“Bota Sot” lajmëtare shqiptare mbarëkombëtare

Opinione

“Bota Sot” lajmëtare shqiptare mbarëkombëtare

Nga: Rexhep Torte Më: 26 qershor 2019 Në ora: 08:14
Rexhep Torte

Me plot gojë dhe me mburrje themi se media “Bota Sot” qëndron në krye të mediave mbarëshqiptare dhe përkrah mediave më të njohura ndërkombëtare, këtë e dëshmon edhe numri shumë i madh i lexuesve i cili gjithnjë është në rritje.

Urime 24 vjetorin e kësaj medie prestigjioze, urime themeluesit dhe largpamësit z. Xhevdet Mazrekaj dhe tërë gazetarëve e redaktorëve që kanë qenë pjesë e këtij mediumi, si edhe tërë gazetarëve e redaktorëve që edhe sot e kësaj dite janë duke punuar në këtë medie, duke dhënë shembullin më të mirë të profesionalizmit dhe të sakrificës në kryerjen e këtij profesioni të guximshëm e fisnik

Shprehim homazhin, nderimin dhe respektin tonë të sinqertë shpirtëror në përkujtim të gazetarëve tashmë të ndjerë që nuk janë në mesin tonë por që më parë kanë punuar në këtë medie.

Shprehim homazhin, nderimin dhe respektin tonë të sinqertë në përkujtim të gazetarëve të ndjerë Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, të vrarë nga duart e zeza tradhëtare që kishin për qëllim ta mbysin fjalën e lirë, edhe atë tashmë në Kosovën e çliruar nga okupimi i Serbisë.

Këta duar të zeza kryenin krime të tillla për ta mbuluar turpin e tyre kombëtar dhe anti shqiptar, për ti vazhduar veprimet e tyre tradhëtare kombëtare, gjithnjë për interesa të tyre të ngushta, grupore e klanore dhe në dobi të armiqve shekullorë të kombit shqiptar.

“Bota Sot” qëndron në majën e mediave shqiptare dhe paraqet një forcë të fuqishme dhe të pamposhtur të informimit të lirë, pa diktat, real, pa dorëza dhe gjithpërfshirës mbarëkombëtar.

“Bota Sot” në mënyrë të guximshme dhe pa hezitim është duke informuar, pasqyruar dhe demaskuar në çdo çast, çdo orë e çdo ditë bëmat e liga dhe njollat e zeza të shoqërisë dhe të udhëheqësve tanë shtetërore, administrativë e politikë, me të vetmin qëllim që ata të përmirësohen e të korrigjohen ose të largohen në të mirë të kombit tonë mbarëshqiptar.

“Bota Sot” shërben si detektor, hulumtues dhe kritik ndaj qeverisjes së dobët, punës së dobët të parlamentit, të deputetëve dhe të udhëheqësve shtetërorë, të kapur nga korrupsioni e nepotizmi.

Kjo punë dhe ky angazhim 24 orësh i redaksisë “Bota Sot” i shqetëson dhe i paralajmëron të gjithë zemërligët e kombit shqiptar, se ndodhen në monitorim të vazhdueshëm dhe se çdo hap i tyre i mirë apo i keq do të bëhet publik dhe i njohur për të gjithë.

“Bota sot” në këtë mënyë është duke e kryer misionin e saj më dobiprurës dhe më të vyer për të mirën dhe prosperitetin e kombit shqiptar kudo që ndodhet e kudo që jeton e punon.

“Bota Sot” është i vetmi medium mbarëshqiptar që po hedhën dritë dhe zbulon tradhëtitë kombëtare mbarëshqiptare.

Nga “Bota Sot” ne mësuam për shantazhet që iu bënë heroit legjendar Adem Jasharit, për atentatet e përgatitura ndaj veprimtarëve Aem Demaçi e Zekeria Cana, që për fat të mirë nuk u realizuan.

Nga “Bota Sot” ne çdo ditë mësojmë për heroizmat e patriotëve të vërtetë nga radhë e UÇK-së, por edhe për antagonizmat dhe veprimet tradhëtare në mesin e tyre.

Nga “Bota Sot” ne po mësojmë se kush e vrau në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ose për vrasjet politike të Ali Ukës e Ilir Konushevcit.

Nga “Bota Sot ne mësojmë për lidershipet e derisotëm të Kosovës të cilët në 20 vitet e kaluara nuk arritën që ta forcojnë shtetin e ri të Kosovës, ta forcojnë prokurorinë e drejtësinë, ti mbledhin e përgatisin të dhënat e faktet komplete për krimet, masakrat, dhunimet, për 1650 shqiptarët e rrëmbyer fati i të cilëve ende nuk dihet, si edhe dëmet matëriale, të shkaktuara në Kosovë ndaj shqiptarëve gjatë agresioni gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/1999,që kriminelët serbë domosdo të vihen prapa grilave.

Nga “Bota Sot” mësojmë se lidershipet e derisotëm të Kosovës, për fat të keq shkelen mbi tërë viktimat e luftës dhe u dhanë pas përfitimeve personale mafioze e korruptive, duke u bërë milionerë, ndërkohë që pjesa tjetër e popullit është në varfëri, dhe ku të rinjtë largohen nga Kosova për të gjetur një punë në shtetet tjera për ta ushqyer veten dhe familjet tyre.

“Bota Sot” paraqet këmbanë të fuqishme e cila alarmon çdo ditë për pazaret e fshehta e të dëmshme për Kosovën që po i bën lidershipi i sotëm i Kosovës lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi që pritet të vazhdojnë në Bruksel.

Redaksisë “Bota Sot” i dëshirojmë nga shpirti jetëgjatësi, shëndet dhe rezultate më të mëdha në punën e saj në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat