Edhe Shqipëria po kritikohet për mos luftimin e krimit dhe korrupsionit, si Kosova...

Opinione

Edhe Shqipëria po kritikohet për mos luftimin e krimit dhe korrupsionit, si Kosova...

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:17
Ragip Guraziu

Këto ditë ,Ministri i Jashtëm i Holandë, ka shprehue shqetësimet e tij,se; Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për luftën ndaj krimit e korrupsionit. Holanda ka dhënë këto ditë një vendim të fortë për Jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke arguamentuar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për krimin dhe drogën.

Vetë Ministri i Jashtëm holandez tha: Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm.  Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më herët Parlamenti Holandez ka votuar edhe për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, vendim të cilin tashmë ia ka kaluar për shqyrtim Komisionit Europian.

Në Shqipëri dhe  në Kosovë po lulëzon korrupsioni

Në dy këto shtetet fqinjë, Shqipëri dhe Kosovë, korrupsioni është duke lulëzuar  dhe progresi në luftën ndaj tij është minimal. Që po reflrktonë edhe në kthimin e regjimit të vizave.

Dhe jo rastësisht,këto ditë,vetë Ministri i Jashtëm holandez tha: Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm.  Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më herët Parlamenti Holandez ka votuar edhe për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, vendim të cilin tashmë ia ka kaluar për shqyrtim Komisionit Europian.

Kjo megjithëse legjislacioni kundër-korrupsion është adekuat, por seriozisht është duke çaluar zbatimi i tij, thotë hulumtimi i ri i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

“Në Kosovë, ka një tendencë për të adresuar problemet e korrupsionit me strategjitë kombëtare dhe planet e veprimit,  të cilat në praktikë, duken më shumë si listë dëshirash në vend të zgjidhjeve me prioritetet për ndryshim, tha me rastin e publikimit Visar Sutaj, një nga autorët e raportit.

Një varg institucionesh kosovare janë duke u marrë me luftën ndaj kësaj dukurie, por mungesa e bashkëpunimit mes akterëve, veç disa iniciativave të izoluara kanë bërë që progresi të jetë i vogël.

Hulumtimi konkludon se partitë politike, ndërmarrjet në pronësi shtetërore dhe qeveria janë sektorët me integritetin më të ulët sa i përket tolerancës ndaj korrupsionit.

Kjo konfirmon supozimin se politika dhe qeveria, ku fuqia politike dhe financiare është e koncentruar dhe nga ku shpërndahet tek sektorët tjerë, është thelbi i problemit në mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe mungesës së përgjithshme të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin.

Duka pë vizitën e kryeqeveritarit shqiptar- Edi Ramës në ditë më parë në Korçë

“Perseri kryeqeveritari i vendit nuk guxoi t’u jepte pergjigje korçareve pse qeveria e tij deshtoi tësiguronte një vendim pozitiv për çeljen e bisedimeve për anetarësim e Shqipërisë në BE, pse Shqipëria është kthyer në një vend ku shteti është kriminalizuar, ku lulëzon droga, krimi dhe korrupsioni, pse shqiptarët po braktisin në masë atdheun e vet, pse po mbyllën shkollat në qarkun e Korçes dhe në të gjithë Shqipërinë, pse po rrënohet universiteti i Korçës”, shkruan mëtej duka në postimin e saj në rrjetin social Facebook.

Edi Rama vjen përseri në Korçë, shpenzon përseri demagogji pa fund në sytë e korçarëve, sidomos para të rinjve të këtij qyteti! Keta te fundit me shumë benin zhurmë se sa degjonin, nderkohë që kryeministri përpiqej me kot t’u mbushë mendjen se qeveria e tij jeton ditë e natë me problemet dhe shqetësimet e tyre! Nje çudi e madhe! Në një spektakel sfidues e tallës që kishte bllokuar sheshin e Korçës, Edi Rama trumbetoi me të madhe genjështren e radhes të “Rilindjes” së të rinjtë e paskeshin zgjidhur çështjen e punësimit nëpermjet “mrekullisë” së portalit të hapur nga qeveria. Edhe këtë herë i pari i qeverisë nuk harroi të poshteronte masen e të papunëve duke iu thënë se punë kishte plot, por ata s’donin të punonin!

Perseri kryeqeveritari i vendit nuk guxoi t’u jepte pergjigje korçarëve pse qeveria e tij deshtoi të siguronte një vendim pozitiv për çeljen e bisedimeve për anëtaresim e Shqipërisë në BE, pse Shqiperia është kthyer në një vend ku shteti është kriminalizuar, ku lulëzon droga, krimi dhe korrupsioni, pse shqiptarët po braktisin ne mase atdheun e vet, pse po mbyllen shkollat në qarkun e Korçes dhe në të gjithë Shqipërinë, pse po rrënohet universiteti i Korçës, pse nuk po perfundojnë dot edhe pas kaq vitesh rrugët Tiranë-Elbasan, Qukes-Qafe Plloçe, Lin-Pogradec; pse po rrenohen fermeret e Korçes, e plot të tjera pyetjeve si keto. Natyrisht që përgjigje për këto nuk mund të japë Edi Rama dhe shpura e tij të cilet janë shkaktaret e vertetë të gjendjes dramatike ne të cilën ndodhet sot Shqipëria. Vetëm ikja e tyre sa më parë nga pushteti është shpëtim i Korçës dhe i gjithë Shqipërisë.

Një virus i përbashkët që për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës,është bërë kancer ,për dy qeverit e dy shtetetve,LEZET...

Albulena Haxhiu: Korrupsioni në Kosovë s’po luftohet seriozisht, papunësia e qytetarëve sa shkon e rritet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Kosovë ende nuk ka veprim serioz në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haxhiu në një adresim për media ka thënë se për shkak të këtyre problemeve numri i papunësisë në Kosovë sa shkon e rritet, njofton Klan Kosova.

”Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë dhe ende s’kemi parë veprim serioz për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

”Dy nga problemet në Kosovë janë mungesa e zhvillimit ekonomik si dhe mungesa e luftimit të krimit të organizuar”.

”Janë afër 40% e popullsisë që janë të papunë, mbi 18% janë në varfëri ekstreme por kemi një grup njerëzish që mbajnë më shumë se dy vende pune, madje deri në 6 e 7 vende pune”.

Ambasadori britanik i turpëruar, korrupsioni po lulëzon në Kosovë ,18/12/2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës O’Connell, në tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit” organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se se bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë që të vazhdohet me këtë avaz.

“Më vjen turp,  pas raportit të Ehatit me thënë që si ambasadë britanike i kemi sjellë prioritet luftimit të korrupsionit në Kosovë, sepse krejt i kemi dëgjuar rezultate. Ka ardhur koha, e kam të qartë që Kosova është qind për qind për luftimin kundër korrupsionit.

 Dalja e EULEX-it është diçka për tu mirëpritur sepse është e qartë që kush ka përgjegjësinë për këtë luftë në Kosovë”. “Bashkësinë ndërkombëtare kërkon diçka prej Kosovës, nuk është ofertë prej nesh, por është kërkesë, që Kosova të mos jetë çerdhja e korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Nuk do të pranojmë më dhe kjo është e rrezikshme për Kosovën. Nëse Kosova nuk do të jetë në anën e drejtësisë por në anën tjetër kjo do jetë e rrezikshme për Kosovën”.

Sipas tij, me rezultatet e treguara po krijohet ambienti që korrupsioni të lulëzojë dhe se lufta kundër korrupsionit po mbetet vetëm në letër, raporton . Diplomatik britanik, pohoi se ka kaluar koha kur ndërkombëtarët duhet të mbajnë përgjegjësinë për nivelin e lartë të korrupsionit.

Ai është shprehur i shqetësuar se “Me këto rezultate po krijohet ambienti që korrupsioni të lulëzojë. Gjetjet po dëshmojnë se lufta kundër korrupsionit po mbetet vetëm në letër. Nëse ndikimet politike janë aq të pashmangshme, është koha të lëshoni rrugë, është koha për ata heronj të drejtësisë, shpresoj që janë prezentë në këtë dhomë, të dalin”.

“Ka shkuar koha kur ne do të mbajmë përgjegjësinë si ndërkombëtarë. Ne do jemi pranë jush sepse është interes i Britanisë që ta mbajë Kosovën larg korrupsionit. Ne do jemi aty për t’iu ndihmuar, por ka ardhur koha me dhënë rezultate.

Këto ditë ,Ministri i Jashtëm i Holandë, ka shprehue shqetësimet e tij,se; Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për luftën ndaj krimit e korrupsionit. Holanda ka dhënë këto ditë një vendim të fortë për Jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke arguamentuar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për krimin dhe drogën.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat