Pas 140 vitesh, një MEMORANDUM INSTITUCIONAL për shkolonizimin e SHQIPËRISË ETNIKE

Opinione

Pas 140 vitesh, një MEMORANDUM INSTITUCIONAL për shkolonizimin e SHQIPËRISË ETNIKE

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:41
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

** MEMORANDUMI I ASHASHA-SË ËSHTË NË FRYMËN E PËRLGJJES SË MEMORANDUMEVE TË LIDHJES SË PRIZRENIT (1878) DHE TË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE PËR IDENTITET, PËR LIRI, PËR PAVARËSI, PËR SOVRANITET DHE PËR BASHKIM BRENDA NJË SHTETI KOMBËTAR SHQIPTAR-SHQIPËRINË ETNIKE  (XIX, XX).

Kjo është kuintesenca e mesazhit të përmbajtjes së MEMORANDUMIT të miratuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 15 qershor 2019, që u referohet institucioneve  më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe bashkësisë ndërkombëtare-Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vënien në “REND DITE” të kërkesës  imediate zyrtare të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të debatimit dhe të sanksionimit të problemit kolonial të vendeve fqinje sllave mbi gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike dhe të kombit shqiptar (1878-2019).

Për  trurin normal shqiptar, kjo kërkesë e jona është më se e domosdoshme, e pranueshme dhe tejet e ngutshme, sepse nuk jetohet gjithmonë në robërinë kolonialiste sllave,  që nga viti 1878, ja, u bënë 141 vite (2019), qëkur më se gjysma e kombit shqiptar jeton dhe heq të zitë e ullurit nën vargonjtë e hekurt të robërisë së kolonialzimit gjenocidal të shtetve sllave të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia Veriore).

Vlerësimi humanist, akademik dhe patriotik

*** Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri: “Ky Memorandum ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Çështjen tonë Kombëtare, ende të pazgjidhur në siujdhesën e Ballkanit.

Ai merr një rëndësi të dorës së parë edhe për arsye se është i pari, në të cilin kërkohet publikisht e drejta e mbi 2 milionë shqiptarëve që të kenë të drejtën e vetëvendosjes në trojet e tyre amtare që ndodhen ende të kolonizuara në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi.

Në këtë Memorandum më ka lënë mbresa të thella paragrafi i mëposhtëm:

“Në këtë vështrim, duke u bazuar në Nenin 1, paragrafi 2 dhe në Nenin 55 të Kartës, OKB-ja nevojitet që të “shpaketojë” dhe të sanksionojë juridikisht sundimin kolonial sllav (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe M.Veriore) mbi 2 milionë shqiptarë dhe mbi territoret e tyre autoktone të Shqipërisë etnike, duke iu njohur të drejtën e vetëvendosjes, që do të thotë shkolonizimin, pavarësimin dhe sovranitetin e tyre”.

Një kërkesë e tillë bëhet publike për herë të parë pas një shekulli, pikërisht pas Fjalimit të shkëlqyer të Atë Gjergj Fishtës në Konfrencën e Paqes në Paris të vitit 1919, ku ai pati deklaruar botërisht:

“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë”.

Unë mendoj dhe kam bindjen e plotë se ky Memorandum është një leksion kuptimplotë për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës, të cilat duhej të ishin kujtuar me kohë dhe duhej të kishin kontribuar në kohën e duhur për emancipimin e klasës politike, për t’ju drejtuar institucioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, e cila vazhdon të mbetet pezull që prej vendimeve kolonialiste që mori Kongresi i Berlinit i vitit 1878 dhe Konferenca e Londrës e vitit 1913 për copëtimin e trojeve tona etnike, për interesat e grekosllavizmit, nën presionin e shovinizmit rusomadh, armikut të kahershëm të kombit shqiptar.

Ju lutem edhe një herë, e Nderuara Zonja Sanie, që Profesorit të shquar Skënder Kodra, Simbolit të Shqiptarisë, t’i përcillni të falat e mia më të përzemërta.” (Shih në: https://www.voal.ch/memorandum-ashasha-nju-jork-shqiperia-te-kerkoje-sanksionimin-juridik-nderkombetar-te-kolonialzimit-sllav-ne-tokat-shqiptare/).

Pa dyshim se, ky vlerësim i akademikut, i shkencëtarit, i poliglotit, i shkrimtarit dhe i patriotit të shquar Eshref Ymeri nga Shqipëria Etnike, katërcipërisht është i pranueshëm dhe me peshë domethënëse, sepse shquhet për interpretimin objekiv të mesazhit të MEMORANDUMIT të ASHASHA-së për sanksionimin e kolonialzimit sllav mbi tokat shqiptare dhe Shqipërinë Etnike (1878-2019).

Ky vlerësim objektiv i akadmeikut  E. Ymeri e nderon akademinë, kombin, atdheun-SHQIPËRINË ETNIKE dhe vlerat e standardet e Amerikës dhe të Evropës demokratike, si dhe të gjithë botës liridashëse, që luftojnë krimin kolonial ndërkombëtar si njollë e zezë e rendit të ri juruidik ndërkombëtar dhe të drejtësisë së përbotshme.

Gjithashtu, ky vlerësim  e ripohon dhe e argumenton të vërtetën  e pamohueshme se shqiptarët (mbi 8 milionë) dhe Shqipëria Etnike kanë të drejtën dhe e meritojnë të shkolonizohen, duke u bazuar mbi të drejtën historike dhe atë të vetëvendosjes, ashtu sikurse miliona popuj të tjerë të kontinenteve të ndryshme të Evropës dhe të botës: -Të jenë të pavarur, sovranë dhe të bashkuar në truallin dhe në shtetin e tyre kombëtar shqiptar.

Të gjithë, duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm  sjellja e mirë, nderi.  karakteri, puna e pakursueshme, dinjiteti, vendosmëria, dinjiteti, parimi, drejtësia, racionalja , bashkimi dhe njohja e meritave të njëri-tjetrit, mund të na shpiejnë përpara drejt jetësimit të drejtave dhe lirive tona  të patjetërsueshme dhe të çmueshme, edhe si komb, edhe si shtet, që edhe ne të rrojmë të lirë dhe të bashkuar brenda Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse popujt e tjerë në Ballkan dhe në Evropë.

Me gjithë pengesat e derisotme (qoftë të faktorit të brendshëm politik, apo atij të jashtëm), këtë të drejtë të natyrshme, historike dhe të vetëvendosjes, askush nuk do ta ketë fuqinë  dhe kënqësinë e përjetshme, që t’ia mohojë dhe t’ia vrasë kombit tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë shqiptar, sepse jemi në tokat tona stërgjyshore pellazgo-ilire.

-Objektivi dhe rruga jonë e bashkimit është SHQIPËRIA ETNIKE, EVROPA PERËNDIMORE DHE AMERIKA DEMOKRATIKE-SHPËTIMTARE E KOSOVËS.

Çdo rrugë tjetër, jashtë SHQIPËRISË ETNIKE, jashtë Evropës Perëndimore dhe jashtë Amerikës, Kombin Shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, mund ta fundosin përgjithmonë në kënetat dhe në moçalet e “ baltës së gjallë” të kolonializmit dhe të gjenocideve të derisotme  të sllavëve të Ballkanit, të cilët, edhe në këto dy dekada të shekullit XXI, gjysmën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike po i mbajnë nën thundrën e kolonializmit shekullor të tyre (1878-2019).

“Alternativa shpëtimtare” për  ata që mbrojnë kolonializmin sllav në tokat shqiptare

Të  gjithë ata nostalgjikë të kolonializmit sllav (pavarësisht nga numri i tyre, të cilët “gjuajnë gurin e fshehin turinjtë”), që nuk pajtohen dhe nuk mbështesitn kërkesat dhe  sugjerimet e MEMORANDUMIT kundër kolonializmit sllav mbi territoret e Shqipërisë Etnike, peticionet e tyre mund t’i dërgojnë në “sportelet” e gjykatave dhe të ministrive të metropoleve kolonialiste dhe neokolonialiste sllave të Ballkanit (Beogradit, Podgoricës, Shkupit dhe Athinës), JO ta përfolin dhe ta shpifin Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork e as Presidentin e saj të nderuar, shkencëtarin, patriotin dhe atdhetarin e  dalluar dhe të nderuar me medaljen e lartë kombëtare "Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut" nga Presidenca   e Republikës së Shqipërisë, Akademikun Prof.Dr. Skënder Kodra (Shih në: Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D dekorohet me titullin ,  i cili me plot të drejtë morale dhe ligjore ka rekomanduar Departamentin e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë, që të hartonte një MEMORANDUM të tillë për të ndërkombëtarziuar zgjidhjen problemit kolonial shqiptar në Ballkan.

Shkurt  shqip, ata  që nuk e mbështesin MEMORANDUMIN e ASHASHA-së së Nju-Jorkut kundër kolonializmit sllav mbi tokat shqiptare dhe mbi 2 milionë shqiptarë të Shqipërisë Etnike, le të ankohen te kryepatriarku serb Irinej i Serbisë, te kryepatriraku Amfilohije Radoviq i Malit të Zi dhe te kryepatriarku grek në Tiranë, Anastas Janullatosi (turpi i gjithë Shqipërisë), Jo  gjoja ta “kritikojnë” MEMORANDUMIN E AKADEMISË e as rekomanduesin, aprovuesin dhe nënshkruesin e tij, presidentin Skender Kodra, i cili me ndërgjegje të plotë njerëzore,  etike, profesionale, kombëtare, në mënyrë të ligjshme institucionale dhe demokratike  ka rekomanduar hartimin e MEMORANDUMIT të theksuar me mesazh  humanist dhe  antikolonialist, duke përligjur kërkesën dhe amanetin historik, politik, kombëtar, atdhetar dhe ndërkombëtar të MEMORANDUMEVE të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878).

Nolens volens le ta dijë i gjithë kombi shqiptar, e gjithë Evropa dhe e gjithë bota demokratike se, pas përfundimit të LDB (19145-2019), Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 15 qershor 2019, siINSTITUCION është e PARA, që botërisht miratoi MEMORANDUMIN duke kërkuar dhe rekomanduar, që  bashkësia ndërkombëtare-OKB-ja, ta sanksionojë kolonializmin sllav në tokat autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-2019).

Sa më sipër ata që nuk solidarizohen dhe nuk mbështesin këtë MEMORANDUM, kuptohet se justifikojnë të gjitha memorandumet serbomëdha të kolonializmit gjenocidal serb mbi territoret abrogjene të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat