Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë

Opinione

Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:58
Milazim Maraj

Në një rast në vitin 1990 bashkë më dr. Mark Krasniqin, Shaban Manaj dhe Dëmë Loxhaj po udhëtonim nga Prishtina në Istog na ndalen policia serbe. Pasi na legjitimuan më sjelljet e tyre neveritëse, u nisem, prof. Marku tha, “kamë frikë që po zgjatë kjo gjendje dhe gjendja e jashtëzakonshme behët e zakonshme.” Kjo fjali atë ditë nuk më bëri shumë përshtypje, por shumë shpejt hetova rrezikun e pranimit të gjendjes së jashtëzakonshme si të zakonshme. Tani duket edhe më çartë që ne, jemi mësuar më gjendje të jashtëzakonshme.

Nga se nuk kemi arritur të krijojmë gjendje stabile dhe këtë ta shijojmë,por po kalojmë nga një gjendje e jashtë zakonshme në një gjendje tjetër po ashtu të jashtëzakonshme, pastaj edhe vlerësimet janë të jashtë zakonshme. Vlerësimi për skenës politike del të jetë garniturë e mençur, nga se po menaxhon gjendjen e jashtëzakonshme që e krijoj vet. Autori i kësaj gjendje të jashtëzakonshme nuk trason rrugë të reja drejt ardhmërisë,por prodhon gjendje të reja të jashtëzakonshme dhe garniturë të re për të menaxhuar gjendjen e re , jashtëzakonisht mirë. Më gjendje të jashtëzakonshme erdhën në pushtet, këtë gjendje të jashtëzakonshëm po e mbajnë dhe si duket duhet të jetë një gjendje e zakonshme për të i heq nga pushteti prodhuesit e krizave dhe gjendjeve të tilla. Çka prodhoj kjo gjendje e jashtëzakonshme?

Prodhoj , flamurin shtetëror të jashtëzakonshëm, ky flamurë nuk përfaqëson ndonjë vlerë kombëtare të popullit më të vjetër në Evropë dhe Botë. Himnin pa tekst po ashtu, të jashtëzakonshëm. Korrupsion dhe krim të organizuar jashtëzakonisht me shkallë të lartë, matjet janë të sakta ndërkombëtare. Arsimin e jashtëzakonshëm, që prodhon shumë të diplomuar, e më këto diploma mundë të punësohen në përmendim kudo si punëtor fizik. Prodhon grevë më ndërprerje mësimi që viti shkollor të përfundoj në mënyrë të jashtë zakonshme dhe më humbje sa më të larta, pra jashtëzakonisht të larta. Prodhon gjykata speciale nga së gjykata normale nuk arrin të i dënojë krimet e luftës e lerë më këto të pas luftës. Kjo gjykatë mezi po arrin të i dënojë shqiptaret për krime lufte e lerë më serbet që janë jashtëzakonisht shumë dhe shumë krime. Pastaj për të i akuzuarit Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshëm ndanë buxhet të jashtëzakonshëm për nevoja të atyre që pretendohet të jenë të dyshimtë dhe ne rrezik për të marrë dënime speciale nga gjykata speciale.

Ky vendim për ndarje të buxhetit del si nevojë e domosdoshme për të menaxhuar gjendjen e re të jashtëzakonshme. Kjo gjendje prodhon kauza të rrejshme si ajo e kufirit më Malin e Zi, ndryshimin kufijve dhe këmbimin e territoreve, bashkim kombëtar, dialog për liberalizim të vizave, prodhon shumë patriot dhe tradhtarë. Falë kësaj gjendje prodhohet shumë asfalt, certifikata për trajnime dhe shpërngulje masive nga Kosova. Prodhon vendim për taksë 100% dhe garë disa ditësh për autorin e vërtetë të këtij vendimi famëmadh dhe këmbëngulje të për të mbajtur dhe për ta hequr. Kjo është e zakonshmja e gjendjes së jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat