Sanxhaku në udhëkryqin politik në mes Serbisë-Kosovë dhe Bosnjës

Opinione

Sanxhaku në udhëkryqin politik në mes Serbisë-Kosovë dhe Bosnjës

Nga: Nexhmedin Saqipi Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:56
Nexhmedin Saqipi

Në një analizë politike të publicistit Naser Bakiq për “Peterpress”, ngrehet alarmi i bazuar nga burimet sekrete, na të cilat dyshohet se ekziston një marrëveshje interne në mes Dodikut dhe Uglaninit për ndërrimin e territoreve, me të cilat Sanxhaku t’i takoj Bosnjës, kurse Republika Serbe – Serbisë.

Pas reagimeve të presidentit Aleksandër Vuçiqit, lidhur me projektin ideor të Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve: “Çka kërkoni ju në Sanxhak kur keni vetëm tre komuna me shumicë boshnjake, a çfarë të bëjmë ne në Republikën serbe, kur kemi 63 komuna me shumicë serbe, ju të parët e filluat…”

Kohë më parë, Uglanini pat kërkuar status special për Sanxhakun, pastaj shëtiti nëpër Kosovë, duke deklaruar se do t’i emërtoj rrugët në gjuhën shqipe etj, duke kosovizuar Sanxhakun dhe duke boshnjakëzuar Luginën e Preshevës.

Shembull konkret kemi veprimet e deputetit boshnjak Muamer Zukorliq, i cili në Preshevë, ka hapur medrese me vulë të Sanxhakut, kurse në Luginë ka formuar meslixhet, duke u mbështetur nga Myftiu Naim Tërnava, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovë. Bile, ai, ka shkuar më larg ka kërkuar votën shqiptare në Preshevë, për të mbrojtur të drejtat shqiptare në Serbi.

“Akademiku” Zukorliq, ka kërkuar nga Parlamenti serb për të hapur një Faltore, në mënyrë që ai të lutet aty, për të mos i humbur seancat plenare, kërkesa e tij është marrë në konsideratë nga zyrtarët e Beogradit.

Ky favorizim s’është çudi që të sjell përçarje mes krerëve institucionalë të Sanxhakut, në mënyrë që të boshnjakëzohet Lugina e Preshevës dhe Dragashi i Kosovës.

Çfarë paradoksi ?!

Kosova angazhohet të kthej identitetin shqiptar në Sanxhakun e serbizuar, çka është një e drejtë historike e politike, duke harxhuar energji dhe angazhime nga zeroja, për t’i hapur shkollat shqipe, për emërtimet e rrugëve në shqip, për ta mbrojtur identitetin e shqiptarëve të asimiluar në boshnjakë, kurse më me pak vullnet angazhohet për Luginën e Preshevës, që i ka të gjitha në shqip, e po zbrazen viset etnike nga shqiptarët në mungesë prosperiteti ekonomik e politik!

Si do që të jetë Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, janë dy kafshata të mëdha, që nuk mund të përtypen lehtë nga Serbia, sikur në këto dy krahina të vepronin politikanë të sinqertë, parimor dhe pragmatik, me vizione të qarta, e jo me dy mendje për favore pushtetare, pozita, privilegje dhe interese të tjera materiale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat