Këmbanat e dështimit që po bien

Opinione

Këmbanat e dështimit që po bien

Nga: Haki Abazi Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:00
Haki Abazi

Shënimi i 20 Vjetorit të përfundimit të bombardimeve të caqeve Serbe, është Dita e Falenderimeve të Kosoves ndaj të gjithë atyre shteteve, individëve dhe me së shumti NATOs dhe shteteve anëtare. E vërteta e pamohueshme është që roli i Presidentit Klinton dhe aq më shumë i Sekretarës Ollbrajt është i pakrahasueshem me të gjithë të tjerët. Sidomos kur ne retrospektivë shihet roli i individeve franceze që kishin tradhëtuar sekretet ushtarake te NATOs apo një grupi të majte ekstreme në Itali që kërkonte ndërprejen e menjëhreshme të përgatitjes së operacioneve kundër caqeve Serbe.

Një ndër intervenimet më komplekse në historinë e NATOs u bë për shkak të popullit të Kosovës, qytetarëve, fëmijëve, nënave, grave të dhunuara. Por, kjo dhemshuri e kjo mbeshtetje njerezore kishte një mardhenje mbi të cilin Presidenti Bill Klinton dhe Sekretarja e shtetit Madeline Ollbrajt dhe shumë liderë tjerë botëror, përfshirë edhe Tony Blair e Joschka Fischer, të gjithë anëtarët e parlamentit Evropian përjetuan miqësinë e butë, afërsinë dhe prekën identitetin evropian të shqiptarëve nëpërmejt takimeve të shpeshta dhe trishtimin dritherues të fjalimit të Ibrahim Rugovës, në rastin e dekorimit me çmimin Saharov. Të gjithë ata që poashtu përjetuan qiltërsinë dhe sakrificën 28 vjeçare që Adem Demaçi si simbol i rezistencës, por, edhe artikulimit të kërkesave për liri e demokraci, e që poashtu simbolizonte intelektualët shqiptarë dhe pa dallim ata që bënë me qindra vite burg me tortura nëpër burgjet jugosllave. Dhe së fundi në fazën përfundimtare të luftës për liri e gjithë bota kishte kuptuar që shqiptarët do pranonin të vritëshin të gjithë siç ndodhi në familjën Jashari, por kompromisin me lirinë dhe shtetin nuk do të bëjnë. Shqiptarët si qytetarë e njerëzit me përgjgjegjesi e kishin kuptuar drejt, se kjo ishte koha e krijimt të shtetit. Aty kishte një pakt mes qytetarëve pa dallim dhe kushtimisht thënë elitës intelektuale që u zgjua dhe udhëhoqi procesin që solli intervenimin dhe përkrahjen për lirinë dhe shtetin. Këtu vendi për UÇK është jovetëm i merituar, por i skalitur në histori. Me një parantezë të vogël që UÇK ka qenë dhe janë vetëm ata që ishin të radhitur pas Adem Jasharit dhe aradhave që asnjëherë nuk iu shkoi të gjuajnë me plumb shqiptarin. Të gjithë ata janë UÇK dhe do të mebetën përgjithmonë. Ata që ngriten pushkën ndaj njëri tjetrit edhe nese ishin në unformën e UÇK, atë e kishin kamuflazhin për të përfituar për vetën dhe për të prandaluar me ose pavetëdije evolucionin e shtetformimit.

Sot, këta që me ose pavetëdije janë sabotues të shtetit të Kosoves dhe realzimit të së drejtës së popullit shqiptar të Kosovës për shtet, janë po të njejtit që janë në pushtet dhe kanë kapur atë për fyti. Pa dallim të gjithë kanë kaluar vijat e kuqe, kush me pak e kush më shumë, ata që kanë vrarë shqiptarë i kanë kaluar të gjitha vijat. Por në manifestimin e fundit ata treguan që nuk kanë fund. E para, kaq shumë poshtërsi kanë që nuk e kanë ftuar LDK dhe LVV në manifestime, nuk kanë përmendur Ibrahim Rugovën- Presidentin e parë të vendit dhe themeluesin e shtetit të Kosovës. Nuk kanë përmendur Adem Demaçin, simbolin e rezistencës Shqiptare, dhe diku atje ne margjinë kanë përmndur Adem Jasharin. Sikur i gjithë intervenimi të ishte bërë për Jahjagën, Thaçin, Veselin dhe Haradinajn. Sikur këta nuk kuptojnë që shteti e populli nuk janë pronë e tyre. Sikur nuk kuptojnë që nuk kanë të drejtë ta fyejnë qytetarin e vendit duke e larguar nga dita më rëndësishme e historisë, ajo e Falenderimit për Miqtë dhe e nisjes së Paqës dhe kthimit.

Kjo është këmbana, litarin e së cilës e kanë kapur një grusht njerëzish të pasedër dhe paturp, pa aspak kulturë e as edhe aftësi. Nje grusht anafabetësh, që për çdo ditë po na merr në qafë. Për LDK, LVV dhe këdo tjeter që e do këtë vend pak më shumë se xhepin e vet, kjo këmbanë do të duhej të ishte edhe thirrje për zgjim për të tjekaluar krejt çka mundet me dalë në rrugë, e për tu bërë bashkë në shpëtimin e vendit. Më nuk ka vend e hapësirë për të menduar që këtu ka të bëjë me interesin e partisë dhe një grupi të caktuar brnda saj, në kemi të bëjmë me pikën më kritike të trajektorës së historisë së shtetforimit dhe realizimt të drejtës së kombit shqiptar për shtet të Kosovës. Bashkimi sot është pergejgjësi para proceseve dhe obligimeve historike.

**

Populli Kosovës i kërkon falje presidentit Klinton, sekretares Ollbrajt, gjeneralit Clark dhe gjithe miqeve për privatizimin e ditës se lirise nga njerëzit që krejt çka dinë është të privatizojnë shtetin për vetën. Populli i Kosovës ju është mirënjohës përgjithmonë dhe mosdalja e tyre ka qenë painformim dhe ata që ju kanë parë e pritur kanë dale pse ju janë falenderues përgjithmonë dhe ju duan, nuk kane dalë për të krijuar poena politike për të vazhduar lundirmin me anijen që domosdo do të zhytet sepse ditë me të mira do të vijnë e ju nuk do të ndjeheni të turpëruar me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat