Do çmendet Daçiqi, nga lopa dëmtore do e pësojë viçi - Bota Sot
Do çmendet Daçiqi, nga lopa dëmtore do e pësojë viçi

Opinione

Do çmendet Daçiqi, nga lopa dëmtore do e pësojë viçi

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 qershor 2019 Në ora: 12:58
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, do të çmendet, sikur të mos e kishte braktisur ndjenja morale deri në këtë pikë, dhe kurrë më parë ky njeri nuk ka rënë më poshtë nga opinionet njerëzore dhe këtë ndjesi ia shtoi edhe këshilltari malazez në Ambasadën e Malit të Zi në Akara, z.Z.M, duke thënë se, duhet djegur Tempullin e Krishtit në Podgoricë dhe “gjithë bagëtinë atje”.

Dekleratën e këshilltarit malazez, Daçiqi e quajti të turpshme dhe të çfrenuar, sepse përveq se kjo fjalë ishte shumë provokuese dhe fyese për Kishën Ortodokse serbe dhe popullin e saj, e muar edhe opinionin, ndërsa Daçiqi dhe kolegët e tij e harruan dekleratën e asaj “çurës” së tyre, e cila u tha shqiptarëve “njerëz të malit”.

Përmbajtje të prekshme dhe ofendime të çfrenuara ishin edhe dekleratat e Daçiqit në Këshillin e OKB, në Njujork, të cilat ia drejtoj ambasadorës së Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ishte e përmbajtur dhe si një ambasadore e një shteti të ri u tregua shumë e përgaditur dhe komunikuese, duke mos rënë pre e një ministri arrogant, me ç’rast ishin në prani të OKB-së.

Gjithandej në Mal të Zi, edhe më herët, që nga pranimi i këtij vendi Kosovën shtet i pavarur shpalosen forma të ndryshme të akuzave dhe kercënimëve nga Kisha Ortodokse serbe në Mal të Zi, duke kërcënuar me jetë autoqefalinë malazeze dhe duke deklaruar se është e gatshme që tempujt e saj t’i mbrojë në çdo formë dhe aspekt...

Nuk është e çuditshme se pse do çmendet Daçiqi, sepse akoma nuk e ka kuptuar se nga “lopa dëmtore” mund ta pësojë viçi”, edhe pse dikur politika serbe dhe ajo malazeze ishin të njëjta për të eleminuar dhe trazuar shqiptarët , por njeriu nuk mbetët gjithherë primitiv, ashtu sikur ka mbetë politika e Serbisë dhe shumë politikaj të saj, duke mos iu shmangur të kaluarës.

Por, malazezët dhe politika e Mali Zi, u distacuan mjeshtërisht dhe logjikisht nga politika e Serbisë, dhe ky shtet dhe ky popull e ndryshuan strategjinë e tyre ndaj shqiptarëve, duke krijuar marrëdhënie bilaterale dhe duke e pranuar realitetin e ri dhe Kosovën shtet.

Nuk është e çuditshme pse do të çmendet Daçiqi dhe bashkëkriminelët tjerë, sepse çetësia e tyre nuk mund të paramendohet nga dënesja dhe vaji i fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm, të cilët do ti mbajnë të ngulitur gjithmonë në memorjen e tyre të çjerrur dhe ç’menduria është vetëm një simbol i një i përgjegjësie, që njerëzve të tillë u mbetët vetëm edhe një rrugë, që të bëjë vetëvrasje.

Daçiqit dhe llojit të tillë iu nda e gjithë “torishta” e Jugosllavisë titiste, me zemër fashiste, sikur iu nda Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, me çrast pritet të ndahet Sangjaku dhe Vojvodina, duke e lënë shtrigën Serbi në vetëminë e merituar.

Një artikull i tillë në rend të parë të mbetët një poerosi dhe mësim për Daçiqin dhe të tjerët për të ardhmën e breznive të reja, sepse duhet pasur parasysh që të respektohet çdo jetë njerëzore dhe të mos i lëndohet shpirti askujna.

Në rend të dytë, kriminelët dhe organizatorët e krimit të dënohen, ndërsa pasardhësit e tyre të ndjejnë keqardhje për krimet dhe gjenocidet e shkakëtuara ndaj njerëzve të pambrojtur, të cilët në kërkim të lirisë dhe mbrojtjen e tokave të veta, fashizmi serb për t’u hakmarrë i shkriu edhe në furra të hekurit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...