Kur Kosova ishte një familje!

Opinione

Kur Kosova ishte një familje!

Nga: Milazim Maraj Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:30
Milazim Maraj

Ishim të bashkuar, më solidaritet triumfuam mbi forcat serbe.

I fortë ishte Këshilli i Solidaritetit të LDK-së.

Kriza humanitare nuk inskenohet atë e krijoj Serbia kundër shqiptarëve.

O Evropë studioni një herë këtë krijesë tuajën shumë të gabuar.

Ishin këto ndër vitet e vështira të historisë tonë kombëtarë. Heqja e Autonomisë së Kosovës, ndryshimi i plan programeve në arsim, përcilleshin më dhunë fizike ndaj shqiptarëve, ftesa në stacione të policisë në të ashtuquajturat biseda informative ishin por që ishin rrahje mizore deri në alivanosje, thyerje brinjësh dhe gjymtyrësh të shqiptarëve, kërcënime bastisje të shpeshta që bëheshin të vrazhda, më sjellje të paskrupullta ndaj familjeve, ofendime, sharje, maltretime dhe kërcënime të fëmijëve dhe grave në shumë shtëpi të shqiptare. Marrja në ushtri te të rinjve shqiptarë dhe kthimi i tyre në arkivole tani më u bë rutinë. Qëllimi ishte pastrimi etnik i Kosovës nga shqiptaret. Forma e veçantë ishte largimi nga vendet e tyre të punës. Kjo formë e dhunës filloj në Mitrovicë.

Të larguarit nga puna ishin fillimisht minatorët e pastaj të gjithë të punësuarit. Presioni më uri ishte planifikuar mirë nga AKSHAS dhe tani po ekzekutohej nga organet shtetërorë e te Jugosllavisë. Më vonë vetëm të Serbisë. Shqiptaret nuk kishin përkrahje nga askush. Shqipëria përkrahjen e bënte deri në nivel të lajmeve të Radio Tiranës dhe Radio Kukësit. Ky ishte një sensibilizim. Nuk kishte reagim apo aktivitete diplomatike të Shqipërisë në OKB. Për të mbijetuar këtë dhunë mbi shqiptaret e Kosovës ishte LDK, që ishte partia më e madhe, kjo parti shqiptare zgjodhi, solidaritetin kundër e dhunës. Në të gjitha aktivet(fshatrat) nëndegët(Bashkësitë Lokale) dhe komunat ishin formuar këshillat e solidaritetit të LDK. Këto këshilla i mbajtën nën përkujdesje të gjitha familjet në nevojë në aktivet e tyre, pastaj në nëndegët e tyre dhe në degë.

Solidariteti ishte i madh, shqiptaret janë humanist dhe solidarë kjo formë e dhunës u përballua më sukses në rajonin e Dukagjinit. Por këtë mundësi ekonomike nuk e kishte rajoni i Mitrovicës. Në këtë rajon punëtoret ishin të varur kryesisht nga pagat në Minierën e Trepçës dhe fabrika tjera tani të uzurpuara. Njësitë speciale kishin mbërri na e terë Jugosllavia. Kudo kishte postblloqe të policisë. Ndihmat qarkullonin më shumë vështirësi, aktivistet e solidaritetit arrestoheshin, burgoseshin dhe konfiskoheshin materialet ushqimore te tubuara nga shqiptaret, për vëllezërit e tyre në nevojë.

Fuqia solidare e shqiptarëve mbijetoj dhe triumfojë mbi dhunën e forcave policore dhe shërbimeve tjera diskriminuese serbe. E tërë kjo fillojë nga Kryesia e LDK në lokalet e shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë. Në mbledhjen e kryesisë së LDK në Prishtinë u shtrua kjo çështje, nga Kryetari i Degës së LDK në Mitrovicë Z. Latif Berisha. Këtë gjendje dhe qëllimin e Serbisë më krijimin e katastrofës humanitare në Kosovë e shtjelluan Dr. Ibrahim Rugova kryetarë dhe Dr. Fehmi Agani nënkryetarë i LDK dhe anëtarë tjerë të kryesisë. Të gjithë kryetaret dhe përfaqësuesit e degëve të LDK, e pranuan në mënyrë unanime dhe më shumë përkushtim këtë aksion humanitar dhe shumë të rëndësishëm për të mbijetuar dhunën shqiptaret e Kosovës.

Në këtë mbledhje u tha” nga solidariteti shqiptarë do të ndihmohen jo vetëm shqiptaret por të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë”. Përfaqësuesit e Degëve të LDK premtuan së për bukë të familjes nuk do të lejojmë që shqiptaret të shpërngulen nga Kosova. Aksioni pas një kohe të shkurtër i kaloj kufijtë e Kosovës. Ndihma vinin edhe nga shqiptaret e Maqedonisë, Kosovës Lindore dhe shumë shpejt u organizuan shqiptaret kudo që ishin në Evropë dhe Botë. Formimi i degëve të LDK jashtë Kosovës pat jo vetëm jehonë por dha rezultate të pa ndërprera deri në çlirimin përfundimtarë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat