Marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, dhe Kosova

Opinione

Marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, dhe Kosova

Nga: Arbnor Sadiku Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:21
Arbnor Sadiku

Presidenti Putin dhe Rusia siç e dimë para dhe pas 11 shtatorit ka pasur ndryshime thelbësore në politiken jashtme ruse, duke e përshtatur atë me politikat historike të Rusisë dhe realitetet e krijuara rishtas në politiken ndërkombëtare.

11 Shtatori i viti 2001 i shpjegoi tendencat përafruese në marrëdhëniet SHBA-së dhe Rusisë, kjo marrëdhënie kishte për synim të hapi një epokë të re, të raporteve pozitive në mes dy vendeve SHBA-Rusi.

Ndonëse Putini ishte kuadër i KGB-së ruse, dhe me vonë ky i fundit kishte marr një post udhëheqës në pushtetin lokal, si ndihmës i kryetarit të bashkisë së St Petresburg në Rusi.

Duke e ditur se Rusia është hapur për bashkëpunim, presidenti Xh.W.Bush e kishte kuptuar këtë momentum politik dhe me pas e kishte kapur atë si opsion të bashkëpunimit Ruso Amerikan, në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar, në pakësimin dhe reduktimin e armëve bërthamore, në mbajtjen e paqes në konfliktin Izrael Palestinë, si dhe në arritjen e një marrëveshje historike Kosovë Serbi, për të cilën çështje ende nuk janë pajtuar SHBA dhe Rusia.

Dikur gjatë Luftës së Ftohët ish Bashkimi Sovjetik, BRSS-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA, e luanin lojën me shumë shumë 0, në kuptimin që fitorja e njërës palë në një pjesë të botës sa i përket influencës dhe lidershipit konsiderohej dobësim dhe humbje për palën tjetër, ndërsa që nga 11 Shtatori i 2001-es, tanimë kjo teori si duket ka rënë nga loja, dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy shteteve të mëdha me ndikim në gjeopolitikën botërore, do të avancohet ma tej.

Siç e kishte thënë më parë njohsi i shkëlqyer i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ish Sekretari i shtetit në SHBA Henry Kissinger, se Marrëdhëniet Amerikane –Evropiane-Ruse duhet të përballojnë katër sfida bazë :

- Marrëdhëniet duhet të ngrihen nga një nivel psikologjik në atë politik, pra nëse i shikojmë në aspektin e dioptrisë analitike dhe krahasuese i bie se ato marrëdhënie apo thënë më saktë ato raporte, nuk mund të varen nga marrëdhëniet personale të udhëheqësve Rus dhe Amerikan. Ky bashkëpunim duhet zgjerohet e sidomos në ndalimin dhe kufizimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe atyre nuklerare, por për tu arritur kjo kërkohet punë dhe angazhim i thellë i dyja vendeve si SHBA-së, po ashtu edhe i Rusisë, duke e sanksionuar çdo shtet i cili dëshiron të konkurroj në krijimin e armëve të reja bërthamore, sikurse Irani dhe Koreja e Veriut.

-Në fushën politike, nevojat e së sotmes nuk duhet të mbulohen me shpresat për të ardhmen, pra veçanërisht ruajtjen e raporteve me Evropën përmes aleancës së NATO-s, si linja e vetëme zyrtare e raporteve në mes dy fuçive, por këtu s’duhet përjashtuar edhe Kinën, Japoninë dhe Izraelin. Amerika s’mund të taktizoj asnjëherë me ndonjë politik momentale kur vihen në pyetje interesat e saj, dhe aleateve te vet.

-Rusia do të kërkojë që të ruaj influencën e vet në rajonet e një rëndësie gjeopolitike dhe historike për të dhe kjo duhet jetë bazë për ndërtimin e raporteve të reja Amerikano-Ruse, duke mos lanë anash edhe raportet e reja të mira me Kinën dhe Korenë e Veriut;

Pra, siç mund të konkludojmë nga ajo që pamë me lartë se Amerika ka nevojë për një politikë të jashtme të zgjuar e thotë Sekretari i shtetit amerikan H.Kissinger, duke i bërë shtet e tjera sikurse Kina dhe Rusia më shumë të përfitojnë nga bashkëpunimi me Amerikën sesa të humbin, politikisht, ekonomikisht, dhe diplomatikisht them unë.

Gjithashtu, një çështje që ka qenë e ndërlidhur me interesat SHBA-Rusi ka qenë edhe statusi i pa zgjidhur i Kosovës, i cili ka rrjedhën e vet nga pas lufta e vitit 1999, kur forcat e NATO-së, kanë hyrë në Kosovë në bazë të mandatit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së, i cili është në kundërshtim me aspiratat e popullit shqiptar, për autonomi, sepse dihet që ata kishin rezistuar paqësisht dhe luftuar me pas për pavarësi nga Jugosllavia shtypëse. Megjithatë, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më vonë, në shkurtin e 2008-es, dhe ishte njohur deri më tani nga më shumë se 115 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, kurse tani mbetet që dy vendet Kosovë Serbi të shkojnë drejt normalizimin të plotë të marrëdhënieve të tyre, me një marrëveshje jo të lehtë historike e cila do të dërgonte dyja vendet në njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Koha se kur do të vendosim të hyjmë në këto negociata është rëndësi jetike për diplomacinë kosovare dje, sot, apo nesër; Dhe për të ardhur deri te zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje rreth pranimit të Kosovës nga Serbia fqinje, konsideroj se ka dy mënyra :

-Ulëja në bisedime e përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës dhe arritja e një marrëveshje dy paleshe për njohje të ndërsjellt, nën mbikëqyrjen amerikane, dhe evropiane pas konsolidimit të institucioneve të BE-së, të dala nga zgjedhjet e fundit të 2019-es, si dhe

-Një rrugë tjetër mund të ishte thirrja e një Konference Ndërkombëtare nga Perëndimi, dhe të tjerët, lidhur me ofrimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e bisedimeve, ku me pas Konferenca do ti jepte edhe garancitë për arritjen e marrëveshjes, nga të dyja palët në negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat