Brukseli, ra n’kurthin e Serbisë për taksën!

Opinione

Brukseli, ra n’kurthin e Serbisë për taksën!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 22 qershor 2019 Në ora: 19:24
Bruksel - Foto nga arkivi

Kur kushtëzon, ai i cili do duhej t'ishte i gjykuar & ndëshkuar!?

Brukseli ka deshtuar të ndihmojë palët në arritjen e Marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe relaksim të raporteve, ngase ishte i një-anshëm.

Brukseli, para vetës n'tavolinë solli, një palë që njihte si subjekt, pra shtetin serb-Serbinë, dhe në anën tjetër, kishte Republikën e Kosovës me Fusnotë dhe të pa njohur pavarësinë e saj si BE dhe nga Serbia.

Brukseli donte përshpejtimin e procesit të integrimit & anëtarësimit të Serbisë n'BE, edhe nëse kjo lypë kompromise t'reja, por t'dëmshme dhe t'dhimbshme për Kosovën.

Brukseli e do Kosovën të integruar e të anëtarësuar n'BE, sipas kritereve t'saj, por edhe duke respektuar vullnetin e Serbisë, gjë që kështu dhe me këtë logjikë, nuk arrihet kurrë...!

Vënia e taksës 100%, siq jemi mësuar t'a quajmë tarifën doganore ndaj produketeve serbe & boshnjake, vërtet ishte veprim inercioni, afektiv dhe i frustruar i Qeverisë Haradinaj, pas deshtimit të anëtarësimit të Kosovës n'Interpol dhe mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përkundër plotësimit të të gjitha kritereve të parashtruara (94 sosh) nga BE-ja, në njërën anë, dhe në anën tjetër, kishte dhe ka edhe sot e gjithë ditën: mbulimin e deshtimeve n'qeverisje, fshehjën e skandaleve dhe ruajtjën e elektoratit me një veprim; ekonomikisht të pa arsyeshëm dhe jo-produktiv, por kryekëput popullist & manipulativ.

Megjithatë vendimi ishte sovran dhe nga një vend sovran, të tjerat mund të diskutohën...!

Serbia kaloi në një ofansivë të egër kundër taksës, duke kontestuar fillimisht si veprim të "Prishtinës" dhe kundër pakicës së "izoluar & terrorizuar serbe" n'veri të Kosovës, përkatësisht në 4 komunat me shumicë serbe n'veri t'vendit.

Brukseli zyrtar, përmes Komisionerit Hahn dhe Përfaqësuese së Lartë për Poltikë të Jashtme, zonjës Mogherini, ranë pre e "klithmës" serbe, duke reaguar sikur n'kor; kundër taksës ndaj Serbisë & Bosnjës, vendime këto që bijnë ndesh edhe më marveshjën e CEFTA-së për tregëti të lirë.

Këtë reagim me (pa) hir, pro-serb të Brukselit, kundër taksës, i mundësoj Serbisë që t'a ngrisë në kauz t'saj për vazhdimin e dialogut, edhe ashtu të degraduar e jasht binarëve nga binomi : Thaqi-Vuqiq !

Taksa mollë sherri për dialogun, edhe pse ajo ishte një lis, karshi malit me bariera serbe n'rrugëtimin tonë t'mundimshëm e t'veshtirësuar nga regjimi i ri, i mëndësisë Millosheviqiane.

Asnjë shkrim dhe asnjë raport, sado gjithëpërfshirës dhe voluminoz, s'mund t'përfshijë të gjitha ato kushte që i meriton dhe duhet vënë Serbisë kriminale e gjenocidale n'luftën e fundit n'Kosovë dhe për Kosovën, por unë po përmend minimumin e gjithë asaj game kushtesh & kushtëzimësh nga pala jonë dhe Bashkësia Nderkomëtare ndaj Serbisë së Vuqiqit & Thaqit:

- Kërkimfalja, si akt moralo-politik dhe detyrim shtetëror i Serbisë pas-Millosheviqiane,

- Serbia t'pranojë fajësinë për luftën, dëmët, krimet & gjenocidin mbi Kosovën dhe shqiptarët,

- Kthimin e t'pagjeturve dhe zbardhjën e fatit të tyre,

- Dorëzimin para drejtësisë nderkombëtare të t'gjithë kriminelëve, akterëve të krimeve dhe hierarkinë komanduese të regjimit shtetëror, duke hapë dosjët e luftës ; ushtarake, policore, paramilitare, mercenare...

-T'paguaj & kompenzoj, dëmët e luftës, dhe n'fund;

- T'pranoj realitetin e ri, sikur u detuyrua të terhiqët si humbëse e luftës me 12 Qeshor 99, edhe Kosovën shtet sovran dhe t'pavarur nga 17 Shkurti 2008, duke e hjekë nga preambulla e Kushtetutës së Serbisë, Kosovën si pjesë të saj dhe t'njohë Pavarësinë e Kosovës.

Dhe tani do duhej t'ulëshim si palë, relativisht t'relaksuara por t'barabarta n'dialog që do qonte në njohje reciproke e cila do hapte rrugë zhvillimit & integrimve Europiane, imediate.

Bindja ime:

Brukseli duhet t'ndrroj qasje, duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe detyruar Serbinë të sillët përgjegjshëm dhe me kujdes, duke respektuar vet-veten dhe të tjerët, ose procesin e dialogut, t'a marr mbi vete Gjermania si fuqi ekonomike & poltike e Europës,në të kundërtën  le t'i lihet n'dorë ky proces, Amerikës, e cila nuk ka telashet e brendshme të BE-së dhe kompleksin e inferioritetit të Europës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, dhe e gjithë kjo, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat