Informacioni dhe vërtetësia e informacionit

Opinione

Informacioni dhe vërtetësia e informacionit

Nga: Shpend Salihu Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:35
Shpend Salihu

Sç dihet informacioni është burim i të dhënave për një ngjarje ose eveniment të caktuar, dhe duhet vërtetuar saktësia e tij. Marrja e informacionit dhe besueshmëria e tij, janë kritere për objektivitetin ose subjektivitetin e tij, nëse informacioni është i saktë atëherë kemi perceptim objektiv gjersa nëse informacioni është i përsëritshëm ose i rrejshëm kemi të bëjmë me dezinformin ose kontra propagandë  e cila e cenon interesin e personit ose subjektit të caktuar qoftë politik, ekonomik, biznesor etj.

Analistët që merren me përpunimin, filtrimin, administrimin dhe analizimin e informacioneve duhet të kenë qasje proaktive dhe objektive gjatë trajtimit të informatave të marra si në sferën politike, ekonomike, biznesore të marketingut e ushtarake etj, sepse mund të dëmtojnë imazhin e subjektit që përfaqësojnë. Këta analist nuk duhet të përfaqësojnë vetëm interesin e organizatës që përfaqësojnë por duhet të gjejnë defektet dhe mangësitë e asaj organizate dhe të ofrojnë alternativa programore për tejkalimin e situatës në të cilën vije ai informacion.

Opinioni publik që të ketë një pasqyrë reale për gjendjen socio-ekonomike dhe politike, në shtet duhet të ketë qasje në burime të sakta informacioni, e ato do të ndikonin në rrjedhën e proceseve socio-politike dhe ekonomike në shtet si dhe në vetëdijesimin e masave të gjera popullore se në çfarë pozicioni ndodhemi dhe ku po shkojmë në të ardhmen??? A jemi shtet serioz, ku çalojmë dhe çfarë na duhet të tejkalojmë situatën e krizës si në rrafsh të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar, si dhe si mund të rregullojmë mirëqenien e qytetarëve.

Opinionit duhet gjithashtu të i shpjegohet se pos akterëve dhe aleatëve ndërkombëtar sikurse SHBA dhe BE, Kosova duhet të konsolidojë marrëdhëniet edhe me shtete sikur Rusia e Kina, sepse janë akterë që ndikojnë në sferën ndërkombëtare për shumë arsye, një pse kanë shumë mallra dhe investime kapitale në Kosovë e dyta se kanë peshë të madhe në aderimin e Kosovës në OKB, dhe e treta se mund të na minojnë në shumë mekanizma të OKB-së andaj nuk mund të anashkalohen e as injorohen por duhet trajtuar me kujdes sepse është interes i Kosovës aderimi në Interpol, UNESCO etj e këto aspirata nëse kemi probleme me Rusë dhe Kinezë bëhen të pamundshme të realizohen andaj është obligim parësor sidomos i analistëve politik, të sigurisë dhe ekonomik që për këto rrethana dhe procese të mirë informojnë opinionin publik, sepse në të kundërtën rritet sentimenti negativ i masave ndaj Rusëve e Kinezëve e kjo do e përkeqësonte pozicionin e Kosovës në rrafsh të brendshëm sa i përket investimeve të mëdha që kemi Ruso- Kineze e edhe në rrafsh ndërkombëtar zvarritja e procesit të aderimit të Kosovës në OKB dhe mekanizmat mbështetës të saj.

Informacioni i rrejshëm ose i pjesërishëm mbi këto çështje e manipulon opinionin publik dhe e dezorienton drejt një qasje të vërtet mbi rrethanat aktuale në shtet andaj duhet të kemi kujdes gjatë trajtimit të shumë proceseve dhe fenomeneve sesi e informojmë opinionin publik sepse siç e potencova krijohet sentimenti negativ i cili i përkeqëson relatat në shtet.

Është obligim moral dhe qytetar që analistët të jenë objektiv dhe mos të anojnë nga një subjekt i caktuar politik ose interes i një grupi të interesit ndërkombëtar por të bëjnë perceptim objektiv të gjendjes faktike dhe të servojnë këto informacione, konform interesave të opinionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat