Ministria  dhe Ministri i bojkotuar!

Opinione

Ministria  dhe Ministri i bojkotuar!

Nga: Milazim Maraj Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:52
Milazim Maraj

Gjërat që tani thuhen kanë për qellim të shpjegohen në mënyrën sa ma të drejt para gjeneratave të reja.

• Të Mos  kemi gjenerata të ndara, ku secila, ka patriotet e vet dhe tradhtaret e vet, ku patriotet e njërës janë tradhtaret e tjetrës.

Këto gjenerata duhet të mësojnë  nga gabimet e gjeneratës tonë, që të mos pësojnë dhe vuajnë sikur ne. Formimi i Qeverisë së Kosovës u bë në kushte të jashtëzakonshme andaj doli një qeveri e jashtëzakonshme, që punoj në kushte të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të pazakonshme. 

Disa Ministri ishin më efikase. Ishin më profesionale dhe ishin më thelbësore. Këto formuan  programe pune këto programe   një kohë sollën rezultate. Ministria e Financave  në koordinim më këshillat e financimit dhe e Arsimit në koordinim me LASH. mbajtën gjallë dy vija të shtetësisë së Kosovës.    Ministria e Mbrojtjes ishte më e keqpërdorura. Nisma për formimin e sajë ishte në vitin 1990-1991. Ministër u zgjodh Nikë Gjeloshi, nuk e di nëse emërimi i tij është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës i cili për shkak të specifikave punonte në grupe parlamentare. Emërimi i  Kol. Hajzer Hajzeraj  Ministrit të dytë të mbrojtjes së Kosovës u bë në formë verbale. Pastaj nuk u sqarua kurrë nëse Ministri Gjeloshi shkojë në ndonjë detyre të re u shkarkua. Ministri Hajzeraj pati disa aktivitete në organizimin e Mbrojtjes në Kosovë duke filluar nga mbrojtja territoriale. Ai pati kontakte bashkëpunimi  më Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Perikli Teta, Zëvendësin e tij Kujtim Hyseni. Pati disa kontakte edhe në Turqi, me ministrinë e mbrojtjes. Më vonë u ftua nga Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi në Gjermani. Pas kthimit në Kosovë u arrestua.  U zbuluan dhe u arrestuan shumë veprimtarë. Serbia vlerësonte se paska qenë rrjeti më i organizuar dhe i rrezikshëm që nga lufta e dytë botërore. Për këta të arrestuar nuk pati ndonjë kujdes institucional. U trajtuan si mish  i skaduar. Përkujdesjen për këta veprimtarë e përballuan familjet e tyre të dërmuara nga dhuna, maltretimi, bastisjet, plaçkitjet dhe batutat e bashkëpunëtorëve të UDB. Pranë tyre mbeti vetëm Këshilli i Solidaritetit të LDK.Tani Ministër i Mbrojtjes së Kosovës emërohet Kol. Ahmet Krasniqi i cili deri tani  ishte koordinator, i emërimi ishte verbal, Kryeministri i Kosovës nuk i kishte lëshuar ndonjë vendim më shkrim për emërim.   Ishte strateg dhe fjala e tij kishte peshë të  oficeret e karrierës. Ishte jo vetëm Ministër por edhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Para tij u bë betimi i brigadave që hynin në Kosovë në vitin 1998. Lufta e Logjes  Br. 134 i dha leksion Ushtrisë serbe. Ushtria serbe braktisi Kazermën në Pejë. Kjo brigadë mbeti pa municion dhe u detyrua të tërhiqet.  Në Shqipëri nuk pati mirëkuptim për municion. Armatimi që ishte deponuar në veri u dërgua në jug të Shqipërisë. Ndoshta kjo ishte më marrëveshjen e Kretës. Tani blihej nga shitësit grabitës dhe paguhej disa herë rrugës në çdo postbllok të policisë së Shqipërisë. Ishte punë më shumë rrezik. Në këtë rrugë të rrezikshme mbetën  Heroi Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala. Ofertat nga jashtë ishte vështirë të silleshin në Shqipëri. Ato pengoheshin nga Qeveria shqiptare. Si duket edhe Arsenali i armatimit nga Dellnica pati këtë fat. Nuk dihet nëse Kryeministrat Bukoshi dhe Nano biseduan ndonjë herë për këtë arsenal armatimit, armatim të rij, të pa përdorur, të domosdoshëm për luftën tonë për liri. Ky armatim ishte planifikuar për të armatosur një Batalion të këmbësorisë.                                                                                                                                                                      

Në këtë arsenal kishte:Murtaja-82. mm, topa pa dridhje 82mm,murtaja 60mm, Mitraloza m 53,snajper, pushkë automatike,gjysmë automatike,revole për oficer, dy kamionë tipi- Dajc-110, dy Pinzgauer , shumë municion,etj. U anuluan shumë oferta nga jashtë. Ishin oferta serioze, me armatim modernë. Tani keqbërësit dhe keqdashësit  në kohë lufte na përçanë nuk ishim vetë ne dhe përball nesh ushtria serbe. Tani ishim Ne, Ata dhe ushtria serbe.  Nga kjo pasardhësit tonë duhet të mësojnë. Të mos i bëjnë gabimet tona. Historia duhet të përshkruhet realisht.                                                                                                             

Historia dhe propaganda në luftë nuk janë njësoj, madje shumë pak mundë të nxirret nga propaganda e luftës për histori. Ta rritim dhe edukojmë rininë tonë  duke shpjeguar të kaluarën tonë reale. Përndryshe ne nuk kemi humbur tokat tona Pellazge dhe ilire, pse ishim të mençur, patriot, të pa epur  dhe të pa shitur.!!                                                                                                                                                               18.6.2019- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat