“Shpërthimet e guximit gjithëkombëtar u pasqyrua në gazetën “Bota sot”"

Opinione

“Shpërthimet e guximit gjithëkombëtar u pasqyrua në gazetën “Bota sot”"

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:42
Foto arkiv

Gazeta “Bota sot” konsiderohet si gazeta që për vite  tregoi se nuk është  një gazetë, por një dritare informative dhe sensibilizuese ndaj çështjeve me rëndësi të posaçme në arealin tonë gjithëkombëtar, për çka merita të veçanta ka botuesi Xhevdet Mazrekaj bashke me stafet e tij redaktuese të gazetës gjatë njëzet vjeteve të fundit.

“Bota sot” gjatë 24- vjetëve të kaluara me shkrimet dhe politikën e saj redaktuese ka ndjek rrugën e informimit të drejtë dhe me kohë të lexuesve kudo që i ka- na  rrëfyen shume lexues me të cilët biseduam. Gazeta kombëtare “Bota sot” nga forcat progresive në Kosovë dhe ato në botë konsiderohet si gazeta që për vite  tregoi se nuk është thjeshtë një gazetë, por një dritare informative dhe sensibilizuese ndaj çështjeve me rëndësi të posaçme në arealin tonë gjithëkombëtar, për çka merita të veçanta ka botuesi Xhevdet Mazrekaj bashke me stafet e tij redaktuese të gazetës gjatë njëzet e katërt vjeteve të fundit..

Njëzetë e gjashtë qershor i këtij viti ishte  njëzet e katër vjetori, kur filloi  me u  botua numri i parë i gazetës kombëtare “Bota sot”.  Fillimi ishte më tepër se sa sfidues. Atë kohë duhej kërkuar njerëz profesionalë që jetonin në Zvicër dhe në Kosovë të cilët kishin guximtar dhe ishin të pajisur me profesionalizmin që t’i jepnin shpirt dhe frymë kombëtare fjalës së lirë shqipe në gazetën gjithëkombëtare “Bota sot”.  Mbi të gjitha shqiptarët kudo që jetonin e punonin atë kohë e ndienin nevojën që të shkruanin, të lexonin dhe të demaskonin dhunën serbe. E ky shpërthim i guximit shqiptar u pasqyrua në gazetën kombëtare “Bota sot”- na thanë lexuesit tonë në bisedën që e zhvillua në kuadër të këtij përvjetori. Ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, gazeta “Bota sot” u bë pjesë e familjeve shqiptare anembanë Evropës deri në Amerikën e largët. Ndërkaq në Kosovë regjimi serb i përndiqte gazetarët dhe stafin e redaksisë në Prishtinë dhe nuk lejonte botimin e saj.

Por, gazetën kombëtare “Bota sot” nuk  mundën  ta ndalonin as me shantazhet e ndërkombëtarëve, as me plumbat e forcave kriminale të shpirtrave të shitur të “shqiptareve”  me maska dhe pa to anë e kënd Kosovës.                                                          

Atë kohë  bashkë me trupat e NATO-s në Kosovë hyri edhe gazeta kombëtare “Bota sot”, e cila ishte angazhuar me vite për lirinë e shqiptarëve të Kosovës dhe kudo që jetonim...                                                                                                    

Elementët kriminalë  me  maska dhe pa to në mes të ditës,  i vranë gazetarët e gazetës kombëtare “Bota sot” ...                      

Por sfidat e gazetës kombëtare “Bota sot” u shfaqën edhe në ditët e para të botimit të saj në Kosovë. Ajo vazhdonte guximshëm ta thoshte të vërtetën  edhe me gjithë faktin se forcat antishqiptare i pengonte  e  vërteta. Përveç shantazheve të ndërkombëtarëve dhe dënimeve  ishin edhe elementët kriminalë që mbuluan fytyrën e tyre me maska në kokë dhe pa to në mes të ditës, shtinë e i vranë gazetarët dhe bashkëpunëtorët e gazetës kombëtare “Bota sot”.  Në fillim e vranë Xhemajl Mustafën, bashkëpunëtorin e përhershëm e këshilltarin e presidentit Ibrahim Rugova dhe  bashkëpunëtorin  e gazetës “Botes sot”. Por, nuk u ndalën me kaq. Një vit më pas e vranë edhe gazetarin  Bekim Kastrati.  Ndërkaq kur ne të gjithë menduam se këto shantazhe dhe krime ndaj gazetës gjithëkombëtare “Botës sot” morën fund,  e vranë edhe gazetarin, Bardhyl Ajeti. Kërcënime të tilla vazhduan dhe po vazhdojnë edhe sot ?! ...

Por gazetën kombëtare “Bota sot” edhe përkundër këtyre furtunave nuk  mundën  ta ndalonin as shantazhet e ndërkombëtarëve, as plumbat e forcave kriminale të shpirtrave të shitur të “shqiptareve” në Kosovë me maska dhe pa to anë e kënd Kosovës. Sot, gazeta kombëtare “Bota sot”  i mbushi njëzet e katër vjet të lavdisë gjithëkombëtare.                                                                                                       

“Bota sot”  me stafin vyeshëm në krye me editorin Xhevdet Mazrekaj me sukses u përballuan fortunave në mbrotjen e ҫeshtjes kombëtare ...

Në kuadër të këtij përvjetori  lexuesit me të cilër biseduam ne mes tjerash  na  rrëfye se:“Gazeta kombëtare “Bota sot” për shoqërinë dhe kombin shqiptar ka dhënë dhe po japë edhe tani  kontribut të madh në informimin e drejtë dhe me kohë të lexuesve të saj në  trojet shqiptare dhe në diasporë dhe me ketë  me politiken e saj redaktuese   arriti  t’i plotësojë standardet e mjeteve të informimit të Evropës perëndimore. Në këtë drejtim, gazeta e jonë kombëtare “Bota sot”gjatë njëzet e katër vjetëve me shkrimet dhe politikën e saj redaktuese ka ndjekur dhe është duke e ndjekur edhe tani rrugën e informimit të drejtë dhe me kohë të lexuesve të vet, kudo që i ka. Kur jemi këtu duhet t’i përmendim disa mendime të forcave të shpirtrave të shitur të “shqiptarëve” të rrezikshme  me prapavijë politike të cilët thonë së kjo gazeta -“Borba” me politikën e saj është e njëanshme, për fat të keq këta njerëz  ishin antikombëtarët.

Gazeta “Bota tani njëzet e ketër vjet  me stafin e vete të vyeshëm në krye me editorin Xhevdet Mazrekaj qendroi e pa lekundur përballë  fortuna të furishme në mbrotjen e ҫeshtjes kombëtare të shqiptareve kudo qe ishin dhe si e tillë kjo gazetë arriti të krijoj një fizionomi të vetën, serioze dhe atdhetare, me vizione të qartë dhe besueshmëri të lartë te lexuesit e saj. Andaj, gazeta kombëtare “Bota sot”nga lexuesi kudo qe i ka patur dhe i ka edhe sot është konsiderua dhe konsiderohet si gazeta që për vite të tëra  tregoi se nuk është thjeshtë një gazetë, por një dritare informative dhe sensibilizuese ndaj çështjeve me rëndësi të posaçme në arealin tonë. Me ide të qarta në vetvete, drejtuesit dhe i gjithë stafi i saj, në kosovë dhe Zurih të Zvicrrës me punen e tyre të madhe kanë bërë që kjo medie e printuar të ketë bazamentin e një institucioni të vërtetë që i shoqëroi shqiptarët në Kosovë dhe në diasporë për dy dekada me radhë, dhe vazhdon t’i shoqërojë ende duke u bazuar në etikën morale dhe profesionalizmin e lartë. Vitet e sfidës  kanë qenë vitet e paraluftës kur media në Kosovë ashtu si edhe e tërë shoqëria jonë, ishin të privuar nga shumë  të drejta, sidomos nga ajo e fjalës së lirë dhe e veprimit demokratik. Sfida të një lloji tjetër, kjo media e printuar tejkaloi edhe në vitet e pasluftës, meqë ishte media e një shoqërie në tranzicion, e cila përballej me paragjykime e pretendime të natyrave të ndryshme. Me rendësi është së gazeta “Bota sot” gjatë njëzet  e katër vjetëve  me politikën e saj redaktuese me sukses  e ka ruajtur dhe është duke e ruajtur rrugën  e  cila të gjithë ne na shpin në rrugë të mbarë. Por pushtetin e saj mbi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, “Bota sot”  nuk e harroi dhe nuk e devijoi asnjëherë rrugen e vetë, andaj për këtë arsye mori konfirmimin e lexuesve për një besueshmëri të lartë -  të cilën e zhvilluam me lexuesit tonë në kuader të kremtimit të këtij përvjetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat