Dashuria e qengjit ndaj ujkut dhe vajtja pas tij

Opinione

Dashuria e qengjit ndaj ujkut dhe vajtja pas tij

Nga: Afrim B. Rada Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:14
Afrim B. Rada

Të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova është në një krizë të thellë . Fatkeqësisht,  kjo krizë është një krizë gjithëpërfshirëse si institucionale, krizë morale, krizë e identitetit.

Një I sëmurë që ka nevojë për shërim,  paraprakisht ka nevojë të i kryen analizat laboratorike dhe inqizimet e nevojshme me qëlim të diagnostifikimit të sëmundjes dhe zbulimit të mikrobit - shkaktarë të sëmundjes e pastaj të veprohet me terapi adekuate . E gjithë kjo sepse nuk duhet të nevrikosemi të sëmurit sepse është viktimë e mikrobit , mirëpo duhet të luftojmë mikrobin. Ashtu edhe Kosova që të delë nga kjo krizë së pari duhet të identifikohen shkaktarët ( mikrobet ) që kanë prurë gjer te kjo krizë e pastaj ato me tërë potencialin të luftohen me qëllim që të sanohet kjo situatë në të cilën jemi.

Kornizat e luftes për liri dhe pavarësi janë përcaktuar që në Lidhjen e Prizrenit kur në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut asaj të Jugut dhe Bosnjës, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din (fe), Shtet  (Dovlet) dhe Vatan japin jetën - ka qenë një prej neneve të Kararnames së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.                                                                                                                           

Dini ( feja ) tek Shqiptarët ( me shumicë të fesë Islame, ortodokse dhe krishtere )  ka qenë dhe është burim i pashtershëm i vlerave morale dhe etike, e cila na mëson për unitetin e vlerës.  Na mëson për unitetin e vlerës, se njeriu është qenie e unitetit shpirtëror dhe trupor, d.m.th. unitetit të atyre vlerave pa të cilat nuk është I mundur plotësimi I njeriut si qenie njerëzore.                      

Feja është një fakt jetik sa edhe uji dhe ajri.Si e tillë, feja tek shqiptarët nuk ka qenë asnjëherë problem, përkundrazi ka qenë pjesë e zgjidhjes dhe mu nga ky fakt nëse ka ndonje popull në botë që nuk duhet të ketë frikë nga feja dhe filozofia e saj vepruese atëherë ata janë shqiptarët.

Qershor 1999. Hyrja e forcave të Natos dhe lufta e lavdishme e djemve dhe vashave më të mira të kombit sollën një situatë të re në Kosovë. Date kjo qe me shume te drejte konsiderohet ditelindje e Kosovareve.  Disa e quajne pastrim te Kosoves nga forcat policore e ushtarake serbe , disa realizimi i endrrave gadi njeshekullore te popullit  Shqiptare kurse disa te tjere e quajne Liria e shumepritur.

Nga gjitha keto definicione na lindin pyetje se kjo Kosova jone e dashur dhe liria qe e gezojme,  a eshte ajo per te cilen kane dhene jeten afersisht 1 milion Shqiptare dhe realizim i enderrave nje shekullore qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ?

Sot kur themi Kosova , fatkeqesisht na aludon ne : Krim, Korrupcion, Krize, Keqqeverisje, Skandale etj., etj.

Korupcioni – sipas te gjitha raporteve nderkombtare korupcioni ka depertu ne te gjitha institucionet e shoqerise Kosovare. ( Gjithnje sipas nderkombetareve ) Institucioni me I koruptuar ne Kosove eshte Qeveria e Kosoves, si institucion me kompetent per luftimin e korupcionit. Per arsye te nivelit te larte te korupcionit shume investitore largohen nga Kosova ose nuk vijne fare ne Kosove per te investuar. Kosova , per shkak te korupcionit ka humbur 100 milion euro investime vjetore, investitore te cilet kane investuar ne shtete fqinje.

Kriza ekonomike me nje papunesia – me rreth 48 %, ,  Kriza sociale me 52 % te popullsise se varfer dhe me 18% ne varferi e skajshme.Mbi 70 % te te ardhurave mujore shpenzohen per gjera elementare te jeteses

Kriza morale ( droga, prostitucioni, vetevrasjet, shkurorezimet, femijet    jashtemartesore ). Kemi raste qe ndoshta askund ne bote nuk ka raste te tilla qe per arsye te kushteve te renda ekonomike edhe ushtaret e lirise te bejne vetvrasje.

Thuhet se shpresa eshte buka dhe uji i te varferve. Shpresa vdes e fundit. Situata aktuale politike dhe ekonomike ka mbytur edhe shpresen ne popull. Si pasoje e humbjes se shpreses Kosova jone po zbrazet nga popullata e saj .

Para Luftes se dyte boterore ne vitet 1935 – 1938 dhe me pas ne vitet 1950 – 1966 nga Kosova jane shperngulur rreth 700.000 njerez. Gjate luftes se fundit mars – qershor 1999 per 77 dite jane perzene nga shtepite e tyre rreth 800.000 Kosovare. Qe te gjithe i ushqente shpresa se nje dite do te kthehen ne Kosoven e lire dhe nuk deshironin te largohen nga kampet afer kufinjeve te Kosoves. Ashtu edhe ndodhi. U kthyen dhe as fushat e minura e as shtepite e renuara dhe te kallura dhe vendosja neper tenda ne oborret e shtepive nuk mund te ndalnin  te mos kthehen ne Kosoven e lire.

Po sot. Sot na iku rinia, na iku popullsia. Shume shtepi u mbyllen dhe shume shkolla mbeten pa nxenesa. Ikin edhe femijet e deshmoreve, shesin pasurine qe mos te kthehen kurre.      Nuk kuptoj dot se kujt i sherben Kosova pa Kosovare.                                                                    

Shtetndertuesit nuk u treguan te afte t”i mbajne njerezit brenda.Nje familjar qe nuk mund te ushqeje edhe nuk mund te mbaje femijet ne shtepi. Familjari deri diku mund te arsyetohet. Por pushtetaret , pushtetaret assesi. Ata I kemi zgjedhur dhe paguhen per te krijuar kushte dhe rrethana per jete normale.

Po kush jane keta pushtetare ? Kush udheheq me Kosoven ?

Ne Kosoven tone subjektet politike identifikohen me lideret e tyre. Dhe keshtu ne Kosove nuk behet pyetje se ciles subjekt i takon por se a je me kete apo ate lider.

Kush jane keta persona qe vehten e quajne lider?

Te njejtit a posedojne atributet e nje lideri te mirefillte?

Tipari themelor i liderit eshte vizioni. Vizioni paraqet qendrimin per te ardhmen e deshiruar. Paramendimi se cfare do te bejne dhe si duhet te duket e ardhmja. Lideri e deshmon vehten sipas shembullit personal meqe ate qe flet e ben ne veper. Nje tipar i rendesise se veqante te liderit eshte edhe paraqitja e tij reale ashtu si eshte ne fakt. Karakteri i liderit nenkupton besimin dhe besnikerine, vlera te larta morale dhe etike, pranimin e pergjegjesise, solidaritetin dhe modestine.

Nga te cekurat si me larte kemi kunderthenje diametralisht te kunderta me realitetin.

Fillimisht keta persona sa meritojne te quhen lider. Ne kuvendet zgjedhore ata zgjedhen pa kunderkandidat. A nuk kane kunderkandidat apo nuk kane guxim te kandidohen nuk kemi njohuri mirepo perderisa eshte konform dispozitave statutare  te partise nuk do me shume koment perveq asaj se sa eshte demokratike. Aty ku eshte dashur te respektohet rregullorja per zgjedhjen e presidentit ka pasur kunderkandidat dhe nga frika se mos te prishe llogarit e shefave edhe kunderkandidati ka votuar per presidentin aktual e jo per vehten e tij. 

Menyra se si sillet lideri per te ardhur ne pushtet, , si sillet nese eshte ne pushtetdhe si sillet pas largimit nga pushteti tregon natyren e liderit.

Premtimet ne fushata parazgjedhore dhe gjendja aktuale politike jane pasqyre e personalitetit se diqka premtojne dhe krejt diqka tjeter veprojne.Me parimin makiavelist se qellimi e arsyeton mjetin, sipas kryeparlamentarit ka ardhur ne pushtet me vota te vjedhura me prodhim industrial te votave. Paramendoni vetem faktin se sa here eshte festuar liberalizimi i vizave perderisa jemi shtet i vetem i mbyllur ne kafaz. Pas cdo demarkacioni dalim duke  humbur territore  si me Maqedoni ashtu edhe 8400 hektar me Malin e Zi .

 Per modestine as nuk mund te diskutohet nese analizojme raportine realizimit te te ardhurave mmujore ( te deklaruara ) dhe jeten luksoze qe jetojne.

Lideri duhet te jete I pergjegjshem per deshtimet e veta eventuale duke mos kerkuar arsyetime tek dikush tjeter.  Te kerkosh pergjegjesi eshte absurditet i llojit te vet sepse deri ne ditet e sotit askush nuk ka dhene llogari per premtimet e parealizuara ( si p.sh njeri per 120.000 vende pune kurse tjetri per 200.000 vende pune ) dhe gjendjen e mjerueshme te popullit.

Autoriteti I liderit ne Kosoven tone varet nga niveli I pushtetit, zakonisht autoritet kane vetem ata qe jane ne pushtet, sepse vetem me pushtet lideret kane aftesi per te ndikuar tek te tjeret , por jo edhe me autoritet.                                                                                                         

Per te siguruar mbijetesen, ne administraten shteterore te Kosoves kane punesuar rreth 80.000 persona. Nese kemi parasysh se nje familje Kosvare  mesatarisht ka 4 anetare kjo eshte baras me 320.000 votues te cilet drejtepersedrejti ushqehen nga shteti e qe perben mbi 50 % te votuesve Kosovare kur dihet se ne Kosove ka rreth 650.000 votues.                                                                                                                                 

Sa per kuriozitet, Sllovenia me numer afersisht te njejte sa Kosova ka te punesuar rreth 40.000 persona ne administraten shteterore.

Prandaj, nga gjithe te cekurat si me larte deshiroj te citoj habine e nje dijetari  se si njeriu zgjedh pushtetaret  e gabuara, e shpreh me kete shembull : “ Nuk ka gje per t’u habitur nga ikja e qengjit prej ujkut. Ujku eshte armiku I qengjit. Ajo qe eshte per t’u habitur, eshte dashuria e qengjit ndaj ujkut dhe vajtja pas tij.” (Mevlana Celaledin Rumi )

Te besuarit e shtetit personave te padijshem dhe jokompetent eshte shume tragjike.

Nje popull qe zgjedh te korruptuarit, mashtruesit dhe hajnat nuk eshte viktime por bashkepjesemarres. ( George Orwell)

Askund drejtesia nuk vjen nga jashte. Populli duhet te ruaje identitetin e tij perarsye se humbja e identitetit paguhet me roberi dhe poshterim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat