Kosova, peng i njerëzve të korruptuar

Opinione

Kosova, peng i njerëzve të korruptuar

Nga: Ilir Ejupi Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:05
Ilir Ejupi

Kosova, një vend i vogël me shumë sfida e probleme po përballet me mungesë të zhvillimit ekonomiko-social, sistem të çrrënjosor të shendetësisë-i kapur nga spitalet private, mirëqenie të ulët të qytetarëve, papunësi të madhe me një sistem privat të pakontrolluar nga ana e shtetit, mungesë të sigurimeve shendetësore, sistem të arsimit të kontrolluar nga partitë politike, bujqësi të degraduar në shërbim të individëve të fuqishëm të cilët marrin grande bujqësore dhe i keqpërdorin ato, dhe në fund drejtësia që është shtylla kryesore e funksionimit normal të një shteti demokratik, është direkt e kontrolluar dhe në shërbim të individëve të fuqishëm.

Marrë parasysh të gjitha këto probleme me të cilat është duke u përballur Kosova, dikush është fajtor dhe përgjegjës për këtë gjendje. Padyshim janë njerëzit e fuqishëm të lidhur me politikën, të cilët e kanë degraduar çdo sferë të shoqërisë vetëm që t’iu përshtatet dhe të jetë në shërbimin e tyre. Ata janë sfidë për drejtësinë kosovare, sepse mundohen të kontrollojnë çdo digaster të sistemin ekonomik e politik në Kosovë.

Për t’i ndaluar këta njerëz të fuqishëm duhet një reformë apo veting në sistemin e drejtësisë kosovare, duke mos pasur aspak mëshirë ndaj tyre. Gjitashtu, edhe partitë politike të Kosovës duhet t’a bëjnë vetingun brenda partive në mënyrë që të dekriminalizohen njerëzit që mbajnë pozita të larta brenda partive dhe institucioneve. Nisma e Kryetarit të PDK-së është mjaft e qëlluar dhe shpresdhënëse për qytetarët e Kosovës, sepse në këtë mënyrë i’u pamundësohet pjesëmarja në politikë njerëzve të korruptuar me afera korruptive, nepotizëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.  Këta njerëz duke qenë pjesë e partive politike thirren në fuqinë politike dhe ne kurrizin e anëtarëve të ndershëm të partive politike, zhvatin çdo gjë që i del përpara. Pra, këta individë duhet të zhveshen nga petku i fuqisë politike dhe nga mburoja e tyre, që janë partitë politike. Në këtë mënyrë do të jetë edhe më e lehtë për drejtësinë që atyre t’iu ipet denimi i merituar, sepse më nuk do të kenë atë fuqi politike që do të mund t’a kishin duke qenë pjesë e partive politike.

Pra, për t’i dekriminalizuar individët e fuqishëm në Kosovë, që janë të lidhur me partitë politike të Kosovës, duhet që sa më parë partitë politike të distancohen nga njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar, ashtu si ka bërë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli duke i larguar nga partia të gjithë individët me aktakuza. Kjo është mënyra më e lehtë dhe më e mirë për vendin, por edhe për partitë politike të Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të ringjallet shpresa e qytetarëve karshi politikës kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat