Regani dhe Gorbaçovi kanë meritat historike për heqjen e “yllit” , Jo Meksi e as Ilijesku

Opinione

Regani dhe Gorbaçovi kanë meritat historike për heqjen e “yllit” , Jo Meksi e as Ilijesku

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 27 qershor 2019 Në ora: 06:08
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Aty ku të ngulfatë varfëria, papunësia, uria, mjerimi social; aty ku nuk ka mirëqenie, nuk ka drejtësi, nuk ka punë dhe, nuk paguhet puna  në vlerën  sipas rezultateve të punës dhe, rregullisht në kohën e duhur sipas ligjit dhe sipas standardeve demokratike, ai shtet nuk është as kapitalist, as demokratik, as socialist e as komunist, por   vetëm një ngrehinë-robëri skllavopronare, ku njeriu trajtohet si mall konsumi dhe plaçkë tregu. Asgjë më shumë e as më pak.

*** Sistemi kapitalist demokratik dhe shteti i së drejtës nuk ndërtohen me fjalë (vetëm me heqjen procedurale, teknike dhe administrative të simboleve të socializmit të perënduar gjoja për t’u jusitifkuar në sy të demokracive perëndimore dhe të Amerikës), me korrupsion, me hajni, me plaçkë, me krim të organizuar, me nepotizëm me shfrytëzim të njeriut prej njeriut, por me punë vetëmohuese, ashtu sikurse gjermanët, të cilët pas mbarimit të LDB-së nga rrënojat e Gjermanisë së Hitlerit, ndërtuan një shtet  të fuqishëm kapitalist  demokratik modern, që sot është një nga gjigantët më të zhvilluar ekonomikë jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.

Ndërkaq, ish-kyreministri i qeverisë së Shqipërisë (1992-1997) Aleksandër Meksi mund të “mburret” vetëm për skemat piramidale, që e dogjën Shqipërinë 1997; për eksodin e institucionalizuar sistematik  si rrjedhojë e të cilit, që nga viti 1990 e deri më sot në vitin 2019, Shqipërinë e kanë braktisur mbi 1 milion e gjysmë shqiptarë;  për jo sigurinë e qytetarëve; për korrupsionin, për krimin e organizuar, për papunësinë, për varfërimin, për mos zhvillimin dhe për kriminalizimin e Shqipërisë përmes karteleve të drogës kolumbiane dhe të mafive të ndryshme politike, që të gjitha këto ndikuan që, sot (2019), Shqipëria të jetë një nga vendet më të varfëra, më të pazhvilluara dhe më të korruptuara në Evropë.

Mirëpo,  sot,  me gjithë këtë mjerim dhe mynxyrë ekonomike, sociale, shoqërore  dhe të mirëqenies së qytetarëve,  ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandar Meksi “mburret” se gjoja është patriot i madh (për t’u justifikuar te rinia e sotme në sy të popullit, të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës),  duke rrëfyer kujtimet e tij politike të kohës (1990-2019) se dikur ai  kishte qenë nismëtari dhe më i merituari që së bashku me 21 deputetë të tjerë nënshkruan peticionin Kuvendit të Shqipërisë së Pjetër Arbnorit, që nga flamuri shqiptar  të heqej “ylli komunist partizan”.

Shumë mirë! Koha e ka hequr atë simbol antifashist, JO A. Meksi e askush tjetër në Shqipëri.

Pra, me një fjalë, ndryshimin e flamujve të Bashkimit Sovjetik dhe të satelitëve të tij të kampit socialist të Evropës Lindore e bëri ndryshimi i rrethanave politike në Evropë dhe në botë nga kalimi i sistemit bipolar  i të dy superfuqive botërore: SHBA  dhe BRSS në atë unipolor ndërkombëtar në krye vetëm me Amerikën si krijuese dhe bartëse e Rendit të Ri Botëror , me ç’rast përfundoi lufta e ftohtë së bashku me  Bashkimin Sovjetik si superfuqi botërore.

Prandaj, sa ia vlen ai “ mundim aq  i madh” i  A.Meksit, kur në atë kohë, edhe  Duma Ruse e kishte ndryshuar flamurin, duke ia hequr yllin komunist, s’ka se çfarë të mburret për atë “akt historik” as Meksi e askush tjetër, sepse  “ylli komunist partizan”, së pari ishte shuar në Moskë, atje, edhe ku kishte lindur nga flamuri  i Revolucionit Popullor të Vladimir I.Leninit, më 1917.

Të mos e djegim Shqipërinë, duke u hequr si patriotë të heqjes së yllit para 30 vitesh!

Tanimë, ato ngjarje politike të viteve të 90-ta të shekullit XX, i dinë edhe  fëmija e vegjël në shkollën fillore,  të cilët nuk kanë nevojë për “përrallat” e  përplasjes së fashizmit, të korrupsionit dhe të komunizmit të perënduar, sepse me ideologji partiake apo religjioze nuk edukohen, nuk arsimohen dhe nuk ushqehen fëmija e as  të rriturit, por me bukë, me dituri dhe me përparim.

Sot,  fëmijët tanë  duan shkolla moderne, edukatë dhe arsim të mirëfilltë kombëtar dhe universal si të gjithë fëmija e Evropës së sotme moderne demokratike; duan bukë, veshmbathje, strehë, rrugë moderne të asfaltuara për të vajtur në shkollë; duan libra,  mësonjëtore moderne evropiane, të pajisura me kabinete, me kompjutorë, me mjete mësimore, me guzhina dhe me salla sportive; duan që prindërit e tyre të jenë të punësuar dhe të shpërblyer për punën e tyre, në mënyrë që ata të jenë në gjendje për t’i ndjekur mësimet në shkollat e tyre, ashtu sikurse fëmijët e tjerë të liderëve politikë milionerë të korruptuar nepotistë dhe  mafiozë, të cilët për pushtet dhe për pasuri po e djegin dhe po e plaçkisin pa mëshirë dhe në mënyrë enorme pasurinë e popullit dhe të Shqipërisë.

Vështruar në kontekstin e gjerë të zhvillimit të ngjarjeve politike ndërkombëtare në prag të vitit 1989, kur Amerika me Bashkimin Sovjetik arritën Marrëveshjen historike në Uashington, më 8 dhejtor 1987, të cilën e nënshkruan presidenti  i SHBA-së, Ronald Regan dhe  Mihail Gorbaçov, kryetari  i Bashkimit Sovjetik. Ky ishte doumenti historik, politiko-diplomatik ndërkombëtar që mbylli kaptinën  32-vjeçare të luftës së ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.  Me këtë dokument u arrit marrëveshja “për eliminimin e  tërësishëm të një klase të sisemeve të armëve bërthamore, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”.  Kjo Marrëveshje qe nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë (“East Room”), të cilën më pas “ në pranverën e  vitit 1988 e ratifikoi edhe Senati Amerikan”.

Pra, me një fjalë, meritat historike për rënien   e socialzimit-komunizmit në Evropën Lindore dhe Juglindore, pa dyshim se i kanë Ronald Regan dhe Mihail Gorbaçov, jo kurrfarë Meksi e as “keksi” e as kurrfarë Jon Ilijesku i Rumanisë, e as Todor Zhivkovi  i Bullgarisë etj...

 Heqja e “yllit” dhe “zhurma” 30-vjeçare rreth tij, nuk jusitifikon parapambetjen, varfërimin, kanabizimin  dhe  djegjen e Shqipërisë

-Qe 30 vjet, tanimë është bërë e qartë  se heqja e “yllit” të flamurit kombëtar në Shqipëri, si rrjedhim i shkëptujes së “kryehallkës” së zinxhirit komunist në Moskë. Mirëpo, pse po e hijesojnë shqiponjën, duke e djegur Shqipërinë me korrupsion, me kanabis, me drogë, me krim të organizuar, me plaçkë, me papunësi, me varfëri, me padrejtësi, me pabarazi dhe me eksod sistematik, ku gjatë 30-të viteve të shkuara kanë braktisur vendin mbi 1 milion e gjysmë shqiptar nga Shqipëria (1990-2019)?!

-Heqja e simboleve socialiste-komuniste, do të thotë rënien e sistemit socialist-komunist të vendeve të Evropës Lindore, përkatësisht mbylljen e kaptinës më se 30-vjeçare e luftës së ftohtë ndërmjet dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), më 1989, me ç’rast shembet Mursi i Berlinit-simbol i ndarjes së Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore, ishte meritë historike, politike dhe diplomatike e presidentit historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan (1981-1989) dhe  e Mihail Gorbaçovit( sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PK-së  së Bashkimit Sovjetik/1989/ dhe president ekzekutiv i Bashkimit Sovjetik, i zgjedhur nga parlamenti i ri në vitin 1991), JO as meritë e Papa Vojtiles-Gjon Pali II të Vatikanit, as e sindikalistit disident Leh Valenca të Gdanjskit të Polonisë, as e demokratit, Boris Jelcin të Federatës Ruse (1991-1999), as e Jon Ilijeskut të Rumanisë (1989-1996; 2000-2004) e as e Aleksandër Meksit të Shqipërisë ( ish-kryeministër i Shqipërisë, 1992-1997), i cili, pas heqjes së yllit, e vodhi dhe e dogji Shqipërinë me anë të korrupsionit dhe të mashtrimit me skemat piramidale.

Pra, Meksi mund të "mburret" për heqjen e yllit, por më pas si kryeministër i Shqipërisë e plaçkiti popullin e vet, duke e mashtruar me skemat piramidale mafioze, të cilat më 1997 çuan në revoltën e jusitifkueshme  gjithëpopullore, që mori qindra viktima në njerëz dhe dogjën Shqipërinë. Mirëpo, kurrë nuk mori dënimin e merituar ligjor për këtë sabotim dhe  për plaçkitjen e popullit, të cilin, duke mos dhënë dorëheqjen në kohën e duhur, kur opozita dhe  masat e gjera popullore kërkonin, ai shkaktoi luftën civile  dhe dogji Vlorën, ku mori me qindra e mijëra viktima, më shumë se në kohën e fashizmit (1939-1945).

Lind pyetja, në këtë rast, kush fitoi dhe, kush humbi, fitoi Aleksandër Meksi, sepse plot pesë vite siguroi kolltukun e kryeministrit në qeverinë e Shqipërisë (1992-1997). Kjo ishte fitorja e tij. Ndërkaq, nuk fitoi as drejtësia, as demokracia, as parlamentarizmi, as populli e as vetë Shqipëria, edhe  pse Shqipëria nuk ndodhej nën yllin komunist të Aleksandar Meksit, sepse pikërisht ky  ish-kryeministër burokrat dhe korrupsionist, në vend se të zbatonte  reformat e thella ekonomike, politike, demokratike dhe sociale, ky “dizajnoi” flamurin e “skemave piramidale” në Shqipëri, sipas yrrnekut të skemave piramidale të Slobodan Milosheviqit në Serbi, duke hapur shumë banka private false me interes të lartë deri 20% (Dafiment, Jugoskandik…etj.), për t’ia vjedhur dhe plaçkitur pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme  të popullit të varfëruar dhe të papunësuar.

Skemat piramidale ishin “yrrnek” i Serbisë për ta varfëruar popullin dhe Shqipërinë

-Edhe njëherë po nëvizojmë se mirë paska vepruar Aleksandër Meksi ( ish-kryeministër i qeverisë së Shqipërisë, 1992-1997), që paska propozuar heqjen e “Yllit” nga Flamuri Kombëtar, të cilin  me nënshkrimet e tyre e paskanë mbështetur “21 deputetë” të Parlamentit të Shqipërisë.

Mirëpo, një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet si akt heroik  e as patriotik as i Boris Jelcinit në Rusi e as i Aleksandër Meksit në Shqipëri, sepse  ai ishte akt tekniko-administrativ politik, të cilin e kishte sjellë ndryshimi i sistemit të ri politik, demokratik dhe parlamentar edhe në Rusi, edhe në Shqipëri.   

Prandaj, si rrjedhojë, normale  dhe e pranueshme ishte edhe ndryshimi i flamujve paraprakë, të cilët simbolizonin periudhën e rendit socialist-komunist, periudhë kjo, e cila perëndoi së bashku me sistemin, me titullarët dhe me flamujjt e saj, kur më 1989 u shemb Muri i Berlinit, që shënoi fundin e Luftës së Ftohtë midis dy superfuqive botërore (BRSS dhe SHBA).

Mirëpo, duhet të punohet shumë, shumë, pa hajni, pa plaçkë, pa shfrytëzimin e popullit dhe të shtetit, ashtu sikurse punoi dikur pas LDB, populli gjerman, i cili vetëm në saje të mençurisë, të vizionit, të punës, të kontributit të madh, të disciplinës dhe të përgjegjësisë e seriozitetit njerëzor, kombëtar dhe patriotik ia arriti, që të bëhet një nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Kjo strategji kombëbtare, shtetërore dhe ndërkombëtare e liderëve të saj drejtues politikë siç ishin  kancelarët e saj: “Konrad Adenauer, Ludwig Erhard, Kurt Georg Kiesinger, Willy Brandt, Helmut Schmidt,  Helmut Kohl, Gerhard Schröder dhe  Angela Merkel” bëri të mundur që pas  gjysmë shekulli (1945-1990) të bashkohet Gjermania.

Sa më sipër,  me retorikë patetikë dhe  të ashtuquajtur  patriotike  të përditshme 30-vjeçare, se gjoja   vetëm me heqjen e “yllit” nga flamuri kombëtar, mund të justifikohet shthurja e shtetit, korrupsioni, krimi i organizuar, plaçka, hajnia, shfrytëzimi i njeriut prej njeriut, papunësia, varfëria dhe ekzodi  sistematik i mbi 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria (1990-2019),  ky nuk është humanizëm, as patriotizëm, as drejtësi, as demokrac, as mirëqenie sociale, as solidarësi e as kurrfarë prosperiti për popullin, por vetëm tirani klasike-shfrytëzim, plaçkë, varfëri dhe prapambeturi.

Fundja, vetëm heqja e yllit, nuk të bën patriot, as evropian perëndimor, as amerikan, as kanadez, as australian, por duhet punuar ditë e natë (duke mos e vjedhur popullin dhe shtetin),  me seriozitet, me përgjegjësi të hekurt dhe me motivimin më të lartë për mëkëmbjen dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, për edukimin dhe arsmimin e popullit, për demokratizimin, për përparimin e vendit, ashtu sikurse sillen, punojnë dhe veprojnë me për ndërgjegje dhe me përgjegjësi të lartë evropianët dhe amerikanët për ndryshuar rrënjësisht  kushtet dhe rrethanat në shoqërinë  e reformuar demokratike shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat