A do të jetë rezoluta e Presidentit Thaqi fillimi i projektit të këmbimit të teritoreve me Serbinë?

Opinione

A do të jetë rezoluta e Presidentit Thaqi fillimi i projektit të këmbimit të teritoreve me Serbinë?

Nga: Ejup Berisha Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:02
Ejup Berisha

Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi insiston që tia bashkangjet Luginën e Preshevës Republikës së Kosovës dhe atë përmes një rezolute me shumë pak fletë të votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ditët në vijim atëher ai detyrimisht duhet të tregoj se cfar i ka kërkuar kolegu i tij i Serbisë si kompemzim për këtë gjë. Më duket se Vuçiç Hashim Thaqit gjatë bisedave dypalëshe i ka thënë ju merrne Luginën e ne do ta marrim Veriun e Mitrovicës, kjo si një prej ëndërrave të kahmotshme të Serbisë.

Por krejt kjo varet se sa do të jetë e sinçertë pala serbe. A ka marrëveshje të fshehtë Thaqi-Vuçiç për këmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi dhe ai i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç. Apo mos vallë kjo gjë është kontraktuar para gati dy dekadave diku atje në Kumanovë si ide e tillë. Thonë se aty ku ka tim ka edhe zjarr. Mos vallë rezoluta e propozuar për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga ana e Presidentit Thaqi është fillimi i aktiviteteve për këmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë. A është konsultuar edhe dikush tjetër në Prishtinë në Tiranë dhe në Shkup flas për palën shqiptare lidhur me projektin për këmbim teritoresh mes dy shteteve fqinje sepse kjo qështje është vitale kombëtare e jo personale vetëm e Thaqit dhe Vuçiçit apo këta të dy këtë projekt po duan ta realizojnë kokë më vete.

A e ka menduar kush se cili do të jetë çmimi që do ta paguaj populli i Kosovës kur të nis zbatimi praktik i planit të këmbimit të teritoreve. Asnjëher dhe askund nuk është dëgjuar se teritoret mes shteteve këmbehen me marrëveshje dypalëshe, këmbimi i teritoreve në Ballkan përherë është bërë me përdorimin e forces, me shumë gjakderdhje, me luftë dhe asnjëher me marrëveshje dypalëshe e në mënyrë të qetë dhe paqësore. Nëse Presidentët Thaqi dhe Vuçiç arrijnë që idenë e këmbimit të ndërsjellë të teritoreve ta realizojnë pa përdorimin e forcës dhe pa luftë atëherë këta e meritojnë një mirënjohje simbolike. Dhe për fund duhet parë se athua vallë ideja për këmbimin të teritoreve do të sjell paqë mes dy popujve pas armiqsive disa shekullore apo do ti thelloj edhe më shumë armiqsitë mes tyre. Dhe çfar nëse situata rastësisht del nga kontrolli dhe shpërthen ndonjë luftë, si do ta sqaroj atëher këtë situate Presidenti Hashim Thaqi. Rreziqet janë të mëdha prandaj nuk duhet nxituar me realizim të projekteve të rrezikshme aty ku përher ka pasur konflikte të përhershme dhe luftëra të pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat