Proceset politike në Kosovë - Bota Sot
Proceset politike në Kosovë

Opinione

Proceset politike në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:28
Shpend Salihu

Siç është fakt më se i vërtetuar, nuk është barra e përgjegjësisë vetëm tek një subjekt ose individ në krye të shtetit për ngecjet dhe defektet e proceseve politike në Kosovë, por është barrë e përgjegjësisë kolektive të subjekteve parlamentare që marrin vendime, rekomandime, rezoluta dhe nxjerrin ose zvarrisin nxjerrjen e ligjeve ose proceseve parlamentare.

Etosi politik në një sistem politik, nënkupton mënyrën dhe shprehjen e proceseve parlamentare në shtet, duke patur kulturë të evokimit dhe shprehjes parlamentare, në bazë të argumenteve dhe provave të bazuara për ngjarjet dhe evenimentet shtetërore.

Sistemi politik si trung i proceseve politike në shtet ka mekanizmat e zbatimit dhe kontrollit parlamentar që të verifikojë mbarëvajtjen e proceseve parlamentare dhe politike në shtet.

Procesi politik është ecuria e rrjedhjeve politike duke përcaktuar sferën e interesit të subjektit të caktuar politik në shtet. Në rrethana tona e dimë se pavarësia jonë është e kushtëzuar e jo siç thuhet monitoruar pasiqë kemi ende në fuqi Rezolutën 1244 dhe ende nuk kemi shtrirje të plotë të sovranitetit shtetëror me vet prezencën e misionit ndërkombëtar në Kosovë, dhe se ende një pjesë të territorit nuk e kemi nën juridiksion të plotë shtetëror

Përkundër të gjitha defekteve parlamentare mos të harrojmë se komisionet parlamentare e kanë obligim mbikëqyrjen e proceseve parlamentare dhe dizajnimin e akteve të ndryshme ligjore dhe normative, por kur është në pyetje interesi shtetëror duhet të kemi konsensus të gjerë të spektrit politik që mos të kemi zvarritje të proceseve parlamentare dhe mos të destabilizohet shteti në tërësi.

Komisionet parlamentare dhe prokuroria e shtetit, duhet të mbikëqyrin seancat parlamentare se nëse ndonjë deputet përkundër imunitetit parlamentar, tejkalon kufijtë e shprehjes dhe bën kallëzim penal publik ndaj një individi ose subjekti të caktuar parlamentar, të hetohet nga prokuroria ai deputet të deponojë prova në prokurori dhe të iniciohet hetim penal. Foltorja e parlamentit nuk nënkupton vetëm sharje, ofendime dhe akuza por besueshmërinë dhe kredibilititetin e debatit parlamentar, që është një kulturë parlamentare që afirmon jo vetëm individin por edhe subjektin e caktuar parlamentar.

Po të ishte parlamenti i Kosovës funksional, do nxirrte Rezoluta për negociata me palën Serbe, Rezoluta për plotësimin e kritereve dhe negociatave me Parlamentin Europian për liberalizim të vizave etj, e jo vetëm të minohen dhe bllokohen proceset parlamentare në Shtet. Për fat të keq ne ende nuk kemi një platformë të qartë për negociata me palën Serbe se në çfarë kufij mund të bëjmë kompromis , sepse siç dihet në negociate dhe bisedime ndërshtetërore bëhen shpeshherë kompromise dhe koncensione të dhimbshme, për të cilat duhet të ketë platformë të qartë për negociata. Mos të harrojmë se në praktikën e proceseve ndërkombëtare janë bërë kompromise të dhimbshme me qëllim të pajtim të palëve ndërluftuese dhe me qëllim të gjetjes së një solucioni, ku askush nuk do të fitojë e as humbas kjo ndodhi me Tibetin, Hong Kongun, Kashmirin, Qipron, Bosnjën etj.

Që të kemi proces parlamentar të suksesshëm dhe negociata frytdhënëse duhet të bazohemi në real politik e cila për herë të parë u paraqit në Francë në kohën e Kardinalit Rishelje me parimin e tij raison d etat ose racionaliteti i shtetit , sepse real politika shprehë gjendjen objektive në shtet, gjersa ideal politika e Social Utopistëve të Henry Sen Simonit, Robert Ovenit dhe Sharl Furie si dhe ideal politika e Qeverisë së Vajmarit aspironin përsosshmërin e shtetit por dështuan në praktikë.]

Krejt kjo thuhet me qëllim që parlamenti i Kosovës, pavarësisht ndarjeve dhe përçarjeve të brendshme duhet të jetë më funksional si në rrafsh të brendshëm si atë ndërkombëtar, që duhet bërë shumë me qëllim të realizimit të Shqipërisë Etnike, sepse edhe ekspertët më eminent ndërkombëtar janë të vetëdijshëm që kompromiset janë ato që krijojnë diç më madhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...