Shqipëria në udhëkryq

Opinione

Shqipëria në udhëkryq

Nga: Dibran Demaku Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:16
Dibran Demaku

Politikanët e papërgjegjshëm shqiptarë sërish e kanë sjellë të tashmen dhe të ardhmen në udhëkryq.Në një udhëkryq katastrofal dhe të pa rrugëdalje!Dhe për këtë udhëkryq të parrugëdalje në të cilin ndodhet sot Shqipëria fajin e bartin që të gjithë politikanët aktual qofshin ata të djathtë apo të majtë,qofshin ata të qendrës apo të themi kushtimisht të periferisë!

Veçse në rastin konkret lirisht mund të thuhet se këtë udhëkryq të parrugëdalje e ka krijuar Partia demokratike e Shqipërisë me kryetar Lulin e vocërr alias Sali Berishën!Luli i vocërr alias Sali Berisha,duke e parë të vertetën me sy,e ajo e vërtetë është fakti se ajo kurrëmë nuk mund të kthehet në pushtet nëpërmes të votës,për bëmat e saj sa ishte në pushtet,zgjodhi rrugën e djegëjes së mandatit të deputetëve dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të jepte dorëheqje dhe vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme me pretekstin se Edi Rama dhe Partia socialiste paskan ardhur në pushtet me vjedhjen apo blerjen e votës me paratë e pista të drogës dhe të krimit të organizuar?!

Luli i vocërr alias Sali Berisha i Partisë demokratike,mendon se shqiptarët ia falin gjakun e derdhur të katër viktimave të Janarit,kur ai Luli i vocërr ishte në postin e ministrit të brendshëm,ndërkaq Sali Berisha ishte në postin e Kryeministrit!Vallë ka harruar Luli i vocërr alias Sali Berisha,kur pas ngjarjes tragjike të atij njëzetë e një janarit të kobshëm,kryeprokurorja e atëherëshme Ina Rama së bashku edhe me kryetarin e shtetit Bamir Topin,kishin kërkuar që të zbuliheshin dhe të dënoheshin vrasësit,por Luli i vocërr si ministër i brendshëm dhe Sali Berisha si kryeministër nuk kishin lejuar?!

Dhe tash po të njejtit kërkojnë që Edi Rama të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme,sepse sipas tyre me Edi Ramën kryeministër,nuk u bëkan dot zgjedhje të lira,sepse ai dhe partia e tij(pra partia sicialiste po i vidhka votat,se ai dhe partia e tij po i bleka votat me paratë e pista të drogës dhe krimit të organizuar?!

Mbase e tërë kjo që thonë Luli i vocërr dhe Sali Berisha në llogari të Edi Ramës dhe Partisë socialiste është e vërtetë,sa u përket votave dhe votimeve,po së paku mbi Edi Ramën dhe Partinë sicialiste nuk rëndon gjaku i derdhur i protestuesve siç rëndon mbi Lulin e vocërr dhe Sali Berishen?!Them kështu sepse çdo e keqe në jetë edhe mund të riparohët,por të vrarët nuk kthehen më në jetë?!

Luli i vocërr dhe Sali Berisha kanë një mal gabinesh mbi kurrizin e tyre,për të cilat një ditë herët a vonë do të  llogari!Ashtu siç një ditë mund të japi llogari për të bëmat e tij kryeministri aktual Edi Rama?!

Veçse Edi Rama dhe Partia sicialiste në pushtet,sot janë në të drejtën e vetë!Ata duhet të zbatojnë rekonandimet e kushtetutës!Nëse Edi Rama dhe Partia sicialuste në pushtet lëshon pe para shantazheve të Lulit të vocërr alias Sali Berishës me kompani,atëherë shteti dhe politika shqiptare do të futet në një rrugë pa krye,sepse pas zgjedhjeve të mundshme,humbësit do t’i djegin mandatet e tyre prej deputetit duke kërkuar zgjedhje të reja!...Dhe pastaj kështu do të përseritet e ripërserutet deri në pafundësi?!Një presedan i tillë nuk duhet lejuar asesi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat