Tiparet e njeriut të denjë dhe jo të denjë ose skllavë

Opinione

Tiparet e njeriut të denjë dhe jo të denjë ose skllavë

Nga: Shpend Salihu Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:07
Shpend Salihu

Njeriu si qenie humane dallon prej specieve tjera siç thoshte Darwin sepse punon me vetëdije e jo instinkt, gjersa krijesat tjera e shfrytëzojnë instinktin, por për fat të keq sot hasim njerez si në shoqëri ashtu edhe në klasë politike, që përdorin instinktin e jo vetëdijen çfarë i bën ata të padenjë pasiqë i nënshtrohen të huajve dhe strukturave udhëheqëse shtetërore, gjersa nuk dojnë ose nuk dëshirojnë të e dijnë dhe përdorin logjikën e shëndosh të dallojnë të miren dhe të keqen.

Katër tiparet kryesore që e dallojnë një njeri të denjë nga një shtazë ose specie primitive arkaike janë: Karakteri, dinjiteti, morali dhe integriteti, vlera te cilat na dallojne prej krijesave tjera. Është më se faktike dhe relevante që paraja dhe pushteti sjellin harmoni shpirtërore dhe psikologjike sepse janë të mira që e sjellin stabilitetin e individit, por nëse paraja dhe pushteti jane mbi tiparet e lartëcekura nuk kanë vlerë fare, sepse e degjenerojnë personalitetin e njeriut. Sipas Sigmund Freud ndërdija e formëson vetëdijen dhe i jep kontura informacioneve të marra nga njeriu me cfarë e rrit potencën intelektuale të njeriut, por vetëm nëse individi din të dallon të miren dhe të keqen e jo të bëhet pre e manipulimeve ose instinkteve të çastit. Karakteri është qëndrimi i njeriut me të tjerët, ku ai din si të komunikojë dhe zgjidhë probleme të caktuara, personale ose shoqërore, gjersa dinjiteti i tij është autoriteti që përkundër se respekton dhe përfill autoritetin më të lartë nuk bëhet leckë e askujt, ndërsa morali atribuon vlerat e mbrojtjes së parimeve dhe vlerave familjare, personale, shtetërore e besa edhe kombëtare, atribute që mbrohen jo vetëm me legjislacion dhe kushtetutë, por të cilat e mbrojnë shoqërinë në tërësi. Integriteti nuk nënkupton siç disa thonë autonomin e individit, por mënyren e mbrojtjes së personalitetit të tij shoqëror, intelektual e politik e besa edhe familjarë, që të mos e lejon askend ti cenojë dhe minimizojë ato vlera.

Në shoqërin tonë këto vlera janë duke u minimizuar, sepse instinkti i mbijetesës, politike, si dhe e akumulimit financiar i ka bërë shumë njerëz të shpërfllin këto vlera dhe të behen marioneta të të tjerëve me çfarë ata individ po gjejnë një kënaqësi të përkohshme, duke mos llogarit se pamvarësisht se duhet respektuar institucionet ndërkombëtare e vendore, mendimi i intelekutalëve ka rëndësi për mbrojtjen e atributeve personale dhe kombëtare, vlera të cilat një pjese e shoqërise sonë është duke i humbur përditë. Theksojmë se duhet kompromis theksojmë se të huajt na kanë çliruar, por harrojmë se në konstelacion të forcave ndërkombëtare, forca e argumentit është prevalente, dhe se nuk kemi nevojë për kredo politike ose përfitime personale të bëhemi palaqo të askujt, por sa më tepër që respektojmë rregullat vendore dhe ndërkombëtare aq më të pjekur jemi si popull, të kundershtojmë Serbinë, ndërkombëtaret e besa edhe eprorët nëse na cenohen vlerat dhe tiparet individuale njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat