Ku mbeti përgjegjësia kryeministër?

Opinione

Ku mbeti përgjegjësia kryeministër?

Mustafë Kadriaj Nga Mustafë Kadriaj Më 15 qershor 2019 Në ora: 13:13
Ramush Haradinaj

Njerëzit e mençur në çdo veprim dhe punë i kanë rikujtua vetës se sa është e mirë për popullin dhe gjeneratat që do vijnë. Njëherit duke pasur dozë të frikës që nëse ne si gjeneratë ndihemi krenar me të kaluarën sa do ndihen krenar gjeneratat e ardhshme me ne. Politika në Kosovë sikur nuk u mjaftua duke zhvatur pasurin dhe nëpërkëmbur qytetarin ku ky i fundit duke e qen i dobët para kësaj politike ka zgjedhur rrugën e mërgimit.

Tani kjo politikë kaloi në një nivel tjetër të nënçmimit dhe nëpërkëmbjes së qytetarit që për interes politik dhe për ti zgjatur edhe një ditë mandatin jo për të qeverisur por për të zhvatur këtë popull siguron votën në kundërvlerë të vlerës kombëtare siç është Skënderbeu dhe me e rënda që në fushata dhe çdo deklarim të kryeministrit duke trumbetuar për patriotizëm.

Tani dua të ndalem këtu, kryeministër që nga dje jam to u mundu me të arsyetu për ndarjen e medaljes Gjergj Kastrioti Skënderbeu për një njeri që i gjithë opinioni e një për këngëtar të tallavasë dhe ju të dekorini me këtë medalje nuk po ma pranon kapaciteti im i varfër dhe aq më shumë hiq me larg se një ditë para të i jepni të nijetin çmim dy personaliteteve si ish-presidentit Clinton dhe ish-sekretaren Albright ju me këtë e keni nënçmuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu por edhe personalitetet në fjalë.

Krejt çka mund të arsyetoj është që ka mundur me ju mbet ndonjë kopje e dekoratës e hajt kujna me ia dhënë po ia jap Labit sepse duke njohur nivelin e tij ekzaltohet shpejt dhe duke mos e kuptuar çmimin që po i jep e pranon përndryshe një njeri me kapacitet mesatar intelektual nuk do guxonte të pranonte sepse e di vlerën kombëtaret të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kryeministër nëse ke ndëgju për lidership najherë po të kujtoj, një lider ofron personalitetin e vet në shërbim të kombit dhe qytetarëve dhe brezave që vijnë mbas për dallim tuajin që po tentoni të nënçmoni krenarinë kombëtare dhe po leni një shembull aspak të mirë për gjeneratat që vijnë.

Meqë kodi i dorëheqjes nuk ekziston duhet të bëhet një komision parlamentar apo prokuroria të vlerëson se ka nënçmuar vlerën kombëtare që të mirren masa konform ligjit sepse me këtë dua ti përkujtoj institucioneve relevante që për nënçmin e bustit të Skënderbeut nga disa persona në Kaçanik janë marr masa ligjore, pra nëse ligii vlen në të gjithë vendin dhe të gjithë jemi të barabartë para ligjit pres reagimin e prokurorisë.

Me këtë dua të theksoi që secili qytetar i Kosovës i ka në mendje së paku dhjet personalitete që e meritojnë këtë çmim para Labit kuptohet dhe nëse fillojmë me i dhënë çdo kujt këtë medalje kjo mund të jetë çdo gjë por medalje nuk do të mbetet dhe njëhrit po e kontestoni figurën unike kombëtare. Si përfundim ju bëj thirrje për revokim të vendimit nuk turpëroheni përkundrazi do të jepni shembullin më të mirë sepse njerëz jemi të gjithë gabojmë por më i miri është ai që pendohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat