Administrata Publike në Kosovë

Opinione

Administrata Publike në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:55
Shpend Salihu

Administrata si njësi e caktuar organizative që mirret me rregullimin e fushëveprimtarisë administrative çalon edhe në sektorin privat edhe publik sepse ende infrastruktura dhe kuadri adekuat nuk është pjesë esenciale e funksionimit të saj.

Gjersa administrata publike si tërësi e akteve të caktuara administrative që rregullon marrëdhëniet administrative është degë ose asistencë teknike e administratës shtetërore që rregullon orientirat e funksionimit politik të shtetit.

Që administrata publike të jetë funksionale në parim duhet zbatuar parimin e meritave dhe përmes qeverisjes elektronike, duhet zvogëluar personelin administrativë, të u rriten paga të dinjitetshme dhe përmes E-governing për klient të ketë lehtësira dhe racionalitet në kohë dhe shpenzime. Funksioni i administratës publike është të jetë në shërbim teknik të institucionit, dhe të komunikojë me klientët të cilët kanë nevojë për qasje në institucione.

Gabimi më i madh që bëhet është që nuk ndahet administrata publike në funksion të Ministrive dhe Komunave dhe administrata gjyqësore, pasiqë gjyqësori si pushteti i tretë duhet të ketë ligjin e veçant për administratë gjyqësore, ku do të parashifeshin kriteret dhe parimet e funksionimit të administratës gjyqësore e jo të trajtohen si shërbyes civil në kategori të njëjtë me shërbyesit tjerë, është gjithashtu e domosdoshme të theksohet se shërbyesit e karrierës që parashihen si kategori e veçant e shërbyesve civil ende nuk janë kategori e veçant.

Parimet e administratës publike janë të njoftura ku numrohen parimi i oralitetit, publicitetit, barazisë së armëve etj, por këto parime që parashifen me Ligj nuk zbatohen dhe përfillen në tërësi nga institucionet e caktuara andaj edhe pakënaqësia e palëve në procedurë administrative është e theksuar, sepse shpeshherë kemi shmangie të parimeve administrative në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të caktuara. Ligji për procedurë administrative dhe procedurat e parapara në këtë ligj si me shkrim ashtu edhe në ballafaqim shpeshherë neglizhohen nga institucionet e caktuara, gjersa konfliktin administrativ në vend se të themelohet një Gjykatë administrative e specijalizuar siç e kemi në rajon me kuadër profesional, zgjidhet nga departamenti administrativë në kuadër të gjykatës themelore.

Ajo që vlen të theksohet se vendimet politike, të cilat inkorporohen në akte administrative të lëshuara nga Qeveria në parim ose shkelin ligjin e caktuar material, ose janë vendime që nuk interpretohen dhe zbatohen nga MAP, siç kemi rastin e marrëveshjes kolektive etj.

Mos të harrojmë se duhet shteti të ketë mekanizma të ndëshkimit të personave gjegjës në administratë publike, kur kemi të bejmë me Heshtje Administrative, sepse ky fenomen është bërë dukuri e shpeshë në administratë publike e përmes heshtjes pala pëson edhe dëm material edhe dëm moral, dhe humb besimin në institucione andaj duhet të ndëshkohen personat gjegjës që i zvarrisin procedurat administrative dhe i tejkalojn afatet ligjore. Pra në shtetin tonë kemi shumë probleme dhe defekte në administratë publike, andaj duhet të zbatohen rekomandimet e RESPA ose Konferencës Regjionale për Administratë Publike që të sanohen shumë parregullsi dhe të meta administrative.

Administrata publike si kategori e veçant që përher të parë është ndarë nga ish Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, ku administrata u nda nga sistemi politik dhe juridik pasiqë u numrua si kategori e veçant kushtetuese tek ne ende është në amulli, edhe për faktin se në SHBA e Perëndim e tërë administrata shtetërore është në korniza të administratës publike, gjersa ne e kemi administratën publike dhe shtetërore të ndarë të trashëguar nga e kaluara moniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat