Serbia kundër Kosovës i përsërit  skenaret e para 40 viteve

Opinione

Serbia kundër Kosovës i përsërit  skenaret e para 40 viteve

Nga: Rexhep Torte Më: 28 qershor 2019 Në ora: 10:12
Rexhep Torte

Nuk ekziston logjikë njerëzore, etike apo politike për të lejuar që pakica serbe në Kosovë, e cila i gëzon të drejtat e liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, me diktat nga Beogradi të bëjë obstruksione duke shkaktuar kriza humanitare artificiale.

Beogradi duke bërë presion që Kosova ta heqën taksën 100 për qind ndaj  mallrave serbe, synon ta dëmtojë e dobësojë ekonominë e shtetit të Kosovës ku jetojnë 2 milion banorë, e para , dhe e dyta synon shtyrjen sa më gjatë të fillimit bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel.

Mbamendja jonë i ruan  të freskëta trillimet dhe insinuatat  ogurzeza të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve që para 40 viteve.

Serbia në atë periudhe vuri ne veprim planet për destabilizim të Kosovës nëpërmjet instrumentalizimit dhe keqpërdorimit të pakicës serbe që jeton në Kosovë.

Gjorgje Martinoviq, serbi pederast homoseksual që asokohe jetonte në Kosovë për motive të  tij perverze e futi shishen e birrës në anusin e tij.

Pas kësaj  fajin ua hodhi shqiptarëve, sikur shqiptarët ia kishin bërë atë veprim banal e perverz.

Politika hegjemoniste e Serbisë ndaj Kosovës, e shfrytëzoi këtë rast të montuar dhe nëpërmjet mjeteve të atëhershme serbe të informimit, shpërtheu me nacionalizmin e saj ekstrem për gjoja rrezikimin e serbëve që jetonin në Kosovë.

Planil instrumentalizues i Serbisë me pakicën serbe në Kosovë vazhdoi edhe nëpërmjet përdhosjes e thyerjes së disa varreve serbe, që i kryenin vetë serbët e instrumentalizuar  dhe deklaronin se këtë e kanë bërë shqiptarët.

Pas kësaj Serbia   filloi mobilizimin me forcë të  serbëve që jetonin në Kosovë, duke ua paguar biletat e trenit ose të autobusëve që masovikisht shkonin në Beograd dhe vendoseshin në parkun para Kuvendit Federativ të ish Jugosllavisë së atëhershme, gjoja për të protestuar ndaj provokimeve  të shqiptarëve dhe për  gjoja jetën e rrezikuar  të serbëve në Kosovë.

Këto udhëtime të pakicës serbe të Kosovës për të protestuar në Beograd, organizoheshin me skenar dhë urdhes të parapërgatitur nga  Beogradi, duke i kërcënuar edhe bujqit  serbë me fjalët, “Një person le të qëndrojë të kujdest për bagëtinë, ndërsa të tjerët të shkojnë të  udhëtojnë për të protestuar në Beograd, ndryshe kush nuk i bindet këtij urdhëri do ta përbijë erësira e  natës, që kishte kuptimin, do të vritet.

Në atë periudhë thureshin edhe poema banale për  Kaqysha Jasharin, funksionare e lartë  e LKJ-së asokohe në Kosovë, ose shpifeshin përalla për jetën private edhe të udhëheqësve tjerë kosovarë, vetëm e vetëm për ti shqetësuar dhe diskredituar, sepse nuk i shkonin për shtati Serbisë.

Në Kuvendin e Serbisë asokohe zhvillohej një debat i ashpër i deputetëve serbë me moton që familjeve shqiptare që kanë  shumë fëmijë tu ndërpritet shtesa fëmijërore, ndërkaq që ishte miratuar ligji që për fëmijën e tretë të paguhet shtesë e konsiderueshme fëmijërore, sepse në këtë mënyrë Serbia mendonte ta shtojë natalitetin e serbëve.

Momçillo Trajkoviq, asokohe bashkërendues i grupit të deputetëve nga Kosova në parlamentin e Serbisë, i kërcënonte deputetët shqiptarë  që të mos u kundërvihen diskutimeve të deputetëve serbë, të cilët kishin për qëllim nënshtrimin e shqiptarëve të Kosovës.

Këto kërcënime të Momçillo Trajkoviqit deputetët shqiptarë nuk i përfillnin, por në mënyrë të guximshme e konstruktive  i parashtronin mendimet dhe kundërshtitë e tyre.

Gani Ajeti dhe Sejdo Bajraktareviq, ishin të vetmit deputetë nga Kosova, të cilët i përkrahnin diskutimet e deputetëve serbë, qoftë nëpërmjet votës, qoftë nëpërmjet  heshtjes.

Në kohën kur Serbia po kryente agresion ndaj Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe kur funksionarët serbë gjenin mënyra të ndryshme për të mos i dërguar fëmijët e tyre në frontin e luftës,duke i  nxjerrë edhe jashtë shtetit, deputeti kosovar Sejdo Bajraktareviq, e dërgoi djalin e tij në frontin e luftës, i cili për fat të keq  humbi jetën e tij të re në një luftë okupuese që bënte Serbia.

Admirali Brovet, shef i flotës detare të ish Jugosllavisë në një emision televiziv asokohe, i pyetur pse po armatosen serbët në Kosovë, deklaroi se, “ Nuk është e vërtetë se po armatosen serbët në Kosovë”.

Kjo deklaratë e admiralit Brovet nuk  përkonte fare me realitetin, sepse serbët e Kosovës armatoseshin me të madhe nga Serbia.

Nëpër muret e ndërtesave të Beogradit asokohe  shkrueshin  grafite me tekstet, “Kosovo je srpsko sello, biqe vesello”, ose “Na Kosovu ima da gori opanak”, që e kishin kuptimin se “Kosova është e Serbisë” dhe se,” Kosova do të bëhet shkrumb e hi”.

Serbia planin e saj ogurzi për Kosovën e vazhdoi me suprimimin e të gjitha institucioneve administrative, arsimore dhe kulturore shqiptare në Kosovë, duke vendosur një aparthejd të padrejtë, represiv dhe të padurueshëm në Kosovë.

Serbia nuk u kënaq me kaqë, por në vitet 1998/1999 kreu agresionin gjenocidal barbar ushtarak ndaj Kosovës me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer në dhëmbë, e të shoqëruar edhe me armatim të rëndë dhe me  njësi të shumta tankiste.

Këtij  agresioni ushtarak gjenocidal të Serbisë iu kundërvu Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por ky agresion gjenocidal i Serbisë në Kosovë u mposht vetëm pas bombardimeve ajore 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Kosovës lirinë dhe pavarësinë ia solli NATO.

Liria dhe pavarësia e Kosovës pati  një kosto të lartë sepse ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan afër 15 mijë shqiptarë, në  mesin e tyre edhe gra, pleq e  fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ushtria, paramilitarët e policët e Serbisë kryen dhunimin më mizor  e shtazarak të 20 mijë femrave  shqiptare, rrëmbyen  1650 persona fati i të cilëve ende nuk dihet, dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptareve në Kosovë, dhe detyruan   më se 1 milion shqiptarë të Kosovës të marrin rrugën e eksodit në Shqipëri dhe në Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Trillimi nga Serbia i krizës humanitare i këtye ditëve në Veri të Kosovës, është vazhdim i instrumentalizimit dhe  keqpërdorimit të  pakicës serbe në Kosovë, për ta destabilizuar Kosovën tashmë shtet i pavarur e sovran.

Trillimi i krizës humanitare në Veri të Kosovës ka për qëllim që Serbia të fitojë pikë pozitive edhe në rafshin diplomatik ndërkombëtar.

E tërë kjo situatë përbën alarm serioz, që Kosova kësaj situate të trilluar  nga Serbia ti japë  një përgjigje të fuqishme.

Kjo situatë e trilluar dhe e shpifur nga Serbia, përbën alarm serioz, që tërë subjektet politike shqiptare në Kosovë të mobilizohen, për ti detyruar të largohen të gjithë udhëheqësit e qeverisë dhe të shtetit të Kosovës dhe  eksponentët politikë shqiptarë të dëshmuar derisot që kanë punuar në dëm të Kosovës.

Kjo situatë e trilluar dhe e shpifur nga Serbia, përbën alarm serioz, për syçelësi, vigjilencë  dhe kompaktësi të të gjitha forcave të spektrit politik shqiptar  dhe të spektrit  udhëheqës të Kosovës, për tu vënë me të gjitha forcat në mbrojje të  lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete, jo vetëm brënda Kosovës, por fuqishëm edhe në rafshin diplomatik ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat