Për inat të Sali Berishës, ata që shtiren sikur duan të bashkojnë kombin, ndajnë medalje në Tiranë

Opinione

Për inat të Sali Berishës, ata që shtiren sikur duan të bashkojnë kombin, ndajnë medalje në Tiranë

Nga: Amadeo Llesh Marashi Dukagjini Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:32
Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova

Ndërsa nga medalje - prodhuesi... anashkalohen kater personalitete më të mëdha të kombit gjatë dekadës së viteve 1990-të, siç kanë qenë: Ibrahim Rugova, Sali Berisha, Rexhep Qosja dhe Azem Hajdari.

Ata që shesin propogandë fallso se sikur po duan që të bashkojnë kombin, pikërisht ata e kthyen ambasadën e Kosovës në Tiranë në shpërndarse dekorimesh për gjoja "ata që i kanë kontribuar luftës për çlirimin e Kosovës".

Ndërsa injoruan protogonistët kryesorë që kanë luajtur një rol të pazëvëndësueshem në ndihmë të luftës për çlirimin e Kosovës.

Luftë e cila u zhvillua në të gjitha trojet shqiptare, ku të gjithë shqiptarët jetuan, ndjenë dhe vepruan me shpirt e me mëndje, në ndihmë të çlirimit të Kosovës nga okupatori sllavo serb.

Ashtu siç ndihmuan forcat e Natos, si dhe shumë liridashës e patriotë të vendeve të perendimit, shtetas të huaj, përveç emigrantëve shqiptar, të cilët u bashkuan me trupat çlirimtare në tokën e Kosovës dhe luftuan deri në ditën e çlirimit.

Nuk ka diskutim kontributi dhe ndihma e shqiptarëve për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, por nuk është e drejtë që të ndahen kontribuesit duke ua mohuar veprimtarinë atdhetare një pjese të madhe, ndërsa duke u dhënë dekorata disa të tjerëve që jo vetëm nuk kanë dhënë kontribute për çlirimin e Kosovës, por ata kanë nxjerrë dhe pengesa e telashe të mëdha  ndaj Kosovarëve të dëbuar nga Kosova.

E janë pikërisht ata ish pushtetarë, si pjesë e politikës së Tiranës në atë kohë, politikanë të Tiranës që kanë urdhëruar që Kosovarët, pra shqiptarët e Kosovës, të lejohen për të hyrë në Shqipëri vetëm me status Azilantësh.

Dhe i kanë detyruar karvanet e shqiptarëve të Kosovës, që në ditët e para, të presin në radhë, jashtë në shi e të ftohtë, në Kukës dhe Tropojë për tu paisur me kartë Azilanti të Shqipërisë, ashtu siç kishin urdhëruar Majkot e Gjinushët apo Nanosët e qeverisë...!

Mirpo populli shqiptar i Shqipërisë e injorojë atë urdhër të qeveritarëve të Tiranës së asajë kohe, dhe hapen dyert e zemrat duke i marrë vllezërit shqiptar nga Kosova në shtepiat e tyre, në vatrat e tyre, duke i trajtuar si familjarë, në kundërshtim me urdhrat e qeveritarëve të Shikut, apo ministrive të tjera, si, Klosi, Majko, Nano apo Gjinushi, ish zyrtar që për çudi u dekoruan nga Presidenca e Kosovës, për gjoja "kontribute" për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa Gjinushi e të tjerë, sot, morën medalje nga Presidenti i Kosovës, si gjoja "konreibues" në luftën për çlirimin e Kosovës.

Kurse u anashkaluan dy figurat më të njohura të asajë kohe në Shqipëri, të cilët në vitin 1990-të e kanë ngritur çeshtjen e çlirimit të Kosovës në të gjitha diplomacitë nderkombëtare, si dhe kanë dhënë kontribute tejet të fuqishme në çdo ditë të kohës së luftës në Kosovë, me takime diplomatike të vazhdueshme, kundër serbisë, si dhe me inkurajimin e popullit shqiptar për rezistencë.

E ata që u anashkaluan ishin Sali Berisha dhe Azem Hajdari, por dhe shumë të tjerë zëra të fuqishëm tek të cilët shqiptarët e Kosovës merrnin forcë dhe shpresë për qëndresë.

Zëri dhe fjala e Sali Berishës si dhe i Azem Hajdarit, në atë kohë lufte, ishin zërat e shpresës dhe të guximit për qëndresë, zëra që i forcuan shqiptarët, siç ishin zëri i Ibrahim Rugovës, Rexhep Qoses apo i Adem Demaçit, zëra që frymzonin shpresë trimëri dhe urtësi.

Të ndash medalje në Tiranë për gjoja kontribues të çlirimit të Kosovës, medalje për inat të Sali Berishës, duke i injoruar kontributet e ti si dhe të shumë personaliteteve të tjera shqiptare,  dhe në anën tjetër të shesësh pordhë për patriotizma apo për bashkim trojesh shqiptare, është një hipokrizi që i vjen era e rëndë mijra km larg... sa dhe bota sheh e dëgjon e tallet me pseudo-politikanët arrogant shqiptar, të cilët fyejnë njerzit që vërtetë dhanë kontribute të mëdha për lutën për çlirimin e Kosovës.

Sali Berisha ka bërë gabime gjatë qeverisjeve të ti, sepse ka patur ministra të korruptuar, ministra të cilët i krijuan dhe tragjedinë në ngjarjet e 21 Janarit në Tiranë, gabime për të cilat është kritikuar dhe ka humbur dhe zgjedhjet,  por statusin e tij si ish President i Shqipërisë si dhe ish Kryeministër i vëndit nuk ja heq dot asnjeri në botë!

Siç nuk ja mohon dot askush zërin e ti, qëndrimet dhe vendimet e ti, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë si kontribute për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb...!

Do të jenë Historianët e vërtetë të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe dy Akademitë e shkencave të dy shteteve, ato të cilat do të duhej të merreshin me vlersimin e çdo personaliteti shqiptar, duke studiuar në detaje kontributet që ka dhënë secili në luftën për çlirimin e Kosovës.

E pasi ato vlersime të bëhen nga krerë të shkencës dhe historisë, pasandaj do të ishte e mundur që cilido president i Kosovës të ndante medalie për ato vlersime, duke i dhënë në ambjentet e Presidencës së Kosovës, e jo në koridoret e ambasadave, pasi ambasadat nuk janë Presidenca të shtetit.

Mirpo kur gjërat bëhen për inat të Sali Berishës,  dalin sa qesharake, por po dhe aq hipokrite ndaj kombit, ndaj popullit shqiptar, andej e këndej drinave...!

Le të shpresojmë që në vitet e ardhme do të vinë burra e gra fisnikë në krye të Presidencave  shqiptare, si në Kosovë dhe në Shqipëri, të cilët do të japin medalje e dekorime vetem në saje të studimeve shkencore, si dhe historike, studime  të njerzëve kompetentë të kombit, e nuk do të anashkalohen më, as Sali Berisha por as Azem Hajdari, as Ibrahim Rugova dhe as Rexhep Qosja,  si krerët më të njohur të kombit në dekadën e viteve 1990-të.

Krerë të cilët i ruan në kujtesë populli shqiptar si kontribuesit më të mdhenjë në mbajtjen lart të moralit të popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës.

Dashurinë dhe nderimin e popullit të Kosovës për Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, Rexhep Qosen dhe Azem Hajdarin, për kontributet që ata kanë dhënë për çlirimin e Kosovës, nuk do të munden kurrë në jetë ta fshijnë inatqarët socialkomunistë as në Prishtinë por as në Tiranë, sado që të kapin pushtet me Lekë droge e bandash kriminale...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat