Intelektualët e pushtetit

Opinione

Intelektualët e pushtetit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:03
Sulejman Mehazi

O ju mjeshtrit e të shkruarit bukur që prezentoni kulturë e mençuri kombëtare, ju analistë të vlerave shkencore, kulturore e artistike ku jeni, ku keni humbur me shkrimet tuaja, pse heshtni, e se ngreni zërin para kësaj vdekje klinike politike shtetërore? Pse nuk kritikoni pushtetarët e heshtni, mos ndoshta i keni gojët dhe xhepat të mbushura me para? Sa shumë herë ju na keni dëshpruar me ato shkrimet jo të sinqerta gjatë rreziqeve politike shqiptare!? Pse bëheni sikur s’egzistoni fare, sikur çdo gjë është në rregull, sikur s’ka ndodhur asgjë; ju të penës elitare mendoni, ne, s’ju diktojmë se sherrin e keni më të  madh, më të fortë e më të mprehur sesa shkrimet tuaja, po si s’ju vjen turp të heshtni para këtyre kriminelëve e orospive politikë, mos vallë edhe ju jeni të njëjtës farë e sallatë, të njëjtit gjak të prishur, prandaj ndoshta s’reagoni…

Sa e bukur kjo thënia popullore, "vetëm të poshtëruarit heshtin para të poshtërve, vetëm të ligjtë përkrahin të ligjët". Po tamam, ju jeni artikullshkrues të mëdhenj, se lodhni veten pa para, anonimusat kritikojnë pushtetin sepse janë volluntarëshkrues. Sikur t’ju kishin paguar bëdëistat, a do kishit shkruar mirë për ata, me siguri se po, si mund të mos i kishit lavdëruar ata kur paguakan pa kufij. Këta të qeverisë duken si budalla, po sa të mençur janë, tak para dhe ja fitorja e kollumnistëve partiakë dhe e pushtetarëve qeveritarë; ata aq bukur i shkruajnë kolumnet, sa që përdorin figuracione temsilesh, edhe pse jemi të sigurtë se shumë mirë e dinë se kolumnet e kanë rolin e plumbave të drejtpërdrejtë, të çiltëra, të sinqerta e të hapura për ta prishur qeverinë e këtij shteti; këta janë kolumnistë qeverirruajtës, e jo qeveriprishës, shtetndërtuesish, e jo shtetshkatrruesish, prandaj çdoherë kolumnet e tyre janë të perlyera e të lyera me figuracione temsilesh poetike për të mos shkatërruar veten, familjen dhe ekonominë.

Artikullshkruesit anonimus-vullnetarë pasi s’kanë asnjë të mirë s’u mbetet gjë tjetër vetëm se të shkruajnë vullnetshëm e lirëshëm, ju kanë mbetur vetëm shkrimet e kurrgjë tjetër. Sa mirë do ishte sikur edhe këta kolumnistë të fuqishëm të shkruanin haptazi dhe pa frikë kundër kësaj qeverie, fitorja do ishte e sigurtë. Ja që ne që s’jemi kolumnistë të pushtetit jemi të detyruar të reagojmë ashpër kundër kësaj qeverie, pse të frikohemi, le të frikohen ata të qeverisë që janë të zhytur deri në thellësitë më të mëdha morale- shpirtërore-korruptive-skandaloze-seksuale, e jo ne që shkruajmë, se s’kemi bërë gjë. Shkurt e qartë, le të frikohen ata që kanë bërë marrëzira, e jo ne që shkruajmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat