Letër e hapur për Pirkko Turpeinen- Saari, politikane e Finlandës që e korruptoi Serbia

Opinione

Letër e hapur për Pirkko Turpeinen- Saari, politikane e Finlandës që e korruptoi Serbia

Nga: Rexhep Torte Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:37
Rexhep Torte

Për mëkatet ndaj shqiptarëve do Tju dënojë Zoti

Në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 19 qershor 2019 lexova informatën lidhur me  librin Tuaj me titull “Tre persona në histori”

Dekrlatrata   e Juaj se, “Gjermania është emëruesi i përbashkët i i Finlandës dhe Serbisë  në një kuptim politik. Ne kemi luftuar dy herë  për interesat e tyre. Në fund të këtyre dy luftërave ata na shkruan një histori – çfarë nuk ishte.

Masakra e Reçakut u përdor  me një gisht për të marë  një vendim për agresionin e NATO-s ndaj Serbisë.

Reçaku nuk është vetëm tragjedia e serbëve, por edhe turpi i Finlandës. Libri flet për  rrëzimin e qytetërimit evropian”, thuhet në fund të kësaj deklatare, duke shtuar se ky libër do të promovihet në shtator në Beograd.

Image

Zonja Turpeinen, mbiemri i juaj në gjuhën shqipe përkon me fjalën turp e turpësi. Me të vërtetë  është turp i madh dhe i  pafalshëm që Ju si  politikane finlandeze që pretendon ta quan veten edhe shkrimtare të  deklaroni kësi marrëzish.

Me këto botkuptime e mendime Tuaja Ju e turpëroni  fillimisht veten, pastaj Finlandën, Evropën dhe tërë Botën.

Serbia është shtet kriminal dhe serbët janë dëshmuar gjatë tërë historisë së Tyre se janë popull barbar, gjakpirës, i egër dhe jocivilizues.

Më duket e çuditshme se çfarë kodi etik njerëzor fshihet në mendjen dhe qenien Tuaj prej njeriu.

Si është e mundur që të viheni në mbrojtje dhe të bëheni avokate e popullit serb që edhe në fund shekullin e 20-ë Serbia nxiti dhe shkaktoi tre luftëra në ish Jugosllavi me  agresion gjenocidal në Kosovë, Kroaci e Bosnje dhe Hercegovinë, duke kryer krimet më mizore në historinë e njerëzimit, vetëm e vetëm për ti zgjeruar kufijtë e saj hegjemoniste.

Zonja Turpeinen, nuk keni aspak të drejtë Gjermaninë e sotme që është shembull i demokracisë në Evropë e në Botë, ta vendosni në një rafsh me Gjermaninë  naziste të Hitlerit.

Bëni mëkatin dhe turpin më të madh njerëzor kur përpiqeni ta minimizoni masakrën e Reçakut në Kosovë, e cila më në fund e zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike që mobilizoi NATO-n ta ndalojë gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ekzistojnë edhe 400 masakra tjera që serbët i kryen në Kosovë.

Sa për informim duhet ta dini se ekzistojmë mijëra fakte e dëshmi për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/1999.

Në Kosovë ushria serbe, paramilitarët serbë dhe policia serbe kryen afër 15 mijë vrasje e masakra, mes tyre edhe ndaj pleqve, grave dhe fëmijëve. Mes tyre edhe vrasjen e fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Në Kosovë ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë kryen 20 mijë dhunime të femrave shqiptare në mënyrën më makabëre, mizore e barbare që njeh historia e njerëzimit.

Si rezultat i krimeve srbe në Kosovë, mijëra gra shqiptare kanë mbetur të veja, dhe mijëra fëmijë kanë mbetur jetima.

Gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë u dogjën qindra mijëra shtëpi dhe më shumë se 1 milon shqiptarë u detyruan të marrin eksodin dhe të strehohen në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë ushtria serbë ka rrëmbyer edhe 1650 shqiptarë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Po Ju ërgoj ta lexoni vetëm një fragment mga rëfimet autentike në librin me titull  “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Zonja Turpeinen,veniani gishtin kokës dhe mendoni, po qe se u ndodhte Juve personalisht një gjë  e tillë, apo familjes Tuaj, apo popullit Tuaj, si do të reagonit dhe çfarë qëndrimi do të merrnit ndaj Serbisë për këto krime të kryera, sië bënë kriminelët serbë ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët nuk vajtën ne Beograd për ti vrarë serbët, por ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë erdhën në Kosovë dhe i kryen krimet e sipërpërmendura.

Shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Shqiptarët janë një nga populjt më të vjetër në Ballkan dhe Evropë dhe janë popull fisnik e paqedashës.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e  6-të nga Kaukazi, dhe fillimisht pas luftërave të përgjakshme janë vendosur në rrethinën e Beogradit të sotëm, që kanë qenë troje Ilire, pasardhësit e të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Zgjerimi i kufijve të Serbisë është bërë më së shumti duke i okupuar  trojet shqiptare me luftëra të të ashpra e të përgjakshme.

Për Tju bindur për këtë po Ju dërgoj faksimilin e hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihet qartë sa e vogël ka qenë Serbia në vitet e shënuara në brendi të kësaj harte, që është punuar nga vetë rusët, vellëzërit të një gjaku të serbëve.

Çdo njeri normal që mbron kriminelin llogaritet kriminel i dyfishtë.

Zonja Turpeinen, kujtojeni Zotin dhe mos bëni mëkate ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, se nuk do të mbeteni gjithmonë  kështu e re dhe e shëndetshme.

Çdo mëkat njeriu e paguan në këtë jetë, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se mbi bazën e mëkateve dhe punëve të liga, njeriu në botën tjetër e ka vendin në vuajtjet e xhehenemit.

Logjika e të menduarit na jep të kuptojmë se Serbia Ju ka korruptuar për një shumë të madhe parashë që ta mendoni dhe shkruani një libër të këtillë gënjeshtar e skandaloz.

Mendoni  me mendje të kthjellët dhe digjeni e asgjësojeni këtë  libër kiminal që nuk i vyn as dreqit e jo më njeriut, e që mendoni ta promovoni  në shtator në Beograd.

Ndryshe nuk do të mund  të shpëtoni  nga mëkatet dhe Zoti, para të cilit të gjithë njerëzit do të përgjigjen dhe do të japin llogari për veprimet e liga që i kanë bërë në këtë jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat