Pse disa shqiptarëve dhe të huajve iu pengon bashkimi kombëtar

Opinione

Pse disa shqiptarëve dhe të huajve iu pengon bashkimi kombëtar

Nga: Shpend Salihu Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:50
Shpend Salihu

Realisht të flasim gjatë etapave të ndryshme historike, populli Shqipëtar u copëtua. Në betejën e Trojës ku kishim burimet arkivore të 33 fiseve Shqipëtare u asgjësuan dokumentet historike, dhe Trojanët u detyruan me forcë të largohen në pjesë të ndryshme të Ballkanit dhe të migrojnë deri në Dalmaci, tek lumi Rajna në Gjermani dhe Irlandë pas humbjes së betejës historike. Duke mos u futur në të dhëna të gjera, sepse sipas disa burimeve historike flitet se zanafilla e njerëzimit fillon me Pellazgët prej të cilëve dalin Ilirët dhe Grekët që dikur ishin vëllezër e më pas armiqësohen. Në epokën e mesme kishim sundimin Otoman në troje Shqipëtare deri me ardhjen në pushtet të principatave Shqipëtare të Balshajve, Artës etj e deri në ardhjen e Mbretit Shqipëtar Gjergj Kastrioti i cili pas largimit nga Turqia dhe ardhjes në Krujë 1444 afro 24 vite e mbajti Shqipërin të pamposhtur nga hordhitë dhe ushtria e Osmanlijve. Më pas kishim Ali Pashë Tepelenën i cili në Janinë dhe Tepelenë bëri reforma infrastrukturore dhe arriti ta rrisë famën e Shqipëtarëve në rrafsh ndërkombëtar. Të gjithë këta u tradhtuan mjerisht nga të afërmit e tyre, dhe më pas filluan pushtimet e Osmanlijve në Ballkan. Me ardhjen e Osmanlijve fillojë islamizimi i trojeve Shqipëtare dhe urrejtja e vëllavrasja e cila arriti ta reduktojë numrin e Shqipëtarëve në Ballkan. Në atë periudhë përmes propagandës Shqipëtarët filluan ta tradhtojnë njëri tjetrin, të vriten dhe syrgjynosen ose të themi të arratisen. Lidhja e Prizrenit arriti të bëjë një platformë nacionale, për bashkimin e trojeve Shqipëtare por për fat të keq kjo dështojë sepse fuqitë e mëdha në Kongres të Berlinit me ndihmën e Osmanlijve i ndanë trojet Shqipëtare dhe e shkatërruan Rilindjen Kombëtare. Ajo padrejtësi ndodhi edhe në Londër me 1913, ku kishte tendenca të bashkimit por për fat të keq ndikimi Rus ishte shumë i fuqishëm dhe Kosova mbeti nën Serbi.

Gjithashtu në Konferencën e Jaltës me 1945, si dhe në Konferencën e AVNOJ me 1945 në Beograd u krijuan si kreatura artificiale, Bosnja dhe Maqedonia, e më pas u bë propozimi për bashkim Kosovë-Shqipëri si republikë e 7 në kuadër të fedederatës Jugosllave.

Ajo që vlen të theksohet është se gjatë periudhave të ndryshme historike, u ngushtuan trojet Shqipëtare dhe u copëtuan, Çamëria në mënyrë të padrejtë iu dha Greqisë, atëherë shtrohet pyetja përse duhet të bezdisen qarqe të caktuara ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë Etnike, kur siç e potencova në shkrime të mëparshme kësi ambicie kanë edhe Grekët, Bullgarët, Serbët e Kroatët. Pyetja më fundamentale është përse rrymat e ilegalitetit që aspirojnë bashkimin kombëtar si dhe rrymat brenda Kosovës dhe Shqipërisë shifen me sy vëngërr, nga struktura të caktuara ndërkombëtare. Nëse ultra nacionalizmi Serb, Grekë e Bullgarë nuk iu pengon qarqeve të ndryshme ndërkombëtare përse i frikësohen grupeve ultra nacionaliste e hegjemone Shqipëtare, që kanë aspirata në riparimin e padrejtësive që me shekuj i janë bërë Shqipëtarëve. A nuk është padrejtësi marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pasiqë është premisë ndërkombëtare që secili popull të përcaktojë fatin e vet se a don shtet federal, konfederal apo unitar dhe çfarë modeli të qeverisjes dëshiron të aplikojë.

Është shumë irrituese që kritikë të caktuar në Kosovë dhe gjetiu identifikohen si Kosovar, sepse ne kemi Shtetësin Kosovare mirëpo identiteti ynë kombëtar është Shqipëtar, deri kur këto rryma e grupe të interesit që mundohen me kvazi liberalizmin e tyre të cenojnë interesin e Shqipëtarëve në tërësi do jenë personalitete mediale, dhe kujt i shkon në favor që këto qarqe të popullarizohen në opinion publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat