Letër publike Deputetit të Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli

Opinione

Letër publike Deputetit të Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 24 qershor 2019 Në ora: 08:59
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli

Ambasadorja Apostolova paska shkretu duke thënë që partitë tjera duhet ndjekur shembullin e PDK-së. Cilin shembull zonja Ambasadore, 11 vjet vjedh, blej, privatizo, korrupto, kërko haraq, merr fajde. Cilin shembull ambasadore, 11 vjet blej e manipulo zgjedhje, 11 vjet vendos njerzë të korruptuar nëpër institucione nga drejtesia, arsimi e çdo segment të shtetit. 11 vjet keqqeverisje e zhvatje të shtetit dhe në fund hajde ti largojmë ata që u nxunë me pelë për dore. Ata po largohen jo pse keqpërdoren pushtetin, por pse u zunë e dolën në publik. Çfarë shembulli ka dhënë PDK që duhet me ndjek, atë që të gjithë kryetarët e komunave ishin me aktakuza e qeverisën në mandate të plota, apo ata ministra që për 10 vjet udheheqen ministritë herë nga gjyqet e herë nga zyret. Cilin shembull zonja ambasadore po kerkon me ndjek ne, atë të privatizimeve korruptive të tokave apo të fabrikave. Ku ishe zonja ambasadore deri tash, që zëri stu degjua për katrahurën ekonomike e politike që në masë të madhe PDK është pergjegjëse. Shembullin e udheheqjes së PDK mos na ofro neve , por që të pëlqen prezentoje si shembull për partitë tuaja në Bullgari.

Diplomatja Bullgare i meriton keto kritika, me ty jam Haxhi Avdyli, por çka bënë Qeveritë tjera apo subjketet tjera politike - sidomos LDK - PARTIA JOTE?!

Ju si Deputeti i LDK-së i reagon Apostolovës: Mos na e ofro neve shembullin e Veselit, prezantoje në Bullgari. No koment..Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, i ka reaguar Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila ka duartrokitur veprimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për shkarkimin e njerëzve të partisë së tij të përfshirë nën akuza. Edhe kjo No koment.

Përmes një shkrimi në Facebook, derisa Apostolova ka kërkuar që këtë shembull ta ndjekin edhe shefat e partive tjera politike, Avdyli ka pyetur Apostoloven se pse duhet ndjekur shembull dikush që për 11 vite ka zhvatur me pushtetin.

“Shembullin e PDK-së mos na e ofro neve, por që të pëlqen aq shumë prezantoje tek partitë e juaja në Bullgari” iu është kundërpërgjigjur deputeti Avdyli, ambasadorës Apostolova.

Djali nga Cërca e Istogut që bëri emër në gjithë botën

Thuhet se ka qenë djali i një tregtari të vogël, i cili është ekzekutuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botëore nga komunistët jugosllavë.

Në vitet tetëdhjetë-nëntëdhjetë ka qënë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe qysh atëherë është shquar me një aktivitet të ngjeshur në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Në fakt qysh atëherë ishte shndërruar në disident politik.

Në politikë është futur me 1989 duke qenë njëri prej pak intelektualëve që e krijuan partinë e parë politike, jashtë skemës së atëhershme të organizimit politik.Në dhjetor të vitit 1989 u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kryetar i saj i parë u zgjodh Ibrahim Rugova.

Ai shumë shpejt, që në vitin 1990, e krijoj imazhin e një politikani modern, duke propaguar shëputjen e Kosovës nga Serbia fillimisht, e më pas edhe nga Jugosllavia e atëhershme.

Ibrahim Rugova, duke qenë kryetari i parë i një partie politike në sistemin pluralist u bë opozitari më i madh i regjimit të Beogradit që drejtohej nga Sllobodan Millosheviqi.

Ai dhe partia e tij, arritën që në vitin 1991, të mbanin një referendum për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran, mirëpo rezultatet e këtij referendumi, qenë shpallur të jashtëligjshme nga Beogradi dhe udhëheqja e atëhershme jugosllave.

Një vit më par, më saktësisht në shtator të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të shpërndarë të Kosovës, kishin miratuar një kushtetutë me të cilën Kosova shpallej republikë e pavarur e federatës-konfederatës jugosllave, mirëpo edhe ky vendim qe shpallur i jashtëligjshëm.

Mirëpo, pavarësisht prej kësaj, në vitin 1992, Rugova në mënyrë të njëanshme kishte organizuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku ai u zgjodh president i Kosovës.

Me këta hapa të tij, Rugova u bë udhëheqës i pakontestueshëm i shqiptarëve të Kosovës.

Ai pas këtyre zgjedhjeve arriti të krijojë edhe qeverinë e Kosovës në ekzil dhe të organizojë një strukturë paralele në Kosovë, duke filluar nga administrata, arsimi e deri te shëndetësia.

Gjatë kësaj kohe provoi të bëj disa hapa bashkëpunimi me regjimin e Millosheviqit, fillimisht për zhbllokimin e objekteve shkollore, por pa sukses.

Duke qenë lideri i vetëm politik në Kosovë, Rugova u bë partner politik i shumë shteteve përendimore dhe fitoi simpatinë e tyre.

Viti 1997 dhe fillimi i konflikteve të para të armatosura ndërmjet guerilës shqiptare dhe forcave serbe në Kosovë, e gjetën Rugovën në postin e kryetarit të LDK-së dhe në postin fiktiv të presidentit të shtetit.

Ai mbetet lider i krahut të moderuar ose paqësor politik të Kosovës.

Duke qenë prijës i këtij krahu, ai mori pjesë në konferencën e Rambouillet dhe të Parisit, por jo si kryetar i delegacionit.

Krahu i luftës rezulton të jetë më i autoritetshëm dhe ai vëhet në krye të veprimtarisë luftarake e politike të kohës.

Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në mars të vitit 1999, Rugova mbetet i ngujuar në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Ai dhe familja e tij, arrinë të largohen nga kosova dhe të strehohen në Itali, vetëm pas ndërhyrjes së komunitetit fetar Shan Exhidio, i cili mbante raporte miqësore me Millosheviqin.

Në Kosovë Rugova kthehet menjëherë pas luftës.

Me një autoritet të luhatur, ai arrin që të rikthehet në skenën politike dhe i fiton zgjedhjet e para të pasluftës, dhe më 2002 bëhet kryetar i Kosoves i njohur ndërkombëtarisht.

Rugova e krijoi edhe qeverinë e parë me partinë e udhëheqësit politik të ish-UÇK-së, Hashim Thaçi.

Presidenti Rugova dhe LDK-ja, arrijnë që të fitojnë edhe zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe Rugova në vitin 2004 rizgjedhet president edhe për katër vite të tjera.

Ai arrin të jetë edhe dëshmitar kundër armikut të tij të vjetër Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Gjatë kësaj kohe të presidencës së tij, ka patur edhe një tentim vrasje ndaj tij: në korrik të vitit 2005 shpërtheu një bombë në afërsi të makinës së tij, mirëpo ai shpëtoi i palënduar.

Ibrahim Rugova krijoi edhe grupin negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe ai u vu në krye të këtij grupi.

Në fund-gushtin e vitit 2005 mjekët zbuluan se presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri.

Ai vdiq në moshën 61 vjeçare në ora 11.38 minuta në rezidencën e tij në Prishtinë në praninë e familjes dhe mjekut personal. Është baba i tre fëmijëve, dy djemëve dhe një vajze. Arkivi.

Pse këtë shkrimi..

''Ibrahim Rugova formoi subkektin politik-90-98,dhe  celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës në krye me  Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin. Komandantët e pas luftës shumica prej tyre tash janë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës nuk e kanë nisë luftën,kjo për faktin se,ata vetëm kanë përfituar nga aksionet e para të UÇK-së duke i vjedhur ato'',ka thënë,veprimtari dhe iah-anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare,Sali Rexhaj ka treguar disa momente se njerëzit e Ibrahim Rugovës e kanë nisur luftën dhe e kanë formuar  Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai shkon edhe më tej kur thotë se ''Celualt e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,janë nisur nga Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Kosovën e çoroditur ata që e kanë çoroditur edhe UÇK-në

Një fjalë e urtë popullore thotë; ''Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verbër''. Pastaj edhe një tjetër thënie populli; ''Kur macja mungon, mijtë hedhin valle. Runa Zot prej të dobëtëve tanë!

Kosovës po i duhet urgjentisht një ligj, çka nuk ka ndodhur deri më tani në këtë  rruzullin tokësor, që ndalon rreptësisht zhbërjen e UÇK-së nga ish-komandantët që përçanë edhe luftën e UÇK-së, të viteve  1998-99. Po tani, po ata komandant milioner-ordiner, sot po e çoroditin Kosovën.

 Se Kosova është çoroditur dhe nuk po dihet kush është Kryeministër dhe as President në Kosovë, kjo nuk ka dilem,por edhe pse nuk jemi kërkah hiq,edhe kjo nuk ka dilem,por qe jemi kaq të dobët në politik,edhe kjo nuk ka dilem,e tani çka pritet në një të ardhme për qytetarët e Kosovës dri sa edhe pas 20 viteve kemi stagnuar në të gjitha sverat sa i përket politikës shterpe në krahasim me Serbinë.

Car Llazari në veri, me gisht nga Prishtina

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e Minatorit nuk e kanë pasur pretendime askush ta ndaj e në kohën e  sodit PO?!

Historia e përçarjeve të partive të mëdha – LDK, PDK e LV

Vdekja e liderit të saj shpirtëror Ibrahim Rugova, në vitin 2006 e kishte hapur derën për përplasje të forta dhe ndarje në partinë e parë kosovare, LDK.

Shumë shpejt u formuan dy krahë që synonin të udhëheqnin me partinë. Përplasjet në mbledhjet e Kryesisë kulmuan me atë që njihet si Kuvendi i Karrigeve.

Në fund të 2006-s, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetar pas dhunës fizike në Kuvend. Nexhat Daci që e synonte partinë, por mbeti jashtë vendosi të themelojë parti të re politike. E mbajti Lidhjen Demokratike, por e quajti të Dardanisë, ashtu siç i referohej Kosovës Rugova.

Në zgjedhjet e para pas formimit, në vitin 2007 LDD-ja arriti të hyjë në Kuvend me 9 deputetë, duke qenë akter i rëndësishëm në opozitë në qeverinë PDK-LDK. Por, kaq fuqi kishte kjo parti – vetëm një mandat. Pas moskalimit të pragut në zgjedhjet e radhës, kjo parti nisi shuarjen e ngadalshme.

Figura qendrore të LDD-së si Adem Salihaj, Besa Gaxherri e Naser Rugova u zvarritën ngadalë për t’u kthyer në LDK, ani pse paraprakisht kishin akuza të forta si për Fatmir Sejdiun ashtu edhe për pasardhësin e tij në krye të LDK-së, Isa Mustafën. Derisa Gaxherri e Rugova u kthyen në Kuvend me ish-partinë mëmë, Daci kohë pas kohe bën analiza politike.

PDK-ja e Hashim Thaçit mund të ndahej në kohën e kthimit të Fatmir Limajt nga Haga. Nënkryetari i partisë u bë figura kryesore e kundërshtimit ndaj Hashim Thaçit. Por, përkundër përplasjeve të tij e Jakup Krasniqit me partinë, do të duheshin përgjimet Pronto për të marrë vesh ndarjet e mëdha. Në to, Hashim Thaçi i referohej Jakup Krasniqit si Jakupovski e votuesit e Limajt në Malishevë i quajti ‘zagarë’. Ky do të ishte kulmi i durimit për dyshen Limaj – Krasniqi, që vendosën të dalin nga PDK-ja për formuar një parti të re. E quajtën NISMA dhe fillimisht u sprovuan në Malishevë në vitin 2013, ku e hoqën pa ndonjë problem nga pushteti PDK-në.

Në zgjedhjet e vitit 2014, arritën të kalojnë për pak pragun dhe hynë në Parlamentin e Kosovës për herë të parë. U rreshtuan përkrah AAK-së, LDK-së e Vetëvendosjes me vetëm një qëllim – largimin me çdo kusht nga pushteti të PDK-së. Duruan 6 muaj e kur LDK-ja hyri në qeveri, opozitën ndaj PDK-së e Hashim Thaçit e bënë me gaz, protesta e metoda tjera. Me pak dallim nga LDD-ja edhe NISMA tre vjet pas u zvarritë për t’u kthyer në PDK. Nuk u shkri, por garoi me një listë të përbashkët me të e me AAK-në.

Listës i printe Kadri Veseli, ish-drejtuesi i SHIK-ut të cilin Fatmir Limaj e akuzoi në shumë rase se qëndronte prapa montimit të gjyqeve ndaj tij. Me marrjen e pak pushteti, radha e përplasjeve të mëdha erdhi në Vetëvendosje. Për një kohë këtu ekzistonin dy rryma, me përpjekjet e vazhdueshme të Dardan Molliqajt për rol qendror në këtë parti. Por, gjithçka doli sheshit vetëm kur u publikua një bisedë në Viber, ku deputetja Aida Dërguti e ofendonte themeluesin dhe liderin shpirtëror të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti.

Pas presionit publik nga vetë militantët e kësaj partie, Dërguti dha dorëheqje nga kryesia dhe dega në Vushtrri. Klani i Molliqajt nuk e donte kandidimin e Kurtit për kryeministër, dhe nuk e do as kthimin e tij në krye të partisë që aktualisht udhëhiqet nga ana Visar Ymerit.

Disa deputetë të Vetëvendosjes u rreshtuan përkrah Kurtit, e të tjerë përkrah Dërgutit duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj saj. Është ende e paqartë se çfarë rezultati do të sjellë kjo përplasje dhe nëse edhe këtu do të ketë formim të një partie të re, që na doli në shesh tani.

Ibrahim Rugova formoi subjektin politik-90-98,dhe  celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës në krye me  Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin. Komandantët e pas luftës shumica prej tyre tash janë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës nuk e kanë nisë luftën, kjo për faktin se,ata vetëm kanë përfituar nga aksionet e para të UÇK-së duke i vjedhur ato'',ka thënë,veprimtari dhe iah-anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj ka treguar disa momente se njerëzit e Ibrahim Rugovës e kanë nisur luftën dhe e kanë formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai shkon edhe më tej kur thotë se ''Celualat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë nisur nga Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat