Servilizim apo partneritet me miqtë ndërkombëtar

Opinione

Servilizim apo partneritet me miqtë ndërkombëtar

Nga: Shpend Salihu Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:19
Shpend Salihu

Është më se evidente se Ilirida jonë, apo paraardhësit tonë kanë ekzistuar para mëse 4000 vjetësh, dhe se flitet që arianët dhe këltët kanë prejardhje Ilire, ne dalloheshim sikurse e përshkuan më vonë George Gordon Bayron, me ballë të hapur me hundë të drejtë me tipare të njerëzve krenarë. Çdo lëvdatë ndaj ndihmës dhe përkrahjes që na dhanë të huajt: Gjermanët, Amerikanët, Anglezët, Francezët etj, për çlirimin dhe liberalizimin e shoqërisë sonë dhe për mëvetësin e kushtëzuar të cilën ne sot e gëzojmë, por mos të harrojmë se po mos të ishin bijtë dhe bijat tona që e ndezën luftën askush nuk do reagonte ushtarakisht në Kosovë. Pamvarësisht meritave që ka komuniteti ndërkombëtar për lirinë dhe mëvetësin e Kosovës dhe për konsolidimin e institucioneve të Republikës sonë sado që është e brishtë, ne kemi qenë dhe do jemi në troje tona. Ishin Grekët u larguan, ishin Romakët shkuan, ishin Turqit e Serbët u larguan ishin Italianët u larguan e tani NATO, ne do mbesim dem baba dem në troje tona.

Duhet të zhvillojmë partneritet me të huajt si partner të barabart dhe mbrojmë institucionet e kombin tonë me të gjitha aktet ndërkombëtare, sepse është obligim moral dhe Kushtetues e qytetar të mbrohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit tonë andaj nuk është periudha e servilizimit ose nënshtrimit por e argumenteve të cilat janë prevalente në rrafsh ndërkombëtar të mbrohet dinjiteti dhe morali kombëtar e shtetëror, dhe të kërkohet largimi i zyrtarëve ndërkombëtar që janë subjektiv e punojnë kundër interesave të popullit Shqipëtar. 

Toka jonë nuk është në shitje as bregdeti Shqipëtar as Mitrovica e besa as trojet tjera Shqipëtare. Mos të lejojmë politikën e shantazhimit nga të huajt se  edhe pse nuk jemi kundër minoriteteve ne nuk mund të lejojmë majorizimin e popullatës shumicë nga pakicat nacionale, pavarësisht se këtë e dojnë një pjesë e të huajve, të iu bëjm me dije se Gjermania, Anglia, Franca e Italia janë shtete kombëtare me avancimin dhe mbrojtjen e interesave të pakicave nacionale, por se në preambulën e tyre modeli është nacional e jo qytetar siç e kemi ne, e në Kosovë mbi 92 përqind janë popullatë Shqipëtare e edhe ne shumë shpejt duhet të ndërrojmë preambulën Kushtetuese ku do thuhej se Kosova është shtet i Shqipëtarëve dhe pakicave nacionale e jo të më të lejojmë vende të rezervuara që janë tejkaluar me paketë të Ahtisarit, jo më të lejojmë shumicën e Badinterit ose shumicën e pakicës që i minon proceset parlamentare në Kosovë, kurdo që Listës Serbe i konvenon.

Të jemi të bindur se sa më tepër parashtrojmë argumente në favor të kombit dhe shtetit dhe i kundërshtojmë personat ndërkombëtar që dojnë të bëjnë enklavizimin ose Bosnizimin e Kosovës, aq më tepër respekt dhe përkrahje ndërkombëtare do kemi, sepse do shofin se me çdo argument e mborjmë identitetin shtetëror dhe kombëtar, andaj klasa jonë politike duhet të rishikojë marrëveshjen për Çakorr të kërkojë të drejta për Shqipëtarët në Luginë në Maqedoni e Çamëri njëjtë si Serbët që kërkojnë për Veri të Mitrovicës që një ditë gjeneratat e reja ta gëzojnë lirinë në troje Shqipëtare e jo të bëhemi pre e pazarllëqeve dhe persekutimeve kombëtare që të ia plotësojmë tekat të huajve. Pra partneritet me ndërkombëtarët po por jo servilizim dhe shitje të interesave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat