Zgjidhja e problemeve sociale në Kosovë si nevojë imediate

Opinione

Zgjidhja e problemeve sociale në Kosovë si nevojë imediate

Nga: Shpend Salihu Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:33
Shpend Salihu

Në shtetin tonë, siç është fakt notor kemi probleme të akumuluara sociale, në sektor të ndryshëm duke përfshirë skemën e dobët penzionale, politika të dobëta shëndetësore dhe mungesë e nxjerrjes së ligjit për sigurime shëndetësore, çështja e veteranëve ende nuk është definuar, shkallë e lartë e papunësis dhe politika të dobëta të shtimit të punësimit brenda dhe jashtë vendit, arsimim jo adekuat të kuadrove, varfëri të lartë etj

Në parim duhet urgjentisht shteti të koncentrohet në këto probleme të hartojë dhe menaxhojë politika sociale, dhe të tejkalojë situatën e krizës sepse problemet e akumuluara sociale e rrisin tensionin në shtet dhe ndikojnë në çrregullimin e sigurisë nacionale në shtet, si dhe se rrymat e radikalizuara fetare mund të ndikojnë në rekrutimin e personave të ndryshëm si pasojë e gjendjes së rënduar sociale në shtet.

Prioritet i politikave sociale, duhet të jetë nxjerrja imediate e ligjit për sigurime shëndetësore i cili është më i nevojshëm sesa nivelizimi dhe rritja e pagave në sektorin publik. Me këtë ligj do definoheshin politikat shëndetësore dhe do kishim një garancë më të madhe shëndetësore për personat në nevojë, e gjithashtu do duhej të modifikohej ligji për shëndetësi, ku mjekët do kishin rritje adekuate të pagave po do u impnohej punësimi në sektor publik ose privat, si dhe do kishte kontroll të pajisjeve medicinale me qëllim që pacientët mos të kenë nevojë të shkojnë në sektor privat sepse kostoja është shumë më e lartë.

Çështja e veteranëve të luftës duhet të rregullohet të largohen nga lista veteranët e rrejshëm në mënyrë që veteranët e vërtet të kenë të ardhura më të larta.

Qendra e Punësimit duhet më tepër të bashkëpunojë me sektorin privat dhe me kompani jashtë shteti me qëllim që të u mundësohet personave inkuadrimi në marrëdhënie pune në sektor privat dhe punësimi jashtë shteti që kuadrot e reja mos të amortizohen pas përfundimit të studimeve, por të inkuadrohen në sektor privat ose të dërgohen jashtë shteti për punësim.

Skema penzionale duhet të përmirësohet përmes modifikimit të ligjit për penzione, duhet të kemi penzionin invalidor dhe shpërndarja e penzioneve të bëhet jo vetëm në baza të shkollimit por edhe të të ardhurave që kishin gjatë marrëdhënies së punës si dhe pozicionit në punë. Kjo mund të arrihet jo vetëm përmes kontributeve penzionale por edhe përmes kërkesës që do ia adresonim  Fondit Monetar Ndërkombëtar, që përmes granteve dhe subvencioneve për një periudhë 20 vjeçare të na ndihmohet,  derisa të rimëkëmbet ekonomia e Kosovës, me qëllim që penzioni të jetë më i dinjitetshëm.

Për personat me aftësi të veçanta duhet të kenë trajtim dhe rekuperim më të madh dhe programe për aftësimin e tyre më të lartë profesional si dhe aderimin e tyre nëpër shkolla profesionale.

Për personat me aftësi të kufizuara duhet të hapen qendra më të mëdha ku këta persona do merrnin strehimin dhe trajtimin e nevojshëm me qëllim që mos të paraqesin rrezikshmëri për popullatën duhet të ketë programe për hospitalizim dhe rekuperim të tyre.  

Këto dhe shumë probleme tjera sociale, duhet të kenë programe të veçanta për rregullimin e tyre sepse këto çështje janë të rregulluara mirë jo vetëm në BE por edhe në shtetet në rajon, me qëllim që mos të rriten tensionet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat