A do ta falë perëndimi vjedhjen e votës?

Opinione

A do ta falë perëndimi vjedhjen e votës?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:55
Sherif Ramabaja

Shtetet perëndimore janë ato që më së shumti e çmojnë votën e lirë në zgjedhje. Kjo ceremoni demokratike e tyre, përsëritet në çdo katër vjet dhe është si e shenjtë. Ata e kanë përsosur sistemin kompjutorik të numërimit, që posa të mbyllen kutitë e votimit, brenda disa minutash jepen rezultatet e para. Këto momente, partitë i presin me interesim për ta parë bilancin e tyre. Askush nuk i kontetston rezultatet, ngaqë nuk mund ta marrin me mend që të dikush mund t´i manipuloj ato. Në fakt po t´i shkoi dikujt mendja që ta bëjë një gjë të tillë, do ta marr denimin e merituar, sepse është në pyetje ardhmëria e vendit.

Gazeta gjermane “Bild “ qe disa ditë rradhazi, në vazhdime, po dëshmon me faktet e paraqitura për vjedhjen e votës nga politikanët e Partisë Socialiste. Kryeministri Rama që është urdhëruesi i një kampanje të tillë të krimit, vjell vrerë kundër presidentit Meta, duke e kercnuar me shkarkim. Ai kërcënon opozitën dhe protestuesit. Gazetarin e “Bildit” e anatemon me hudhjen e tij në gjygj. Kjo tragjikomedi mund të luhet vetëm në vendet ballkanike, sepse në perëndim të anatemuarit me ballafaqimin e fakteve, do të largoheshin kokëulur nga skena politike, për të mos i parë kush, për turpin e bërë. Organet e drejtësisë do të kishin filluar nga puna sa hapë e mbyllë sytë dhe opinioni do të ishte informuar për ecurinë e hetimeve, shkallën e kriminalitetit dhe zbulimin e së vërtetës. Shqiptarët gjithnjë kanë dyshuar në vjedhjen e votës së tyre, po dëshmitë  nuk janë ofruar asnjëherë si tash. Pra e gjithë kjo është e dhimbëshme, e pafalshme dhe një krim mbi një popull të vuajtur e liridashës. Edhe më e dhimshme është kur të inkriminuarit dhe përfaqësuesit e krimit të ballafaquar me fakte para tërë popullit, e marrin rolin e viktimës. Ata të cilët i kanë kapur të tëra institucionet e shtetit e mbrojnë krimin e tyre deri në skajshmëri. Për të mbetur në pushtet e kanë polarizuar shoqërinë shqiptare, sa që janë në gjendje ta ndezin edhe  luftën vëllavrasëse, vetem që ta ruajnë pozitën e tyre. Situata gjithnjë po shkon drejt konfrontimit. Presidenti i vendit, ka mbetur vetëm si figurë dekorative, pa kurrfare ndikimi, pasi që kryeministri Rama i kontrollon të gjitha institucionet. Policia e shtetit është në pat pozicion. Po i zbatuan urdhërat duhet të përdorin dhunë ndaj atyre që e kundërshtonë qeverinë e Ramës. Duke i zbatuar urdhërat, për te cilat  janë  të obliguar me ligj, vëhen në mbrojtje të krimit. Po të tregojnë padëgjueshmëri, duhet të llogarisin  në konsekuenca. Nëse gjendje vjen duke u përshkallëzuar, për të cilën angazhohet kryeministri Rama, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta mbroj karrikën e vetë, do t´i mbush burgjet me “armiq” të popullit. Deri kur do ta toleroi perëndimi një gjendje të tillë nuk dihet, po me siguri nuk do të reagoi derisa gjendja të eskaloi, apo derisa krejtësisht të shpërthej. Në perëndim gjithnjë pritet që palët vetë t´i zgjidhin problemet, po ata nuk mund ta marrin me mend që dikush e fundos shtetin, vetëm për ta mbrojtur interesin personal.

Gazeta gjermane “ Bild “ është gazetë bulevardeske me tirazhin më të madh në Gjermani. Kjo gazetë i dedikohet lexuesve të shtresave të mesme, po është gazetë e çmuar dhe e respektuar në Gjermani. Shpesh ndodh që televeizioni shtetëror gjerman i dedikohet burimit të saj dhe lajmi pas pak kohe vërtetohet të jetë i sakt. Pra edhe pse kjo është gazetë bulevardeske lufton për reputacion, të vërtetën dhe emër në shoqërinë gjermane. Gazeta si e tillë çfarë është, nuk bie në grackë që të dezinformoi lexuesin apo opinionin e vetë, sepse e humb besushmërinë për të cilën lufton. Me bindje të plotë, çdo politikan, parti politike dhe institucion gjerman i beson “Bildit “ për faktet që po i prezenton mbi Shqipërinë. Është vetëm kryeministri Rama dhe partia e tij që e kërcënojnë gazetarin e kësaj gazete me gjyq, sepse po ua zbulon të vërtetën, lidhjen me krimin.

Partitë opozitare, shoqëria civile dhe masat e popullit, duhet të kërkojnë përgjegjësi, që vota e popullit ta ketë tretmanin si në perendim, të jetë e shenjtë, po vetëm duke e mbrojtur shtetin, pronën dhe institucionet e shtetit. Vetëm kështu dëshmon se e çmon votën për të cilën vendet demokratike luftojnë. Kaos, dhunë dhe konfrontim kërkojnë vetëm ata që janë të lidhur me krimin, për ta ruajtur pushtetin. Të mos u japim material atyre që kërkojnë dhunë, po ta bindim perëndimin që t´i shpejtoi aksionet për t´i bllokuar të inkriminuarit dhe të sillen para drejtësisë për dëmin që ia kan shkaktuar, shtetit dhe popullit. Kryeministri Rama të mendoi me kokë, dhe ta paraqes zgjidhjen, duke shpallur zgjedhjet nacionale të parakohshme. Mos të bie nën ndikimin e personave që ia rrahin supet, për t´i ruajtur privilegjet e tyre. Ai e ka mundësinë që t´i frenoi gjërat, që shqiptarët mos të zhyten në kaos dhe përplasje. Të jetë i arsyeshëm për të mirën e gjith kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat