Intelektualët e marrëzisë - Bota Sot
Intelektualët e marrëzisë

Opinione

Intelektualët e marrëzisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:14
Sulejman Mehazi

Intelektualët nëpër ahenge partiake, qeveritare, universitare, e popullata në zbrazje të tokave shqiptare. 

Keni vënë re, sot, sa të heshtur e nuk e ngrenë zërin kundër partive shqiptare në pushtet, të gjithë ata shfrytëzuesit e jetës së mirë, të gjithë ata që ia kanë parë hajrin këtij pushtetit të prishur. Të gjithë ata që para se të vinte demokracia dhe Alia askund s’ishin, as shkolla të mesme s’kishin, e sot jo vetëm që kanë mbaruar fakultete, po sa me lehtësi i kanë marrë dhe titujt shkencore, ashtu rrjedhshëm pa pikë pengesash, tani punojnë këndshëm nëpër institucionet e ndryshme shtetërore e universitare, me rroga të majme e të lezetshme dhe pa një sekond sakrifice.

Keni vënë re, ata kurrë nuk merren me politikën defanzive, nënçmuese, poshtëruese, kurvërore të pushtetarëve shqiptarë, me politikën skandaloze të Ali Ahmetit e Musa Xhaferit, sepse frikohen mos t’i humbin benificionet e ëmbla që ua ka dhënë partia, po në anën tjetër keni vërejtur sa të mençur e patriotë bëhen këta intelektualët e marrëzisë për çështje të tjera dytësore e të pavlefshme ndaj kësaj situate amorfe e vdekjeprurëse. Po e dini ku është dallimi i këtyre intelektualëve të marrëzisë prej intelektualëve të Rilindjes Kombëtare? Dallimi është se ata për shkak të patriorizmit të sinqertë e të flaktë, për shkak të rreziqeve pushtetareske u larguan nga vendlindja për të vepruar lirshëm për çështjen kombëtare, kurse këta të marrëzisë rrinë afër prehërit të qeverisë; gjersa populli me të madhe shpërngulet e ikë për shkak kushteve të vështira jetësore në shtetet perëndimore.

O sa mirë me qenë shqiptar, intelektualët nëpër ahenge partiake, qeveritare, universitare, e popullata në zbrazje të tokave shqiptare. Keni vërejtur sesa të zëshëm e sa dashamirës janë ndaj shqiptarëve ortodoksë, bile bëhen më të flaktë se vet Manojllovskat dhe Sinadinovskat, a në anën tjetër me qindra mijëra, thuajse një milion shqiptarë për shkak të politikës shkatërruese kombëtare janë larguar nëpër shtetet e ndryshme perëndimore, situatë shumë më e trishtueshme se e shqiptarëve të ikur në Turqi dhe gjatë ish-jugosllavisë komuniste.

Keni vënë re sa të zëshëm ishin edhe ndaj të Shejtës Nënë Terezë, që e gjithë bota e di se është shqiptare, e këta intelektualët e marrëzisë me dinakëri në vend që ta ngrenë zërin për situatën politike katastrofike, po zihen me maqedonasit se ajo paskërka qenë shqiptare. Në vend që ta kritikojnë politikën amatoreske shqiptare, merren me kritika të kota lapidaresh, putash, fetare, turke, greke. Qesharake. Intelektualët e marrëzisë jo vetëm që gjenden kudo, po edhe janë kryesor në çdo institucione ekonomike, shëndetësore, juridike, universitare, akademike shtetërore. Lum ne shqiptarët me këta intelektualët e marrë të partive qeveritarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...