Urime “Bota Sot” me rastin e 24 vjetorit  

Opinione

Urime “Bota Sot” me rastin e 24 vjetorit  

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:18
Skënder S.Kapiti

Sot Ju uroj nga Durrësi: urime të  përzëmërta gazetës “Bota Sot”. Urime në  punën tuaj fisnike të  informimit të  publikut shqiptar kudo ndodhet ai. Unë  nga Durrësi në  Shqipëri më  shpejt i marr lajmet dhe informacionet madje edhe ato se cfarë   ndodh në  Shqipëri nga gazeta “Bota Sot” sa sa nga mediat e portalet vendore të  Shqipërisë .

Ajo e cila spikat për“Bota Sot “ është  informacioni real, i   paanshëm,  dhe rekord për cfarë  ndodh në  hapësirën e shteteve dhe të  trojeve shqiptare si dhe në  diasporë  dhe po ashtu edhe nëpër botë . Ajo e cila është  për t’u theksuar janë  jo vetëm informacione me tema politike, historike, shkencore etj., por sidomos me rëndësi janë  lajmet e detajuara dhe të  hollësishme sportive për të  gjitha sportet shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga sportistët e talentuar shqiptarë  nëpër  diasporë . Nëpërmjet gazetës “Bota Sot “ mësojmë  dhe shohim fitoret e medaljeve të  arta të  Majlindës dhe të  xhudisteve  të  tjera Kosovës, mësojmë  dhe shohim futbollin dhe futbollistët  e Kosovës , ku për fat të  keq as gazetat dhe as televizionet në  Shqipëri nuk tregojnë  asnjë  impenjim dhe as interesim për arritjet e mëdha kombëtare të  xhudisteve, sportistëve dhe të  futbollistëve të  Kosovës.

Te gazeta “Bota Sot” madje marrim informacione të  hollësishme edhe për eventet sportive dhe të  sporteve nga Shqipëria, më  shpejt dhe më  mirë  se sa nga Tirana. Nga Gazeta “Bota Sot”, prej shkrimeve të  gazetarëve dhe intelektualëve të  mirëfilltë  kosovar  mëson opinioni në  Shqipëri edhe historinë  e Kosovës, sakrificat dhe mundimet e jashtëzakonshme e mbinjerzore të  popullit heroik të  Kosovës kundër genocidit mbi një  shekullor  të  kolonizatorit serb, gjë  e cila është  mangësi e madhe akoma edhe sot  për publikun në  Shqipëri.Nëpërmjet gazetës”Bota Sot” po i bëj një  kritikë  edhe Qeverisë, ministrisë  së  Sporteve dhe Televizioneve të  Kosovës që  Ju lutemi jipni ndeshjet e futbollit kur luan përfaqësuesja  e Kosovës në  mënyrë  që  të  kemi mundësi t’i shohim direkt ato edhe këtu Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat