Letër publike presidentit serb Aleksandar Vuçiqit

Opinione

Letër publike presidentit serb Aleksandar Vuçiqit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 17 qershor 2019 Në ora: 14:41
Aleksandar Vuçiq

Ti Vuçiq një gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, që nuk po mundesh të përbahesh,një politikë shofeniste, nuk je politikanë, derisa vetë serbët po thonë se Vuçiq nuk është president i gjithë serbëve, derisa udhëheq me strukturat çetnike si pasardhës i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, falë tij një politike gjenocidale përdori,përveq  ndaj shqiptarëve, por edhe gjithë popullit Jugosllav të asaj kohe dhe inicioi luftën e viteve 1991 me Slloveni, Kroacinë, Bosnje e Hercegovinë, për të ardhur deri te Lufta e UÇK-së 1998-99, ku Kosova nga kjo luftë fitoi pavarësinë e saj, Kushtetutën e saj dhe u lirua njëherë e përgjithmonë nga thundrrat çetnike sllave, të Drazha Mihajlloviqit, Rankoviqit, dhe së fundit Sllobodan Millosheviqit.

Në Betejën e Koshares janë vrarë 108 pjesëtarë të ushtrisë serbe, vet e ke dëshmuar ti...Atëherë kush është fituesi.....

“Të gjithë ata që mendojnë se Serbia është e dobët, sepse dëshiron paqe dhe mund t’i vrasin serbët, ju them se përgjigja serbe do të jetë e fuqishme dhe e fortë që ndonjëherë ka ndodhur në histori”, ke kërcënuar Kosovën Vuçiqi.

Këtë e ke thënë në Beograd derisa është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të Betejës së Kosharës, ku forcat e UÇK-së i shkatërruan forcat çetnike, paramilitare e militare serbe.

“Ne juve, të pranishmeve këtu, jo vetëm që ju jemi mirënjohës, ju jeni më të mirët nga ne, ne jemi krenarë më juve, ju jeni pjesa më e mirë e Serbisë sonë”, ka thënë gati i përlotur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Të gjithë ata që mendojnë se Serbia është e dobët, sepse dëshiron paqe dhe mund t’i vrasin serbët, ju them se përgjigja serbe do të jetë e fuqishme dhe e fortë që ndonjëherë ka ndodhur në histori”, ka kërcënuar Kosovën Vuçiqi.

“Të tjerët nuk i prekim, askënd nuk e cenojmë, por popullin dhe vendin tonë do të dimë ta ruajmë, askujt si kërcënohemi, por mos i sulmoni serbët dhe Serbinë. Do të dimë ta mbrojmë dhe ta ruajmë”, ka thënë ai në shënimin e humbjes së turpshme në Koshare.

Tutje ai ka thënë se nuk është luftetarë i vdekur ai që është vrarë, por ai që është harruar. “Heronjtë e Koshares nuk janë dhe nuk duhet të jenë të harruar”, ka thënë tutje ai. Në Betejën e Koshares janë vrarë 108 pjesëtarë të ushtrisë serb.

Të përkujtova edhe një herë thëniet e juaja, t'i lexosh edhe një herë, dhe të na tregosh ; se kush fitoi nga kjo luftë...

Kosova, po se po, por, Sllovenia,Kroacia, iu kthynë bomerang luften dhe dolët me humbje dhe në Kosovë dështuat totalisht dhe ju zbuloi e tërë bota se Serbia është një shtet i përbetuar gjenocidjal që nuk njef popuj tjerë dhe të gjitha luftrat i keni inicuar ju vetë dhe keni humbur prestigjin në botë dhe me të vërtet jo rastësisht, jeni bombarduar nga NATO dhe pranuat dështimin dhe së fundi nuk di a do të mundini ta mbroni pashallakun e Beogradit, sepse tokat shqiptare i keni okupuar deri në Nish e Sangjak-Pazari i Ri etj.

Kur qytetarët serb dhe të tjerët në veriun e Mitrovicës binden se ata po i udhëheqin, Lista Serbe, të dirigjuar nga Vuçiqi e Daçiqi, bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit, punët do i kemi mirë...

Aksioni i SHPK-së  në Veri të Mitrovicës tregoi fuqinë e shtetit të Kosovës dhe u përkrah nga Amerika aleatët e saj dhe shteteve tjera.

A kanë mundur tani me u bindur këta qytetarë e kësaj pjese të Veriut të Kosovës, të aksionit të paraprirë nga një hetim disa mujor, udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Për më tepër bëhën të ditur edhe emrat e 19 zyrtarëve policorë të arrestuar në aksion.

Ata janë: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet -, Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq. Kjo është vetëm ana zyrtare e një plani të hartuar nga vuçiqi dhe argatët e tij në Kosovë, që si qëllim kanë ndarjen e vendit për të përfituar imunitet nga ndjeket për krimet dhe mëkat që kanë kryer.

Prokurorisë Speciale të Kosovës vonë i doli gjumi?!

Kjo çka ka ndodhi në Veriun e Mitrovicë të martën, është dashur të ndodhë pas pavarësimit të Kosovës,dhe miratiin e Kushtetutës së saj dhe po më dukët se dikush i dha zjarrë dhe nuk është edhe aq keq sa dikush po mendon se jo edhe  fort mirë, por ''PUSHKA'', e Lilës do kërset ndoherë, këtë e kemi prit kogja shumë biles, po të ishim të vetdijshëm,kjo do përfundonte 2004-tën, po dikush tjetër e dhezi,dhe tani u desh të presmi deri tani,edhe pse vonë, por si thoshte populli;'' ma mirë vonë se hiq''.

Kushtetuta e mbron Republikën e Kosovës, kjo po të dhemb pak Vuçiq juve dhe serbëve të Beogradit

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 9 prill 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20 të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Kriminelët serb të mbeshtetur nga Beogradi,dhe pafuqia e Kushtetutës së Kosovës me këta lider  në krye te shtetit të Kosovës,tani kryesorët të dështimit të politikës, Kryeministri Haradinaj, Kryeparlamentari Veseli dhe Presidenti Thaçi ia mundsuan Listes serbe që ky subjket politik, që shumica e tyre edhe ish-kriminelet që kanë kryer krime në Kosovë, në këto zgjedhjet e fundit ,Veriun e Mitrovicës e varrosën demokracinë...

Subjekti politik Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar në katër komunat në veriun e Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Siç u tha zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj.

A kanë mundur tani me u bindur këta qytetrë e kësaj pjese të Veriut të Kosovës,të aksionit të paraprirë nga një hetim disa mujor,udhëhequr nga  Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj

Po thuhet se një dritë e gjelbërt Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998, se UÇK-ja është organizata terroriste?! Ky u përdorë si pretekst, një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmojë Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij, duke masakruar edhe gra e fëmijë.

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si spiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptaret, nëse kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luftën ,jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtarë të familjeve Jasharëve.

Por këtu në Kosovë kemi edhe shpiuna rus që punojnë për Rusinë dhe Serbinë?!

Jo rastësisht ''Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih - në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.

"Mikut tim rus Lavrov dua t'i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat", deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. "2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t'ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë."

Gjithçka është e mundur. Por ne nuk duhet ti besojmë kësaj propagande serbe e sidomos në këtë kohë që oficerët serb të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Jasharëve, edhe ata nuk kanë kaluar pa humbje por tani, pasi dinë mentalitetin tonë, po japin deklarata e tyre tërësisht ''boshe'', se shqiptar shpiuna nuk kanë mundur me gjete ata në atë kohë, por të kemi kujdes, mos t'i marrim këto si të vërteta se propaganda serbe ka patur gjithmonë ndikim tek shqiptaret, edhe tani në rast se ju referohemi këtij oficeri serbë shikojeni se sa pati ndikim në opinion ku nuk hezituan edhe do koleg të mi opinjonista të vërsulën, se qe shpiunat shqiptarë ka edhe sot dhe kanë vjellur 'vrerë'' mbi kombin e tyre, duke i knaq zemrat e Serbisë dhe duke dëshmuar se me te vërtet ne jemi ata që kemi shpiunuar edhe me rastin e familjes Jasharaj dhe kjo për oficerin serb dhe shtetin serb dhe Rusinë e ngrit disa shkallë më lartë, e neve na qonë në fund te pusit. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të behemi prer e shkaut,kur kemi parasyesh se ata që po shkruajnë dhe po e deshmojnë të pa vërtetën, nga ana e shqiptarëve, dhe po e bëjnë ''kabull'' deklaratën e oficerit serb, po e nënçmojnë vetë, kombin, dhe po ju japin sinjal ndërkombëtarëve se ne jemi kështu.

Sipas pohimeve të gjeneralit serb Stevan Gjuroviq (ish-shef i sigurisë ushtarake të korpusit të Prishtinës, gjatë okupimit të Kosovës(1989-1999), del se heroin dhe komandantin legjendar Adem Jashari e kishin spiunuar  “një KRYESPIUN-MINISTËR dhe 3 kushërinjtë të afërt të tij.”!

Ja, çfarë Stevan Gjuroviq ka pohuar në një intervistë dhënë “Vo Centar”, të cilën e kanë transmetuar shumë masmedia shqiptare, ku ndër tjera, thuhet: “ Ne mund ta vrisnim Adem Jasharin kudo dhe kur të donim, madje ta kapnim edhe të gjallë. Mirëpo, ne e vramë së bashku me 55 anëtarë të familjes së tij.

Mirëpo, këtë akt atavist barbarik dhe brutal të forcave çetnike-fashiste serbe të gjeneralit kriminel Stevan Gjuroviq e kanë denoncuar tërë bota humane dhe liridashëse me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianë perëndimor, me ç'rast NATO më 24 mars 1999 bombardoi “Jugosllavinë” (Serbinë +Malin e Zi) të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që të tërhiqte të gjitha forca policore, paramilitare dhe ushtarake nga Kosova e okupuar (1989-1999). Ky ishte efekti  i arritur politik, diplomatik dhe ushtarak, si dhe përgjigjja konkrete e faktorëve ndërkombëtarë “mesazhit” të gjeneralit çetniko-fashist Stevan Gjuroviq dhe Serbisë së tij vrastare dhe gjenocidale.

Kjo është fytyra zezë e juaja Vuçiq

Për shkak të kryerjes së masakrave masive ndaj popullsisë civile, shpërnguljes së mbi 1 milion shqiptarëve dhe gjenocidit, Serbia e humbi përgjithmonë koloninë e saj 100-vjeçare (1912-1999).

Kësaj tradhtie që oficeret serb po dalin tani me deklaratat e tyre, por edhe vet shteti serb dhe Rusia, dhe hutia e krijuar tek qytetarët e Kosovës dhe për shumë të tjera rreth kësaj teme, Presidenti i Republikës së Kosovë, nuk duhet të gjitha këto t'i marr si humor dhe të rri me gojë mbyllur, por duhet të deklarohet publikisht para qytetarëve dhe të jep dëshmi, ose-ose ,dhe kështu, Kosova do të na përbuzet ne rast ne rrimë gjithnjë me gojë të mbyllur, dhe tek e fundit në të gjitha shkrimet për këtë temë po zihej dhe po përfolët për Presidentin Thaçi.

Masakra e Jasharëve, bëri jehonë në gjithë botën, se luftoi me një shtet-me serbo-sllav

Ja një shembull konkret?! Masakra e Jashareve në Prekaz, bëri jehon në gjithë boten, edhe oficeri serb thotë se ;''për këtë masakër na ndihmuan edhe disa shqiptarë lojal (shpiuna),por masakra pati në shumë fshatra të Kosovës dhe të gjitha u kryen me krime barbare. Po për ata 12.000 shqiptare te vrare, shpiuna shqiptarë ju ndihmuan A!?  Pyetja për oficerin serb.

''A dëshirojmë ne të besojmë për kopilin në derë që duan të na e servojnë mu ata që kan kryer krime ne Kosove?''. Koment i një komentuesit..'' A ka diçka ma frytdhënës për armikun se ti besosh kësaj teorie të konspiracionit? E kush ka spiunuar për Likshanin dhe Qirezin ku u vranë 24 shqiptar vetëm një javë para 5 , 6 e 7 marsit kur u sulmua Prekazi?'', thotë komentuesi.

Ne duhet të kërkojmë, kush ja dha  dritën e gjelbërt Millosheviqit që ta sulmojë Prekazin, gjegjësisht familjen Jashari?!

Po thuhet se një dritë e gjelbërt, Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si  komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998,një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmoj Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij ,duke masakruar edhe gra e fëmijë.

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu  po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptarët, në '', se kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luften, jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jashari.

Kulla e Jasharëve EPOPEJA e Jasharëve dhe ajo e UÇK-së

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili rrethim, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politike e diplomatike. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës.

Po pra, Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili rrethim, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politike e diplomatike. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit' 98,Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt. Tashmë gjithçka ishte e qartë. Armiku e kishe vënë pjesën e konsiderueshme të Drenicës në rrethim të Hekurt.

Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qet, po vret...

Pikrisht më 5 mars u bënë 21 vjet të rënies së komandantit tonë legjendar, Adem Jasharit, familjes së ti dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë. Trimëria dhe guximi i tij i pakufishëm dhe kontributi i pakontestueshëm i Lëvizjes Popullore bënë që të organizohet një forcë po ashtu e guximshme Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u ndesh me shumë vështrësi jo vetëm nga armiku serb, por edhe nga shumë politikanë tanë.

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat evitit 1981,që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofenzivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998,fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoritrti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë; Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore e cila do të dalë armikut përpra. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumë kush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar për gjithëmonë’’. Edhe në këtë përvjetor të Epopesë së Jasharëve dhe të Epopesë së UÇK-së, ka vendin respekti; Lavdi veprës dhe rënjës së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij, Jasharëve të tjerë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të luftës së UÇK-së.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij; Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ z.Jakup Krasniqi.

Me aktin e rënjes së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka I hapi shtigjet e lirisë dhe të armërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh I luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këdo ditë dhe data, e pikrisht 5,6,7 mars për çdo vitë vemendja e të gjithë kombit shqiptarë kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite I dha Kosovës shumë. Siç dihet familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit rëndë për të mos vdekur kurrë edhe 20 anëtar tjerë siç rënë edhe 40 të Jasharëve të tjerë.

Dhe nga kjo ngjarje nuk trontitet veç Prekazi e Drenica, ku kësaj radhe si herave tjera ngjarja po zhvillohej në djepin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe tërë Kosovë etj.

Lufta e Prekazit zgjoi kurreshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri buj sepse ngriti lartë mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi Shari qe ate dite benini sehire diku tjeter,sot e cunguat kosovën dhe vuçiqit ju keni futur ndermjet këmbëve,dhe po luni me territore te shtetit dhe gjakun e dëshmorve,invalidëve,dhe veteranë të luftës,që gjysma po na dalin te rrejshëm,dhe martive te luftës se uçk-së.

A Mjaftojnë besoj vetëm këto për të thënë se kjo ishte  Epopeja e Komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij dhe  Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arata në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përball Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiq pa u ndal luftuan ballëpërballë me ushtrin, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllav, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

Kjo histori e komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, do të mbetet HISTORI në vete për brezat e ardhshëm dhe gjeneratave të reja të kombit shqiptar(ne lutemi që të mos ketë më luftra) por ne rastse ndodhin siç kanë ndodhur kurrë pa vullnetion tonë por gjithnjë të imponuara, rënja e Jasharëve do të jetë mësimi se si duhesh flijohesh për lirin e vendit dhe për lirin e popullit të tij.

Fjala e autorit

A ishte ngjarja e cila e detyroi Europën pikërisht po ato shtete të cilat para 100 vitesh, në vitin 1913, bënë tragjedinë me padrejtësitë më të mëdha në Europë kundër shqiptarëve, që ato të mblidhet në një Konferencë Ndërkombëtare për Çështjen shqiptare ku dhe për herë të parë në të të kishte përfaqësues edhe të shqiptarëve siç ishte ajo e 6 Shkurtit 1999, “Konferenca Rambujesë” në Francë, ngjarje e cila i parapriu edhe ndërhyrjes së NATO-s kundër genocidit serb dhe që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?

Sot më të vërtet kemi Kosovën shtet me Kushtetutë, por, Kushtetuta ne shtetit nuk është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës, siç kemi rastin me veriun e Mitrovicës ku atje çdo gjë frymon serbe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat