Negociatat me palën Serbe

Opinione

Negociatat me palën Serbe

Nga: Shpend Salihu Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:22
Shpend Salihu

 Siç është mëse evidente ngecja e negociatave po behet për arsye të zvarritjes së liberalizimit të vizave, si dhe për arsye të taksave të vendosura ndaj mallrave Serbe si dhe mos formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Është më se evidente se as SHBA e as BE nuk po arrijnë të kenë ndikim që pala Serbe ta njofë realitetin e ri juridiko-politik ose më mirë të themi të pranojë Shtetin e Kosovës, por ajo që është duke e dëmtuar imazhin e Kosovës në rrafsh ndërkombëtar nuk janë çështjet më lartë të cekura, por edhe kriza parlamentare në shtet dhe mjerimi socio-ekonomik i cili është duke i vështirësuar proceset socio-politike në shtet.

Të mos harrojmë se taksa ndaj produkteve Serbe, nuk i sjellë vetëm dëm Serbisë, por njëkohësisht e vështirëson jetën sociale në Kosovë. Pamvarrësisht humbjeve finansijare që ka Serbia me vendosjen e kësaj tarife, ata prapëseprap arrijnë që mallrat të i eksportojnë në Kosovë nëpër rrugë alternative sidomos përmes Republikës së Maqedonisë e cila i mundëson edhe transportin e këtyre mallrave përmes kamionëve me targa Maqedone, gjersa popullata e Kosovës me vendosjen e kësaj tarife është duke u varfëruar, pasiqë shporta e konsumit të përditshëm është ngritur mbi 30 %, e kjo e rëndon edhe më shumë gjendjen sociale në Kosovë. Kosova është dashtë të gjejë rrugë alternative dhe mallra të zëvendësueshëm me përafërsisht kosto të njëjtë të shpenzimeve, me qëllim që mos të kemi rritje astronomike të çmimeve në treg, e pasiqë ka dështuar ta bëjë këtë edhe më tepër është vështirësuar ekzistentca sociale në Kosovë.

Përkitazi me Asociacionin e Komunave Serbe mos të harrojmë gafat e qeverive paraprake, pasiqë 2 qeveritë paraprake e firmosën marrëveshjen për asociacion. Marrëveshja e parë ishte e Prillit 2013 e cila fliste për themelimin e Asociacionit, gjersa marrëveshja e dytë e Gushtit 2015 e cila i jepte pushtet të zgjeruar ekzekutiv, edhe pse në parim kjo marrëveshje ishte në harmoni me paketën e Ahtisarit dhe me Ligjin për Qeverisje Lokale si dhe me Kartën Evropiane për Vetëqevisje Lokale, mos të harrojmë se mos zbatimi i këtij dokumenti e deshëm ose jo na tregon jo serioz në rrafsh ndërkombëtar, që në parim ne nuk i përmbahemi marrëveshjeve të firmosura ndërkombëtare e kjo e tregon Kosovën si një shtet frigjid në rrafsh ndërkombëtar. Sa i përket Rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese, ajo që bie në sy është se kjo Gjykatë dështojë të tregojë shkeljet Kushtetuese të kësaj marrëveshjeje në të vërtet e potencojë se në 23 pika është shkelë, por nuk dha arsyetim Kushtetues mbi shkeljet e presupozuara, andaj sidoqoftë Brukseli dhe Washingtoni me të drejtë aspirojnë zbatimin e marrëveshjes, por është mëse evidente se pala Kosovare, ka mundur të e tërhek një simetri me luginën e Preshevës dhe të kërkojë një zbatim të njëjtë të kësaj marrëveshje, si dhe të insistojë në rikthimin e Shqipëtarëve në pjesën Veriore, me qëllim të bashkëjetesës dhe ekuilibrimit demografik çfarë do të parandalonte secesionin e pjesës Veriore në të ardhmen.

Së fundi është mëse evidente se sado që pala Shqipëtare të bëjë kompromis me palën Serbe, do shkojë edhe një periudhë e gjatë kohore që pala Serbe ta njofë shtetin e Kosovës, pasiqë së pari nuk ka përkrahje të masave popullore në Serbi së dyti duhen ndryshime Kushtetuese në Serbi me shumicë të kualifikuar të 2/3 të heqet Kosova si pjesë e Serbisë e atë kvorum nuk mund ta ketë Vucic ose kushdoqoftë dhe së treti kushdo që në këtë stadium të zhvillimeve politike do e njifte Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur do bënte akt suicidal në Serbi.

Për ne është me rëndësi përkufizimi dhe demarkimi i kufijve me Serbinë si dhe normalizimi i marrëdhënieve e shumë pak rëndësi ka njohja e Kosovës nga Serbia,sepse edhe ultra-nacionalistët më të zëshëm në Serbi janë të vetëdijësuar se Kosova është e humbur për Serbi, por qëllimi i tyre është zvarritja e proceseve dhe evenetualisht kantonizimi ose Bosnizimi i Kosovës, e për ate lidershipi ynë politik duhet të jetë i gatshëm në rrafsh ndërkombëtar në mënyr të fuqishme me argumente ta kundërshtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat