Po boshatisën fshatrat në Kosovë,rinia po ik në Evropë...!

Opinione

Po boshatisën fshatrat në Kosovë,rinia po ik në Evropë...!

Nga: Skender Karaqica Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:39
Skender Karaqica

Në emisionet informative (Radio-Televizione dhe mjetet e shkruara)po flitet pajada se si po boshatisën fshatrat në Kosovë,rinia po ik në Evropë...!

Kjo temë është bërë shqetësim i ditës në Kosovë.Për këtë rast aktual,flitet aty-këtu dhe si në heshtje po kalon ky lajm jo i mirë për shtetin e Kosovës.

Pse ky rast nuk po ngritët në rend ditë në institucionet e shtetit të Kosovës?

Në emisionin ,,Show kojshia,,deputeti Milaim Zeka e përmendi rastin e fshatit Korishë të Prizrenit,ku prej 900 shtëpive të këtij fshati i mbështetur në shpatijet e maleve të Sharit,sipas deputeti Zeka,400 shtëpi kanë mbetur të mbyllura për shkak se banorët ia vuan dryrin shtëpive dhe ia mësyen Evropës...!

Për këtë gjendje të ikjes kolektive nga Kosova,pse asnjë prej deputetëve të popullit(pozitë-opozitë)në Kuvendin e Kosovës nuk e panë të arsyeshme që të shkojnë e të takohen me popullin dhe votën e tyre të lirë e demokratike në Korishë të Prizrenit dhe gjithandej në fshatrat dhe qytetet e Republikës së Kosovës,që të afrojnë platformën e qartë kombëtare dhe institucionale me thirrjen:MOS E LËSHONI KOSOVËN!

Deputet të popullit dilni pak ditë nga Prishtina,ndonëse jeta dhe përgjegjësia që keni marrë me kontratën me sovranin e votës së lirë,nuk është vetëm luksi juaj të qëndroni brenda zyrave të Kuvendit të Kosovës,por ju takon që përditë dhe në çdo kohë të jeni afër sy me sy me popullin dhe me hallet e tyre të shumta...

Të gjithë bashkë:MOS E LËSHONI KOSOVËN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat