Letër e hapur për Philip Kosnett, amabador i SHBA-ve në Kosovë

Opinione

Letër e hapur për Philip Kosnett, amabador i SHBA-ve në Kosovë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 17 qershor 2019 Në ora: 10:40
Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett

Më datë 14 qershor 2019 në WEB faqen e “Bota Sot” lexova reagimin Tuaj ndaj institucioneve të Kosovës pse lejojnë që në afërsi të pronave të Manastirit të Deçanit të ndërtohet një rrugë, edhe pse sipas asaj që thoni Ju, me vendim gjykate vendi ku po ndërtohet kjo rrugë konsiderohëet pronë e Manastirit të Deçanit.

Zoti Kosnett, unë më se gjysëm shekulli jam duke punuar  si gazetar dhe gjer më sot nuk më ka mbetur asnjë tekst i shkruar i pa botuar, sepse gjithnjë jam munduar të shkruaj në mënyrë të pavarur e korrekte dhe pa asnjë ndikim nga jashtë.

Në vitin 2006 nga Istituti i Mediumeve të Maqedonisë, u shpërbleva  me vendin e tretë në Maqedoni për gazetari hulumturse, edhe pse në krahasim me  shkrimet e botuara që morrën vendin e parë e të dytë, shkrimet e mia ishin shumë më cilësorë qoftë për nga përmbjatja,qoftë për nga mesazhi që jepnin dhe  qoftë për nga kohëzgjatja e problemit që e trajtoja  7 vite radhazi dhe që ishte i lidhur me Kosovën.

Zoti Kosnett, Serbia dhe tërë lidershipi i saj në vazhdimësi po i bëjnë shantazhe të shumta  Kosovës, edhe tani kur Kosova është shtet  i pavarur e sovran. Shantazhet e Serbisë ndaj  Kosovës kanë dy pista.

Pista e parë mbështetet në pakicën serbe që jeton në Kosovë që nuk i kalon 5 përqind, e cila në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut  më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Për tu bindur më mirë  mund ta bëni një krahasim sa liri e të drejta të njeriut  gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës që jetojnë në Serbi dhe sa liri e të drejta të njeriut i  gëzon pakica serbe në Kosovë.

Pista e dytë mbështetet në kishat dhe manastiret serbe të ndërtuara në trojet shqiptare në Kosovë.

Zoti Kosnett, serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6  nga Kaukazi dhe fillimisht janë vendosur në afërsi të Beogradit të sotëm. Ky territor të cilin serbët e kanë pushtuar me luftëra të ashpra, sipas të dhënave historike qysh shekullin e IV para erës sonë ka qenë territor i mbretërisë Ilire të  udhëhequr nga mbreti  Bardhyl  (Ylli i Bardhë), mbretëri e  cila shtrihej  nga Trieshta në veriperëndim e gje të gjiri i Artës në Jug.

Sipas të gjitha  dokumenteve historike pasardhës të Ilirëve janë vetëm shqiptarët.

Patriarku Irinej në vazhdimësi deklaron se Kosova me shekuj ka qenë tokë e Serbisë, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse serbët gjithnjë  kufijtë e Serbisë i kanë zgjeruar më së shumti duke okupuar trojet  shqiptare ku bën pjesë edhe Kosova.

Kishat dhe manastiret orthodokse serbe në Kosovë janë ndërtuar pasi këto troje shqiptare i kanë okupuar serbët me luftëra të përgjakshme, dhe këto kisha e manastire janë ndërtuar me pasuritë e grabitura të shqiptarëve.

Si argument për këtë po Jua dërgoj ta shikoni edhe këtë  hartë të Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendi të kësaj harte. Kjo hartë është bërë nga rusët vëllezër të një gjaku me serbët.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse i hedh poshtë deklaratat e Patriarkut Irinej dhe deklratat e lidershipit të Serbisë se Kosova me shekuj na paska qenë e Serbisë.

Sa i takon vendimit gjyqësor në të cilin mbështeteni Ju në lidhje me ndërtimin e rrugës afër  manastirit të Deçanit, jam më se i bindur se vendimet gjyqësore për pronat e kishave dhe manastireve serbe në Kosovë, janë të manipuluara ose vendime me diktat.

Ju vetë jeni duke e shikuar se në çfarë  niveli të ulët janë prokuroria dhe gjykatat në Kosovë të kapluara nga korrupsioni.

Ju vetë jeni duke e shikuar se pas krimeve, dhunimeve dhe shkatërrimeve aqë të mëdha që i bënë në Kosovë ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë, më shumë janë duke u përndjekur dhe dënuar ushtarët e UÇK-së  që mbronin pragun e shtëpisë, se sa kriminelët serbë që i bënë tërë ato krime që vranë edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Si është e mundur që viktima të vihet në një rafsh me agresorin gjenocidal.

Shqiptarët nuk shkuan në Beograd ti vrasin serbët, por ishin serbët ata që e sulmuan dhe kryen agresionin gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Është i pamohueshëm fakti se kishat dhe manastiret serbe në Kosovë janë ndërtuar në trojet shqiptare. Këtë e dëshmojnë dhe gërmimet arkeologjike që kryhen në Kosovë, ku të gjitha reliktet e gjetura nga  këto gërmime flasin se këto troje kanë qenë ilire.

Zoti Kosnett, në vitin 1918  u  themelua  Mbretëria Serbe-Kroate e Sllovene. Në këtë kohë Serbia themeloi edhe banovinat e veta,  si Banovina e Zetës, Banovina e Moravës dhe Banovina e Vardarit me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe, me ç’rast  krime të mëdha pësuan shqiptarët që jetonin në trojet e veta  gjer përtej Nishit, por edhe ë trojet shqiptare që sot ndodhen në Malin e Zi dhe në trojet shqiptare që sot ndodhen në Maqedoni.

Se shqiptarët kanë jetuar në trojet e veta gjer përtej Nisihi edhe sot ekzistojnë tapi të arkivat e Stambollit.

Ju po e ndiqni edhe vetë se tërë lidershipi i Serbisë merret me gënjeshtra dhe padrejtësi ndaj Kosovës.

Si është e mundur  që pas tërë këtyre krimeve,vrasjeve, masakrave e shkatërrimeve, të lejohet Serbia të këkojë bisedime me Kosovën mbi bazën e arritjes së një kompromisi.

Çfarë komromisi këkon të arrijë Serbia pas të gjitha këtyre krimeve të kryera në Kosovë ku çdo pëllëmbë toke është e larë me gjak shqiptari.

Zoti Kosnett, ndërtimi i rrugëve para së gjithash paraqet mirësi dhe bekim fetar, sepse ndërtimi i rrugëve paraqet lehtësim për lëvizjen dhe qarkullimin më të lehtë të tëgjithë njerëzve.

Feja orthodikse serbe pë fat të keq ka zgjedhur rrugën e konfliktit dhe të luftënxitjes. Ajo është larguar nga funksioni i saj themelor për bëmirësi, paqe e fisnikëri shpirtërore,  dhe  është vënë krykëput në shërbim nxitjes për luftë që e ndjek politika  hegjemoniste e Serbisë

Këtë e dëshmonjnë deklaratat e njëpasnjështe të Patriarkut Irinej dhe të klerikëve tjerë orthodiksë serbë që kryekëput janë vënë në shërbim të politikës luftënxitëse të Serbisë, që përhapin doktrinën hegjemoniste se kufijtë e Serbisë do të jenë deri në vendin ku jeton edhe një serb i vetëm.

Zoti Kosnett, këtë doktrinë e ndiqte edhe krimineli serb Sllobodan Millosheviq që i shkaktoi luftërat gjenocidale në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e hercegovinë, duke kryer shumë viktima një njerëz, eksod  dhe shkatërrime maramendëse.

Nuk dëgjuam nga  Patriarku Irinej, apo nga ndonjë  klerik tjetër i fesë orthodokse serbe as edhe një fjalë kritike ndaj regjimit fashisoid të Serbisë, apo edhe një fjalë ngushëllimi për të gjitha ato viktima që i shkaktoi Serbia.

Zoti Kosnett, viheni dorën në zemër dhe mendoni, po qe se do tu kishte ndodhur Juve diçka e ngjashme në familjen Tuaj, në fisin tuaj, apo në popullin Tuaj, çfarë qëndrimi do të kishit dhe si do  ta kishit trajtuar Serbinë agresore e gjenocidale pas kryerjes së këtyre krimeve.

Zoti Kosnett, kjo është vetëm sa për Tju informuar, sepse ndjej respekt ndaj SHBA-ve dhe ndaj Juve si ambasdador i një shteti mik, ndaj të cilit kanë respekt të madh tërë shqiptarët kudo që jetojnë, në Kosovë, në Ballkan dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat