Debate tjetërfare

Opinione

Debate tjetërfare

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 korrik 2019 Në ora: 08:26
Skënder Karaçica


Në debatet e shpeshta në TV dhe në mjetet e shkruara, udhëheqja politike e shtetit në Kosovë dhe Shqipëri, ndër të tjera e thonë si shkoqur:

Po, fëmijët i kemi dërguar jashtë shtetit për studime...!

Përditë në debatet e tyre dëgjojmë se si ata flasin për (reformat)në arsimin shqip në të gjitha nivelet dhe kur e kur, presim që reformat të marrin njëherë e mirë drejtimin e duhur me kërkesat e kohës, atëherë vjen një heshtje me mbylljen e këtij kapitulli...!

Nuk e kuptojmë pse ky “entuziazëm” kaq i madh i udhëheqjes politike dhe të dyja shteteve tona, që fëmijët e tyre nuk paskëshin vend për të marrë dijen arsimore në të gjitha nivelet e shkollimit fillor-universitar, por sikur janë të shtrënguar që fëmijët e tyre ti dërgojnë jashtë shtetit për studime...!

Pse kaq shumë janë tjetërsuar nga qytetarët e vet...?

Do të ishte mirë që fëmijët e deputetëve, të udhëheqjes qeveritare, të parlamentit dhe më gjerë të dyja vendeve tona, të jenë bashkë me moshatarët e tyre në Kosovë dhe Shqipëri dhe kjo dukuri me çdo kusht fëmijët e dikujt duhen të shkojnë për studime jashtë shtetit mos të bëhet ,,modë,, e ditës të ne...!

Në reformat në arsimin fillor-universitar, frytet ti shijojnë brezi i ri shqiptar dhe fëmijët e udhëheqjes politike dhe të shtetit në Kosovë dhe Shqipëri!

Po për brezin e ri shqiptar(të talentuarit)që të shkojnë për studime në universitetet e Evropës, të Amerikës dhe më gjerë, por më parë të bëhet zgjedhja përmes konkursit dhe me përcjelljen e institucioneve përkatëse të shtetit tonë.

Në trajtat e shtetit demokratik me vlerat e saj universale, kur jemi të barabartë në participimin e dijes e të shkollimit, atëherë këto vlera dhe dija e shkollimit e bëjnë më të bukur udhën tonë dhe të ardhmen e shtetndërtimit me moton të barabartit më të barabartë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat