PDSH-ja, vetëm " do smart so to be" humbi katërdhjetë mijë votues, po BDI-ja me "stërvinat e b*thëpambukët", sa  do humbë?

Opinione

PDSH-ja, vetëm " do smart so to be" humbi katërdhjetë mijë votues, po BDI-ja me "stërvinat e b*thëpambukët", sa  do humbë?

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:17
Sulejman Mehazi

Bombat e El Cheekës na detyrojnë të mendojmë e na argumentojnë fuqishëm se e keqja është më e zëshme se e mira, e keqja përhapet shpejt e në moment, prandaj të gjithë duhet patur kujdes ndaj së keqes. Dhe vet djalli e rritë, i ndihmon dhe e bënë të keqen të zëshme për ta humbur të mirën e heshtur..

S'është e mundur të vrasësh njeri e mos të merret vesh;

S'është e mundur të vjedhësh, të korruptohesh e mos të merret vesh;

S'është e mundur të kurvërohesh e mos të merret vesh;

S'është e mundur të spiunosh e mos të merret vesh;

S'është e munduar t'ua shprehësh të keqen të tjerëve, t'u thuash 'stërvina", "bythëpambukë", "bythëpërlyer", maxhupë" e mos të merret vesh.

Vetëm fjala "stërvinë" po të vihet në kandar është shumë më e rëndë sesa 20 vjetët udhëheqëse të BDI-së. Aq të rënda janë fjalët e këqija sa që emri i BDI-së tani e tutje do zëvendësohet me "Partia e Stërvinës, e Bythëpambukëve, e Trendafilkës, e Bythëpërlyerve, e Maxhupëve."

Vetëm sintagme " do smart so to be " Menduh Thaçit ia humbi katërdhjetë mijë votuas, po BDI-ja sa do humbë?; shumë e më shumë sesa ata që paramendojnë.

Shtojcë:

I nderuar Ali Ahmeti, e keqja juaj vjen nga vetvetja juaj, nga fjalët tuaja të shëmtuara, e keqja ju vjen nga miqtë t'u të ngushtë, nga miku yt më i dashur Musa Xhaferi, e kurrsesi nga ne që të kritikojmë. Ne dhe më parë të kemi kritikuar, por ju keni fituar, ama kurrë s'ju kemi thënë "stërvina", bythëpambukë, bythëpërlyer e maxhupa..."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat