Jo Ramush Haradinaj & Co, s'kemi Atdhe me falë!

Opinione

Jo Ramush Haradinaj & Co, s'kemi Atdhe me falë!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 21 qershor 2019 Në ora: 09:50
Takimi në Berlin

Propozimi Gjerman & Francez për zgjidhjën e problemit të Kosovës, dhe t'cilin sipas burimeve diplomatike, veq e ka pranuar Kryeministri Haradinaj:

Kosova t'pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me komptetenca ekzekutive, ose komptenca plus siq e quajnë n'zhargonin politik, dhe pa qenë e detyruar t'a njoh Kosovën dhe pavarësinë e saj, që nënkupton edhe jo-nevojën për mardhënje diplomatike. - E gjithë kjo, n'kompenzim të se ashtuquatures; Marveshje përfundimtare me Serbinë...!

Urojmë t'mos jet e vertetë, por ...!?

N'vlerësimin tim dhe besoj të shumicës absolute të qytatarëve shumicë të Kosovës, dhe gjithë shqiptarëve n'gjeografinë politike, ky kompromis bërë Serbisë nga Kryeministri Haradinaj, në emër të Institucionëve dhe qytetarëve të Republikës, është në kundershtim me germën dhe frymën e Kushtetutës, dhe si e tillë, është shkelje flagrante e saj : -Parimi unitar i Republikës së Kosovës dhe pushteti qendror n'gjithë teritorin, - Cenimi serioz i funksionimit dhe ushtrimit të sovranitetit n'gjithë teritorin, si dhe - Rrezikimi i terësisë teritoriale (integritetit të shtetit) si pasoj e pushtetit të tretë-ekzekutiv të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Një kompromis i tillë ; i dëmshëm & rrezikshëm për vendin, është:

Ligjërisht & formalisht, anti-kushtetues, Politikisht, precedent & sui-generis, si dhe N'rrafshin nacional, tradheti ndaj atdheut. Nese ky kompromis, i bëhët Serbisë armike, merr fuqinë juridike n'Parlamentin e Kosovës, si "Marveshje përfundimtare" e cila kerkon edhe amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, praktikisht; Kosova jo vetëm që kthehet n'pikën zero duke degraduar juridikisht Statusin e shtetësisë dhe aktin e Pavarësisë, por edhe ma keq se n'fillim ; humb njëherë e mirë, edhe shpresën për t'qenë subjekt juridik nderkombëtar. Një akt-marrveshje e tillë, praktikisht zh'bën Republikën e Kosovës, dhe nevojën për t'pas Kushtetut dhe Institucione shtetërore.

T'qartësohet:  Asociacioni me komptenca ekzekutive, do thot, Republikë serbe n'teritorin e panjohur e t'papranuar nga armiku, i cili, n'rastin e parë shkëputë Asociacionin dhe i'a bashkangjet Serbisë, dhe n'rastin e dytë të volitshëm, perseritë Kuvendin e Przrenit të 45-tës, kur Kosova në një gjendje të jashzakonshme dhe shtet-rrethimi ushtarak, mori vendimin "historik", që me "vullnet" t'i bashkohet Serbisë se madhe. E gjithë lufta me Serbinë, pas LDB-së, ka qenë ruajtja e etnikumit dhe kufijëve administrativ të 74-tës, që garantonin terësinë teritoriale të Kosovës, si ish njesi federale Jugosllave, me kompromisin nacional ; lënjën jashtë të Kosovës Lindore dhe Iliridës.

Andaj, edhe lufta edhe sakrifica e bijave dhe bijëve tanë që ranë n'alltarin e lirisë, pa Veriun vital të Kosovës, ku janë pasuritë natyrore t'saj dhe t'cilat janë garancion suprem ekonomik i ekzistencës dhe zhvillimit të vendit, do jet koti dhe e humbur n'liri nga një kastë politike, pushtetmmbajtësishë që për lekurën e vet dhe të sojit të tyre janë n'gjendje t'japin e dorëzojnë gjithëçka armikut. Kjo do duhej të ishte këmbanë alarmi për një luftë të re, e cila pasonë një luftë e cila siq duket, nuk mjaftoj për lirinë tonë dhe shtetin e pavarur të Kosovës. - Është thikë pas shpinde, sakrificës sublime të brezave për një pjesë t'çliruar të atdheut t'përbashket të shqiptarëve të Shqipërisë natyrale. - Thikë pas shpinde edhe Kosovës Lindore dhe Iliridës, dhe pse jo edhe Qamerisë së robëruar e okupuar barbarisht dhe me terror shtetëror-grek. Masa kritike, alias populli duhet të ndodhë, duhet të ndodhë sot, që t'mbrojmë dhe ruajmë atë që fituam me gjak & sakrificë sublime. Nese s'e bëjmë sot, s'do t'a bëjmë kurr...! Atëherë, t'gjejmë rruget dhe t'çajmë ato... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat