Regjimi i “Rilindjes” Socialiste

Opinione

Regjimi i “Rilindjes” Socialiste

Nga: Skender Kapiti Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:25
Skender Kapiti

Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet në vitin 2013, në mënyrë të merituar. Por Kryeministri Rama e shfrytëzoi këtë fitore dhe besim që populli i dha Partisë Socialiste duke e kapur dhe privatizuar PS-në së pari, më pastaj edhe pushtetin, qeverisjen dhe shtetin, duke montuar një regjim mafio-korruptiv, kriminal dhe droge. PS u kap nga ashtuquajtura Rilindje, nga ekipi besnik i kryetarit Rama dhe realisht u asgjësua funksionimi i PS-së si organizatë politike. Në këto vite nuk ka qeverisur as Partia Socialiste dhe as E Majta por klani personal i Ramës, “Rama-Rilindja”.

Por koston politike do ta paguajë Partia Socialiste pasi ajo u atrofizua politikisht dhe nuk qe në gjëndje të rezistojë dhe as të kundërshtojë revanshin e Rilindasve, të pushtetit korruptiv e të kriminalizuar të saj.Rilindja doli nga Partia Socialiste dhe në histori tashmë ka hyrë si Regjim i Rilindjes Socialiste ashtu sikurse edhe ishregjimi i Partisë Komuniste Shqiptare ka mbetur në Histori si ish Regjimi Komunist.

Në Shqipëri populli demokrat dhe institucionet demokratike, opozita politike demokratike Partia Demokratike dhe aleatët e saj si dhe Presidenti i Republikës po rezistojnë kundër këtij regjimi, dhe populli proteston për largimin e këtij regjimi me zgjedhje të reja demokratike, të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike.Këtij regjimi tashmë i është faturuar edhe shitblerje e votës e cila mundësoi që Rilindja e fitoi pushtetin edhe në vitin 2017. Kjo është edhe arsyeja e protestave popullore të opozitës dhe c’dkretimi i zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019 nga Presidenti i Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat