Josinçeriteti!...

Opinione

Josinçeriteti!...

Nga: Dibran Demaku Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:43
Dibran Demaku

Pas një takimi letrar derisa miku im derisa po nënshkruante librin e tij më të ri të cilin do të ma dhuronte,papritmas m`u drejtua me fjalët:-Po ta dhuroj këtë libër me kushtin që ta lexosh!Për një çast nuk dija se çfarë t`i thoja.Kisha mbetur si statujë dhe nuk gjeja fjalë që t`i përgjigjesha!Ai e kishte vërejtur befasinë time dhe duke buzëqeshur kishte shtuar:-Mbase unë u nguta me fjalët që t`i thash,por siç thotë ajo fjala e njohur popullore unë jam rrëzuar njëherë nga dardha,prandaj!...

-Tash nuk po të kuptoj fare!-ia ktheva unë.-Sidomos nuk po kuptoj se çfarë deshe të thuash me rrëzimin nga dardha!...

-Ke të drejtë,miku im,mbase unë u rrëmbeva dhe e teprova me ato që t`i thash!Por,në ditët e sotme sikur ka humbur sinçeriteti mes njerëzve!Ai ka humbur edhe mes miqëve të ngushtë! Të gënjen tjetri,për pesë pare,dhe nuk i bëhet vonë fare!...

-Jam treguar unë ndonjëherë me ty i pasinçertë,apo të kam gënjyer,derisa m`i thua gjithë këto fjalë! Të them të drejtën,miku im, sot sikur nuk po të njoh!...

-Kur e përmenda atë të njohurën popullore se unë njëherë jam rrëzuar nga dardha,nuk e thash pa qëllim!-vazhdoi miku im.Nuk dua që edhe me ty të më ngjajë si me atë tjetrin!-dhe bëri me dorë andej nga fundi i sallës,ku pothuajse nuk kishte fare njerëz,përveq një mikut tonë të përbashkët,edhe ai krijues.

-E shef atë se si sillet andej nga fundi i sallës,sikur kërkon diçka të humbur!E,pra siç e di edhe ti vetë,deri para pak kohësh unë mendoja se e kisha mikun më të mirë,dhe ja tani se si më rri larg dhe as që afrohet të përshëndetët me mua!...

-Mund ta kesh hidhëruar ti atë,prandaj!-ia ktheva unë.

-Përkundrazi,ai më ka hidhëruar mua me jo sinçeritetin e tij!-ma ktheu ai.

-Fol,he burri i dheut,nxirre atë që të mundan!-sikur e urdhërova unë.

-Patjetër që do ta nxjerr!-vazhdoi ai.-Do ta nxjerr që ç`ke me të! Dhe shpërtheu si furtunë dimri apo si rrebesh shiu:-Pas një takimi letrar si ky i sotmi ia pata dhuruar një libër timin!Ja pata dhuruar siç i dhuron diçka miku-mikut!As nuk i pata thënë,siç të thash ty pak më parë që ta lexojë,as mos ta lexojë.Thjeshtë ia pata dhënë librin,pa menduar fare se ai do t`a lexonte apo jo!Pas ca ditësh që ia kisha dhënë librin do të më merrte në telefon dhe do të më tregonte se e kishte lexuar librin dhe se i kishte pëlqyer tej mase!Jo,vetëm kaq,por ai librin tim e ngrinte në piedestal!...

“-Është libër i zakonshëm!-ia pta kthyer unë.”Megjithate unë të falenderoj për konsideratën!”

“Ç`konsideratë ore!-ma kishte kthyer ai me rrëmbim.”Libri yt është i veçantë dhe i paparë në krejt letërsinë tone!”Dhe…shumë e shumë fjalë e lëvdërime të tjera në adresën time dhe të librit tim!...

-Ç`të keqe ka nëse ai tjetri ta ka lëvdëruar librin!I ka pëlqyer dhe e ka thënë mendimin e vetë!Unë nuk shoh këtu asnjë të keqe,përkundrazi!...

-Prit,prit!-ma ktheu miku im.-E keqja vjen pastaj!...Dhe vazhdoi:-Pasi kishin kaluar disa javë pas bisedës sonë,në një mbrëmje e mora në telefon dhe i thash:-“Kam ndërmend që ta bëj promovimin e atij librit tim që ty të ka pëlqyer tej mase!...Sikur të shkruaje ca rreshta dhe t`i lexoje në promovim të librit”!...

-“Ç`promovim,çfarë libri“!-ma ktheu ai.-„Unë atë libër as që e kam lexuar!Mandej as nuk e di se ku më ka mbetur,më është mbështjellur me libra të tjerë dhe edhe po desha nuk mund ta gjejë pa e shkundur bibliotekën time”!...

-“Si ore nuk e paske lexuar!Po a nuk më the ti vetë para ca javësh se e kishe lexuar dhe të kishte pëlqyer tej mase?!”-ia ktheva unë me një zë në të cilin vëreheshin shenja nervozizmi dhe shqetësimi.

-“Eh,more miku im!-ma ktheu ai me një zë paksa ironizues.-“Unë të pata thënë se e kisha lexuar librin tend vetëm për mirësjellje.Përndryshe, si mendove ti se unë e shpenzoj kohën time të çmuar duke lexuar libra koti!Unë lexoj vetëm libra klasike”!-dhe ma mbylli telefonin pa u përshëndetur fare…

Dhe ja tani se si endet si i ndërkryer atje në fund të sallës dhe nuk ka as guxim që të afrohet që të shkëmbejmë së paku një fjalë!...

Tekse po dëgjoja fjalët e mikut tim seç m`u kujtua një ngjarje pothuajse identike me këtë të mikut,që kishte ndodhur shumë kohë më parë…

…shumë vite më parë kur bëja punën e gazetarit në Programin për fëmijë të Radiotelevisionit të atëherëshëm të Prishtinës,një pasdite po qëndroja fill i vetëm në zyrën e redaksisë.Ishte pasdite e bukur maji dhe derisa vështroja lulet e bukura të  asaj pranvere,papritmas u hap dera.Pa bërë asnjë përshëndetje dhe as pa pyetur se a mund të hynte brënda u fut një njeri trupmadh dhe u ul në njërën nga karriget e zbrazta.Dukej se ishte shumë i shqetësuar dhe i nervozuar në të njejtën kohë.Vetëm pasi u ul në karrigën përballë meje dhe nxori një shami të bardhë që t`i fshinte djersët që i ndrinin në ballë e në faqe unë u ngrita dhe duke ia zgjatur dorën, e përshëndeta:-Mirëseerdhët shoku Profesor!Tjetri i zënë siç duket ngusht dhe i befasuar që unë po e njihja edhepse s`ishim parë kurrë,ma ktheu:-Cili je ti,mos je edhe ti njëri nga këta!-duke bërë me dorë nga karriget e zbrazta.

Unë pasi ia kuptova mendimin se për cilët e kishte fjalën,ia ktheva:-Po profesor,edhe unë jam njëri nga këta!

-Më mire mos qofsh,nëse je edhe ti njëri nga këta!...Dhe pasi pushoi pak vazhdoi:-Ju më njihni mua?!

-E kush nuk ju njeh ju,shoku profesor!-ia ktheva unë.-Ju, ju njohin të gjithë fëmijët e Kosovës,fëmijët e Maqedonisë e më larg… e si mos t`u njoh unë!...Unë që kam lexuar aq shumë poezi e tregime nga ju?!

-Fëmijët më njohin dhe më respektojnë,të rriturit më njohin dhe më respektojnë,por më njohin dhe nuk më respektojnë këta këtu!-dhe sërish i zgjati duartë e tij drejt karrigeve të zbrazta!...

-Profesor,dikush apo disa të paskan hidhëruar tej mase deriusa po flisni në këtë mënyrë!Mbase jo me qëllim,por krejt rastësisht!-ia ktheva unë.

-Jo vetëm që më kanë hidhëruar,por edhe më kanë fyer me josinçeritetin e tyre!Po them me josinçeritetin,që mos të them ndonjë fjalë më të rëndë!-sikur u qetësua pak.Pas pak pa i thënë gjë vazhdoi:-Meqë thatë se më njihni,ju me siguri e dini që unë jam shkrimtar!Pra,profesioni im është të shkruaj! Javë më parë i nxitur edhe nga këta këtu!-dhe sërish i zgjati duart drejt karrigeve të zbrazta-e shkrova një serial për fëmijë me tridhjetë e gjashtë epizoda,aq shkronja sa ka alfabeti ynë.Pasi e shkrova e solla në redaksi dhe ua dhash këtyre këtu!Ata e morën dhe më falenderuan shumë.Nuk kaluan shumë ditë dhe që të dytë më morën në telefon-ndaras nga njëri-tjetri.Ajo që i bashkonte ata të dy ishin fjalët e njëjta që m`i thanë për skenarin:I mrekullueshëm,i paparë! Dhe natyrisht që ky konstatim më gëzoi!Mora hakun që më takonte dhe ika në punën time!

Dy ditë më parë më thërrasin në telefon dhe më thonë:Regjisori nuk qenka i kënaqur me skenarët e mij!-Po ju a i lexuat skenarët dhe thatë se janë të mrekullueshëm,të paparë!-ua ktheva unë.Dhe përgjegja e tyre mua më rrënoi të tërin:-Jo ne nuk i kemi lexuar fare,port ë kemi thënë ashtu për respekt!

-Si?!-ua ktheva unë i habitur tej mase.Ç`jeni ore ju,jeni njerëz apo çfarë jeni ju?!Si u bëka kështu të thoni se i keni lexuar dhe se jeni mrekulluar me ta dhe tash e ktheni pllaken dhe thoni se nuk i keni lexuar fare?! A e kuptoni ju se çfarë po thoni?! Po ku na qenka këtu nderimi,ku na qenka këtu respekti?!Si mund të jeni kaq joserioz,në punën që bëni?!...Dhe fjalë të tjera që këtu nuk dua t`i përmend!...

Ndërkaq jo më larg se në ditën e djeshme më thërrasin sërish dhe më thonë,fare pa turp,se unë duhet të vijë e t`i marr skenarët që t`i ripunoj edhe njëherë,sepse si të tillë na qenkan të parealizueshëm?!...Dhe kur unë vijë këtu,ata nuk i gjej?!Nuk më dalin përpara?!Josinçeriteti i treguar në fillim i shtyn ata që të mëshihen,të mos takohen me mua?!...Kam takuar lloj-lloj njerëzish në jetë,por si këta të tutë,mos takofsha më?!...

Dhe Profesori i nderuar,poeti e shkrimtari i mrekullueshëm për fëmijë, do të ikte për në qytetin tejet i shqetësuar!Kur po ikte më la edhe një porosi:-Mos u bëj kurrë si këta tutë!Mos u trego kurrë jo i sinçertë me të tjerët,sepse pastaj do të të trembë edhe vetë hija e tyre?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat