Mbreti ka vdekur

Opinione

Mbreti ka vdekur

Nga: Kimete Berisha Më: 30 qershor 2019 Në ora: 17:20
Kimete Berisha

1. Pacolli po ia mban gajlen situatës në Shqipëri, kurse në ministrinë 'e tij' të brendshme, t'del shpirti prej ajrit të nxant, djerstë vadë, rendi i gjatë tuj prit, e punëtorët (njani në sportel, tjetri vazhdimisht në pauzë), flladiten me ventilator që e ka pru prej shpije.

Kur pret për me apliku për pasaportë e merr me vete flladitësen, kurse kur e paguan pasaportën e paguan pasaportën më shtrenjtë se në kohë të pushtuesit serb.

Shko fshijau djersët punëtorëve, trego kush i vjedh paret që ia vjedhni popullit me dokumente, trego qysh e paguat me mijëra euro ambasadorin pa punu hiç, shko laj sytë, shfryje barkun, përgjigjju Amerikës se si po i rahaton ti me t'njofshëm shoqet sylarme dhe idiote të 'shokëve' të t'u kriminelë nëpër konsulata e ambasada, e masandej dil fol për Shqipërinë.

2. Në Shqipëri, Presidenti sot u dal cullak në faqen zyrtare të Facebook-ut të tij me 'Blushin e tij', thuajse e ka klysh dhe thuajse atje në Shqipëri të gjithë e kanë nga një Blush 'të vetin'.

Në foto e reklamon mishin e Blushit të tij dhe lëkurën e vet të kacavarur për dy tri qimeve të zbardhura.

Qeveria nuk e njeh Presidentin, Presidenti e shfrytëzon Sali Berishën si 'samuraj' për t'ia kajt nanën Edi Ramës. 
E Sali Berisha s'ka nevojë për kurrgjë, veç për ndjenja të forta për t'u ndjerë gjallë.

Shteti shqiptar momentalisht nuk ekziston. Sot mbahen zgjedhjet lokale të Edi Ramës, kurse më 13 tetor, për hatër të ditëlindjes së Migjenit do të mbahen zgjedhjet lokale të Sali Berishës. 
Poemë e mjerimit jo po e hamamit. 
Askush nuk e njeh askë.

Edi Rama me mish e me shpirt po mundohet me bë budallë Ilir Metën, dhe po e bën, se veç një idiot i madh del shokë e nalt cullak në Facebook, plus t'ish bile bukurosh, me pas çka sheh Blushi 'i tij' dhe populli.

Kur Rama del n'tlina ku i shihen haletet, i çon Metës selam 'ma hongsh'. Se demek Sali Berishës s'ke çka i han se 'plak'. 
Edi Rama ka nevojë për një katarsis, ka nevojë për urrejtjen e Ilir Metēs, se sa më shumë që urren Meta-bëhet më abdall, Edi Ramës duket sikur nuk i han palla për asgjë, pikërisht pse i han shumë.

Atij që s'i han, s'i han. Si Lulzim Bashës, i cili, ambicien për të qenë 'dikushi' e ka 'ambicie të përvetësuar', jo të lindur. 
E ka të imponuar nga Sali Berisha 'i tij'. 
Lulzimi është Blushi i Sali Berishës, e ky klyshizëm vërehet sidomos kur ecë me brekë të kuqe buzë detit krah për krah me gruan e tij refugjate me bikini mavi.

Veç Grida e bekuar, kur krejt kanë probleme politike, asaj i reshen problemet e dashnisë. Me desht dikë që s'të do, është e dhimbshme.

E kuptoj. Kur isha vajzë e re, sa herë i fshija xhamat, binte shi.

3. Para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë ku përditë presin shqiptarët me ja therrë prej këtuhi, rrjedhte lum shurra e 'Muhagjirëve'.

Në kulm të urrejtjes ndaj Shpend Ahmetit, duke kaluar lumin e shurrës, e paramendova veten krijuese e të keqes në atelen e Mikelangjelos tuj e maru një shakt identik me figurën e Shpendit, me gojën e tij të hapur kah qielli, e krejt cullak si trup (me theks të veçantë pasqyrimi i kuhjes që shkaktohet kur tuli përpjeket nërmje kamve, kur kuhet...Nuk është gjynah me kesh tulin, përkundrazi sa më i lehtë peshon për në atë dynja aq më mirë të bjen, është sevap me kanë i hollë), pra shaktin me ftyrën e kryetarit ku do të derdheshin në të krejt ujërat e zeza e të kuqe të popullit krijues.

Bytha e tij sa sana flet për Kushtetutë e për marrëveshje me Serbinë e nuk është i aftë do shurrë me tubu. 
E kena lshu krejt, s'po ka vullnet të mjaftueshëm se këtyre duhet me ua nxi jetën.

Shpend Ahmeti tregon më së miri për nivelin e Harvardit, ata t'Harvardit t'i mësojnë të gjitha por nuk të mësojnë m'i pastru kanalizimin dhe kur t'shpërthen kanalizimi në shpi, nuk të tregojnë t'Harvardit se ti nuk del prej shpije m'u marrë me punët planetare derisa shpinë ta merr shurra.

4. Kosova është në kaos. 
Asgjë nuk funksionon përveç hajnia e kriminaliteti.

Tash jemi në sezonin kur shtrejtohen çmimet, për m'i vjedh e m'i shkrry bashkatdhetarët. 
Nuk u mbet send që nuk u shtrenjëtu. 
Taksa për Serbinë, në krahasim me taksën që tregtarët shqiptarë ua kanë qitë shqiptarëve, u mbet lulë.

5. A del kush prej qeverisë nëpër dugaja me pa çka po marohet kundër popullatës, po ju keni miliona, nuk e veneroni ju se çmimet ndaj bashkëatdhetarëve janë rritë si me qenë ata armiq e jo që janë shtylla e shtetit ku kacavjeret Kosova.

6. Kadri Veseli i ka shpall luftë rivalëve të tij në emër të luftës kundër korrupcionit. 
Ma së pari u dasht me ja 'desh' bermudet Aleksandrit. 
Se, kryeprokurori ynë është i vetmi Aleksandër në botë që ecë sheshit Nëna Terezë me bërmude t'sarita (këmbtë i kish si të femrave, qata i reklamon), mbasi që drejtësinë menjëherë si e kanë bë kryeprokuror ia kanë marrë mafia së bashku me telefon dhe adapter të telefonit.

Çdo ditë të Zotit në emër të Kadri Veselit nëpër Institucione (me izën apo pa izën e tij) punësohet ilegalisht 'me konkurs' nga një person.

Foret kundër korrupsionit mundesh me ja shitë veç Dhurata Hoxhës e cila për dallim nga burrat, korruptohet në mënyrë estetike, në mënyrë të bukur 'me lule', kur blen lule mretnesha blen për të gjallë e për ata që do të vdesin 'e pret me lule vdekjen e tyre', blen shkretishi thujse i ka gjet paret në lloç, e ato lule avullohen, s'ua ndin kush erën. 
U bën shqiptarët me çu vurde në lule.
E pastaj halli i saj flet për luftën kundër korrupcionit.

E Blerand Stavileci që i ofendoi popullin e varfër që lindin fëmijë edhe pse e dinë se s'kanë pare, për këtë gjetje inovative debili mund të shpërblehet nga Kadri Veselin me Ministrinë e Inovacionit.

7. Ju jeni të neveritshëm, ky është problemi juaj. Jeni të neveritshëm sepse jeni hajna. 
Ne ju mbajmë mend me xhempera kutia-kutia, ne ju mbajmë mend cuklana, e tash s'ia dini fundin pasunisë personale që e keni arrit tuj e vjedh pasuninë shoqërore. Krejt bota e dinë kush jeni ju, e ju kujtoni që ne nuk e dimë.

8. Ju jeni të urryer. Ramush Haradinajn e merr gjumi natën duke e ditë se 60 për qjnd e këtij mileti janë pa punë, jetojnë me vitra e me t'falne.

Po ju s'keni milet. Djemtë e ri nuk kanë pare për një kafe, krejt i sheh ulur shkallëve të banesave e rrugëve. Pa punë, s'dinë ku me ja ngjitë.

Edhe ata që janë të punësumë, janë skllevër, punojnë pa kontrata, pa të drejtë pushimi, punojnë si shërbëtorë të mesjetës...për ta nuk ekziston koha....e Kadri Veseli, në kulmin 'e luftës kundër korrupcionit' përbishtohet me Ramiz Kelmendin, që është skllavopronari ma i tmerrshëm që edhe tamlin e shet pa afat, e punëtorët i eksploaton pa pikë mëshire.

9. Para se m'u bë 'luftëtar kundër korrupcionit', ti duhet m'u ba njeri. Se nuk je. 
Mundesh edhe 'veten me mbyt' në këtë luftë, si samurajët, nëse e ke përnime. 
Se nga lufta e vërtetë s'dilet 'i gjallë. 
E jo me luftu kundër Hashim Thaçit (e kishe e ke me Sami Lushtakun), i cili së paku nuk është dyftyrësh, si ti. 
Hashim Thaçin nuk mundesh me luftu, fshije. Hashim Thaçin e mundë vetëm duke mos e luftu, duke e injoru.

10. A ka ftyrë ministri i rrugëve që mbas mbytjes së dy të rijnjëve në autostradë, nuk jep dorëheqje. Pse nuk zhduket mos me ja pa kush ftyrën.
Gjithë ditën e lume na vjedhni pare për taksa rrugore, e nuk jeni në gjendje një shenjë të rrezikut me vendos aty ku lypet. 
Indirekt apo direkt, ju jeni vrasës i atyre dy djemve.

11. Derisa Kadri Veseli i ka shpall 'luftë korrupcionit' me drejtësinë e korruptuar, këta të LDK-së tash që s'po i vrasin më, kanë fillu ta vrasin 'njëri-tjetrit'.

Ata të LDK-së funksionojnë mirë veç si viktima, në momentin që s'i nguc kush ata fillojnë me rreh veten. 
Krejt 'fërrkat' i bën Isa Mustafa, që është variant i zbehtē i Hashim Thaçit. 
Isa Mustafa veç s'guxon se bën më 'zi' se Hashim Thaçi.

U bë nami i zi. Ditët e fundit të LDK-së po i prezantojnë si 'Netë Bartolomeu'. Diçka shumë rrezik. Thonë Bartolomeun ia kanë rrjep lëkurën për së gjalli dhe e kanë kryqëzuar me këmbë teposhtë, më zi se Krishtin, të cilin së paku e kanë kryqëzuar si njeri, me këmbë në tokë. Vuajtja s'ka skaj.

Por këto janë 'netët e Isës', çfarë Bartolomeu, derisa Isa të pajtohet se LDK-ja (dhe dynjaja) nuk hahet. Pihet pak, po s'hahet.

Edhe Isa Mustafa nuk luftohet, ai duhet të injorohet, injorimi është thikë në zemër për të.

Lutfi Haziri ka kujtu që e mundë me 'dallaveret' dhe inteligjencën e tij emotive, por jo, s'mundet me emocione dikush si Isa Mustafa që nuk ka emocione, ose i ka të rezervuara veç për pjellën e vet. 
Lutfi Haziri (si Hashim Thaçi) e ka një virtyt, duhet me ja pranu: e kalon rrugën m'i përshëndet dhe m'i respektu dashamirët e dijes dhe kjo prirje e tyre u ka ndihmu të mbijetojnë deri tash.

12. Kur ndërron faqen e politikës e futesh në Instagram, e sheh sa e shëmtuar u bë liria perendimore. E shfrenuar, vetjake, seksiste, manjake dhe pornografike. 
Veç materialiste, veç mish dhe seks gjithkah.

Si perendimorë që jemi, të gjithë në garë 'kush është më seksi se tjetri', kurrë s'ka ndodh kështu m'i kap paniku popullin, sidomos vajzat dhe gratë u çmenden m'u duk bukur. Por edhe meshkujt marun tuj u shty me femra 'kush o ma i bukur'! 
Jemi në gjendje me humb fiqirin për bukuri, jo për dashuri. 
E me bukuri e nudizëm ku duam të mbërrijmë? Te dashuria? A dashuron mishi? Vetulla? Buza? Kush dashuron? Me çka dashurojmë dhe çka dashurojmë! 
Nëpërmjet bukurisë nuk arrihet dashuria!

E shpirti ku është? Askujt s'i bjen në mend se shpirti i bën trupit dritë, njerëzit e këqij nuk u ndihmon thika m'u duk bukur.

Andej kah Lindja, e fshehin trupin, e merren me shpirt. Ndoshta jo më bukur, veç më dinjitoze po.

Dojsha me shku n'shtator m'i ba vetullat tatuazh me hjek gajlen e lapsave (se ndodh kur e provon në butik naj teshë, të fshihen vetullat-s'ke qysh del
prej kabines me një vetull), po jam duke e lexuar Naninin dhe Oshon, po më vjen marre prej tyre, sidomos prej Naninit. Me më pa m'kish keshë, m'kish thënë, Ti, bytha jote do ta hedhësh egon, shpresën, të kaluarën dhe kohën dhe po kujton se do ta gjesh qetësinë në zhurmë e në shëmti.

Veç çka s'janë dalë njerëzit cullak. Nëse s'jemi tranu, jemi tuj u tranu. Se edhe muzika jonë rinore është bë si 'shpi publike', ku s'flitet tjetër veç për seks..Veç çka s'ja kanë nisë edhe m'u dhje në video spote.

P.S. Në Vitin 1981, Teki Dërvishin e larguan nga puna në 'Flakën e Vllaznimit', shkaku se refuzoi të shkruante kundër Ismail Kadaresë. 
Mbeti pa punë, duroi për bukë për shkak të moralit të lartë, dhe për kë? Për një shkrimtar të mirë dhe egoist si Kadare, që s'la njeri të mirë për të cilin nuk foli keq. 
Dhe i cili pastaj e pengoi t'i përkthehet vepra.

Sot nuk ndodh me rreziku kush punën për moral. Përkundrazi e shesin moralin, trupin, 'dashninë' krejt çka kanë me shku deri në Dubai, gjynahu i Zotit, e me ble një sahat për kurum, jo me pa deri ku ka mbërri koha, se qe 20 vjet askush ma nuk e kqyr sahatin për me pa sa është ora.

S'din njeri çfarë qëndrimi me marrë: a më mirē të bjen me qenë 'i mirë' a 'i keq' në këtë kohë dhe në këtë vend! 
Deri tash, po duket se të kqinjëve u ka ra më mirë, e të mirëve u ka taku vuajtja e përhershme.

Por, megjithatë, më mirë me qenë i mirë. 
Se ka aq pak njerëz të mirë, sa menjëherë bjen në sy e bëhesh shembull, bëhesh fenomen kur je 'i mirë'. 
E mira dhe e ndershmja janë bërë arritje të jashtëzakonshme, fenomene.

S'di a e kam mirë, a keq. E di se e kam me shpirt. Dhe falas, si dashuria, që s'ka çmim as s'pret shpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat