Fundi i opozitës lojale në Beograd

Opinione

Fundi i opozitës lojale në Beograd

Nga: Fadil Lepaja Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:56
Fadil Lepaja

Presidentit Vuçiç po i del situata nga duartë. Kjo po u ndodhë edhe sundimtarëve tjerë, autoritar, nëpër Bllkan. Temat e mëdha nacionale me të cilat i mbanin peng qytetarët e kanë humbur fuqinë e dopingut. Nuk po arrinë të riorganizojë një opozitë lojale. Paknaqësia qytetare ka dalur nga kanalet tradicionale, mbledhëse, të cilat e mbanin gjithçka nën kontrollë dhe po rrebelohet pa ndonjë program apo ideologji.

Në Beograd, Tiranë, dhe Prishtinë, pra, po vlojnë protestat. Nejse, në Prishtinë, ende jo.  Nuk ka kush. Nuk ka të paknaqur. Të gjithë janë bërë pjesë e kulaqit. Ata të protestave ose janë shpër(nda) nëpër parti, ose kanë hyrë në qeveri. Në Beograd e Tiranë, ndërkohë po vlojnë protestat. Demokracia është bërë jofunksionale, sistemi shumartiak nuk përfaqëson dallimet, është korruptue. Pozita e opozita janë bërë njejt,me program e me veprim. Dallojnë vetëm liderët që shahen mes vete, dhe kërcnohen. Kjo e argëton masën nëpër media. Dallimet mes partive janë dallime kulturore, ose rruga jetësore e liderve të tyre.

Pjestari i një partie të opozites, lehtë mund të bëhet pjesetar i pozites, e mos me e vrejt kush dallimin.  Në zgjedhje nuk ka zgjedhje, e as zgjidhje për problemet kryesore të qytetarëve. Deputeti nuk e përfaqëson më qytetarin. Sistemi shumëpartiak, i reduktuar më heret,  nuk është më as duopol. Është monopol. Pozita dhe opozita përfqësojnë klane të interesave të njejta, strukturohen në parlament sipas nevojës, ndërkohë  që  qytetarët janë shndërruar në argat të politikës. Rregulla pareto, ku me 20% qeveriset 80% e qytetarve që figurojnë në lista zgjedhore, është aplikuar plotësisht. Aq më tepër që me 20%, sundon një grup krejtësisht i vogël, i cili është mbi ligjin dhe institucionet. E qytetarët? Një pjesë e madhe janë ikë jashtë, një pjesë janë të dëshpruar në politikë, tjerët nuk kanë kohë.

Kështu, duke u nisur nga qetësia verore që mbretëron në Prishtinë, njeriu mund të mashtrohet se nuk ka protesta. E vetmja pyetje që mundet me i lidhë këta tre emra (krye)qytetesh në një fjali është ajo se “përse nuk ka protesta edhe në Prishtinë?! I kemi punët mirë ne në Prishtinë? Funksionon shteti ligjor ? Funksionon ekonomia? Janë të kënaqur qytetarët që  e lëshojnë  Kosovën sapo të u jepet rasti, sapo gjejnë një vrimë në bllokadën e hekurt nga kontinenti? A mundet në Kosovë të ndërtohet një program qeverisës nga poshtë? A mund të rindërtohet demokracija duke e bërë vërtetë sovran qytetarin dhe duke tejkaluar sistemin e instaluar? Fronti Qytetar është një lule paqësore që mbinë jasht sistemit dhe rritet për të reformuar sistemin, për tu bërë bimë shëruese për demokracinë jo autoktone si do të thoshte dikur Ukshin Hoti.

Në  Serbi, qe sa muaj ka filluar një lëvizje qytetare, ngjashëm me atë në Shqipëri, veçse me dallim se artikulimi i saj në Sërbi ka shkuar një hap më tutje. Madje edhe karakteri i tyre dallon. Rrebelimi në Shqipëri është brenda sistemi, ndërkohë që përpjekja serbe premton një zgjidhje paqësore, jashtë sistemit të korruptuar. Marrëveshja me qytetarët, është instrumenti politik i kësaj lëvizjeje “Fronti Qytetar” , ku subjekte dhe individ, po i bashkohën këtij projekti, kësaj lëvizjeje, duke ikur nga çështjet e mëdha nacionale dhe duke u nisur nga interesat dhe interesimet e drejtpërdrejta të qytetarëve. Në fakt, Ideja fillestare , e cila po artikulohet , është se edhe opozita është pjesë e sistemit të korruptuar, që shërben një grup njerëzish, sipas rregullit shumë të pasur ose me shumë fuqi, që i bie njëjtë. Ndërrimi pozitë opozitë, ndërron vetëm emrat dhe nuk paraqet ndërrim të vërtetë në Serbi as në Shqipëri mbase.

Luftimi i krimit, korrupsionit që sundon në shoqërinë serbe, dhe jo vetëm atë, bëhet me mjete të shekullit të kaluar, dhe ideologjitë janë treguar jofunksionale për me e ndrrue sistemin, gjendjen. Në një vend ku e majta dhe e djathta qeverisin bashkë, për interesat e një grupi njerëzish tregon, shkallën e degjenerimit të sistemit dhe ideologjisë së tyre.

Pra, ky front, i cili nga mediat po shihen si opcioni i tretë,  është duke u ndërtuar nga poshtë lart. Për herë të parë, po tentohet të ndërtohet një strukturë, mbi interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe të riparohet demokracija e korruptuar, duke e rivendosur linjën kyqe të demokracisë, atë tëpërfaqësimit të interesave të qytetarve, përmes përfaqësuesve në parlament.

Marrëveshja me Qytetarët , u nxorr si instrument përmes së cilit partitë politike, apo organizatat do të rilidheshin me qytetarin , dhe do të rindërtonin sistemin përmes përqimit të vullnetit qytetar. Tendenca që “Lidhja për Serbinë” të bashkohet Frontit Qytetar me degë anembanë Serbisë, premton mundësinë e rindërtimit të sistemit përmes një bashkimi të qytetarisë dhe nacionalizmit demokratik mendojnë në Serbi.

Çfarë po ndodhë, e re, në Beograd? Fronti qytetar është risia e vetme, e cila pa parti politike vështirë se mund të funksionoj me sistemin zgjedhor aktual. Liderët e rinjë lokal dhe më vonë nacional të kësaj lëvizjeje do të detyrohen të bashkëpunojnë me bizneset e mëdha, të rregulta dhe të riformulojnë parimet e këtij bashkëpunimi. Mardhanja e shëndetshme , të rregulluara me ligje, në relacionin qytetarët- bizneset e ligjshme, janë baza e demokracisë stabile.

Pra, pse opozita sado ekstreme që të jetë, nuk ofron alternativë, në vendet e Ballkanit? Sepse ajo është ndërtuar nga i njejti grup i interesave sikurse edhe pozita. Lufta pozitë opozitë në Ballkan është luftë klanesh, jo interesash shoqërore.

E si legjitimohet opozita në Serbi?Me të njejtin modelsi edhe te ne.

Kë e sulmon presidenti në Serbi, në profilin e tij në facebook, ose nëpër debate televizive, apo intervista,  ai konsiderohet opozitë. Me kundërshtarët e vërtetë sistemor, ai nuk merret hiç, as që i përmend. Kjo kur ke parasyshë faktin se mediat janë pronë e të njejtit grup, se mediat publike drejtohen nga servilët e tyre, atëherë është e qartë formula e krijimit të opozitës dhe liderve opozitar sipas interesave të “sofrës së parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat