Ku mbeti përgjegjësia kryeministër?

Opinione

Ku mbeti përgjegjësia kryeministër?

Nga: Mustafë Kadriaj Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:22
Mustafë Kadriaj

Njerzit e menqur në çdo veprim dhe punë i kanë rikujtu vetës se sa është e mir për popullin dhe gjeneratat që do vijnë. Njëherit duke pasur dozë të frigës që nëse ne si gjeneratë ndihemi krenar me të kaluarën sa do ndihen krenar gjeneratat e ardheshme me ne. Politika në Kosovë sikur nuk u mjaftua duke zhvatur pasurin dhe nëpërkëmbur qytetarin ku ky i fundit duke e qen i dobët para kësaj politike ka zgjedhur rrugën e mërgimit.

Tani kjo politkë kaloi në një nivel tjetër të nënqmimit dhe nëpërkëmbjës së qytetarit që për inters politk dhe për ti zgjatur edhe një ditë mandatin jo për të qeverisur por për të zhavtur këtë popull siguron votën në kundervlerë të vlerës kombëtare siç është Skendererbeu dhe me e rënda që në fushata dhe çdo deklarim të kryeministrit duke trumbetuar për patriotizem.

Tani dua të ndalem këtu, kryeminister që nga dje jam to u mundu me të arsyetu për ndarjen e medaljes Gjergj Kastrioti Skenderbeu për një njeri që i gjith opinioni e një per këngëtar të tallavasë dhe ju të dekorini me këtë medalje nuk po ma pranon kapaciteti im i varfer dhe aq më shumë hiq me larg se një ditë para të i jepni të njetin çmim dy personaliteteve si ish-presidentit Clinton dhe ish-sekretaren Albright ju me këtë e keni nënqmuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu por edhe personalitetet në fjalë. Krejt çka mund të arsyetoj është që ka mundur me ju mbet ndonjë kopje e dekoratës e hajt kujna me ia dhënë po ia jap Labit sepse duke njohur nivelin e tij ekzaltohet shpejt dhe duke mos e kuptuar çmimin që po i jep e pranon përndyrshe një njeri me kapacitet mesatar intelektual nuk do guxonte të pranonte sepse edi vlerën kombëtaret të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryeminister nëse ke ndegju për lidership najher po të kujtoj, një lider ofron personalitetin e vet në shërbim të kombit dhe qytetarëve dhe brezave që vijn mbas për dallim tuajin që po tentoni të nënqmoni krenarinë kombëtare dhe po leni një shembull aspak të mirë për gjeneratat që vijn. Meqë kodi i dorheqjës nuk ekziston duhet të bëhet një komison parlamentar apo prokuroria të velrson se ka nënqmuar vlerën kombëtare qëtë mirren masa konform ligjit sepse me këtë dua ti perkujtoj institucioneve relevante që për nënçmin e bustit të Skënderbeut nga disa persona në Kaqanik janë marr masa ligjore, pra nëse ligii vlenë nëtë gjith vendin dhe të gjith jemi të barabart para ligjit pres reagimin e prokurorisë.

Me këtë dua të theksoi që secili qytatar i Kosovës i ka në mendje sëpaku dhjet personalitete që e meritojn këtë çmim para Labit kuptohet dhe nëse fillojm me i dhënë çdo kujt këtë medalje kjo mund të jet çdo gjë por medlaje nuk dotë mbetet dhe njëhrit po e kontestoni figurën unike kombëtare. Si përfundim ju bëj thirrje për revokim të vendimit nuk turproheni përkundrazi do të jepni shembullin më të mirë sepse njerez jemi të gjith gabojm por më i miri është ai që pendohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat