Këndveshtrimi për Gjykatën Speciale i një të riu nga Kosova i cili migroi në SHBA

Opinione

Këndveshtrimi për Gjykatën Speciale i një të riu nga Kosova i cili migroi në SHBA

Nga: Fisnik Shala Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:02
Fisnik Shala

Kauza e atdheut na preokupon secilin prej nesh pavarësisht se ku ndodhemi pa dallim moshe a gjinie, duke bërë gjithnjë thirrje apo duke kontribuar në çfarëdo mënyre kushedi sa herë për mirëqenien e popullit tonë të gjithë ata që besuan dhe vazhdojnë të besojnë në atë fisnikërinë dhe vlerat e vendlindjes.

Sot si shumica e të ringjeve të Kosovës, edhe Fisnik Shala nga Peja, një student dhe aktivist i njërës nga partitë tona më të mëdha vendore, pas të gjitha përpjekjeve dhe kontribut dhënies në vendlindjes, sot të vetmën zgjidhje për një të ardhme më të mirë po e sheh larg saj. Gjithçka që kemi ndërtuar në atdheun tonë, që nga periudha e pasluftës, pjesën më të ndritshme që ndërtohet nga rinia, sot po rrënohet pa mëshire nga mënyra e të berit politike produkt i së cilës janë korrupsioni, papunësia , favorizimi i bizneseve ku pothuajse gjysma e bizneseve në Kosovë mbijetojnë nga lidhjet me politikën dhe pushtetin dhe si rrjedhojë zvogëlohet edhe mundësia e qytetarëve të gjejnë një punë të merituar favorizimeve të bizneseve

Prandaj shtetasit e Kosovës ikin dhe do te vazhdojnë të ikin, sepse nuk duan te jene bujkrober ne kete vend qe e kane shenderruar ne nje arene qe prodhon vetem mosdurim dhe urrejtje duke ua shuar qdo shprese per te ardhme ne token e tyre.

E si t’ia bësh atëherë kur vetë tokën ta kanë marr peng ?

Sot te vetem shprese per permiresimin e udheheqjes se vendit dhe daljes nga kjo gjendje e rende ekonomike dhe sociale e shohin gjykaten speciale e cila mund të ofrojë një masë të drejtësisë dhe një formë të drejtpërdrejtë të llogaridhënies për kryesit e supozuar, te cilet qe nga periudha 1998-2000 periudhe kjo ne te cilen ishin te plotefuqishem vazhdojne edhe sot te jene ne pushtet.

Ne e dijm se Gjykata Speciale synon të kërkojë llogaridhënie nga kryesit e krimeve të supozuara, Mirepo puna e saj mund të dëmtohet rëndë nga mirëkuptimi i kufizuar publik dhe kontestimet e rëndësishme politike në Kosovë. Poasht duhet marre parasysh se rreziqet potenciale të këtij procesi mund të zbuten vetëm nëse hisedarët kosovarë dhe ndërkombëtarë ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore drejt drejtësisë tranzicionale dhe drejt ballafaqimit me të kaluarën. Nje qasje gjithëpërfshirëse për t’u ballafaquar me të kaluarën në Kosovë, nënkupton forcimin e përpjekjeve të institucioneve dhe individeve vendore për të ndjekur penalisht krimet e luftës përmes gjykatave të vendit, duke dyfishuar përpjekjet për të promovuar tregimin gjithëpërfshirës të së vërtetës, përkujtimin qytetar dhe dëmshpërblimin jodiskriminues për të gjitha kategoritë shoqërore, si dhe mbështetjen e nismave lokale për pajtim. Klasa politike e Kosovës duhet të demonstrojnë pjekuri politike, duke bashkëpunuar dhe duke u pajtuar me kërkesat e Gjykatës Speciale, si dhe duke dekurajuar reagimet penguese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat