, nuk duhet të bien pre, e diskurseve qëllim-këqia, të kundërshtarëve politik, që mundohen të barazojnë dhe identifikojnë vetën se kinse janë njësoj si LDK-ja. Jo, nuk janë si LDK-ja. Le ta krijoj secila parti identitetin e saj, ideologjinë e saj dhe vizionin e saj, por mos të tentoj të barazoj vetëvetën me LDK-në.

Është krejtësisht normale, që secila parti  politike në këtë vend, të identifikohet më ideologjinë e saj, por jo duke tentuar të inkorporohet në ideologjinë e dikujt tjetër. 
Partitë politike, duhet të jenë unike në themelin e saj dhe identifikuese në trupin e tyre. 

LDK-ja e ka themelin, identitetin, programin, vizionin dhe jetëgjatsinë politike prej themelimit e deri me sot, do ta ketë gjithmonë për aq kohë sa do të egzistoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat